Është historia që vazhdon të mbajë mbërthyer Amerikën dhe mbarë botën. Tre vajza, të rrëmbyera dhe të mbajtura në një birucë prej më shumë se nëntë vitesh, janë liruar më në fund. Rrëmbyesi, Ariel Castro është arrestuar së bashku me dy vëllezërit e tij.
Dyshohet se mund të kenë qenë katër vajza që mbaheshin peng në shtëpinë, ku Ariel Castro jetonte me fëmijët e tij, por të cilët nuk lejoheshin kurrë të hynin në birucë dhe as nuk e dinin se çfarë bëhej aty.
Por aty brenda ishte një film horror. Tre vajza dhunoheshin sistematikisht, madje detyroheshin të lindnin fëmijë.
Amanda Berry ka sjellë në jetë një vogëlushe, Jocelyn, që ka arritur të arratiset bashkë me nënën e saj.
Ndërkohë më e madhja e tre vajzave të rrëmbyera, Michelle Knight, 32 vjeç, ka rrëfyer se si ajo u detyrua që t’i bënte frymëmarrje artificiale bebes Jocelyn, pasi kur ajo lindi, nuk merrte frymë.
Castro i tha asaj se nëse bebja do vdiste, ai do i vriste mamanë.
Ajo i vuri buzët mbi gojën e të porsalindurës duke marrë frymë për të. Në këtë mënyrë i shpëtoi jetën asaj dhe mamasë, që mund të ishte vrarë.
Tmerri i vajzave nuk soste. Mësohet se Castro e festonte ditën e rrëmbimit të tyre duke u dhënë tortë sikur të ishte një ditëlindje.
Rrëmbyesi preferonte që të luante lojëra me to, duke u shtirur sikur po dilte, ndërkohë që bënte roje për të parë nëse ato tentonin të arratiseshin.
Mediat amerikane raportojnë se Castro në vitin 2004 kishte shkruar një letër ku shkruante se ishte një grabitqar seksual, që kishte nevojë për ndihmë.
Në letër ai shpjegonte se si donte të vriste veten.
Ka shumë dyshime mbi rolin e policisë në hetimin e kësaj ngjarje që kur vajzat u rrëmbyen thuajse dhjetë vjet më parë.
Identikiti i rrëmbyesit ngjasonte shumë me atë të Castro-s që jetonte disa kilometra larg vendit të rrëmbimit. Po ashtu fqinjët thonë se kanë raportuar për femra të zhveshura në shtëpinë e tij.
Por policia thotë se nuk ka pasur informacione në lidhje me këtë ngjarje.
Vajzat kanë treguar në polici se si janë rrëmbyer nga Castro.
Amanda Berry thotë se po kthehej në shtëpi nga puna në një restorant ushqimi të shpejtë, kur Castro i tha se mund ta dërgonte ai me makinë në shtëpi, duke shtuar se i biri i tij punonte në të njëjtin restorant. Amanda pranoi dhe ai e dërgoi direkt në shtëpinë e tij.
Edhe Michelle Knight tha se kishte pranuar që të hipte në makinën e Castro-s për të shkuar në shtëpi. Por ai e dërgoi në bodrumin e shtëpisë së tij, ku e lidhi me zinxhirë.
Kurse Gina DeJesus fillimisht kishte miqësi me vajzën e grabitësit, pasi ishin në të njëjtën shkollë.
Një ditë Castro i tha asaj se donte ta dërgonte në shtëpi që të luanin me vajzën e tij./ep
Motra e Amanda Berry, vetë Amanda dhe vajza e saj Jocelyn
Vëllezërit Castro, nga e majta, Arieli, Onil dhe Pedro
Amanda Berry, Gina DeJesus dhe Michelle Knight
Gina DeJesus ngre gishtin lart teksa kthehet në shtëpi
Shtëpia e krimit
Dera nga u arratisën
Sa te lumtur do te ishim sikur te kishin rrembyer Sa-lehin para nje 23 vjetesh.Shqiperia,sot,do te ishte krejt ndryshe,me e qete, me demokratike dhe me e begate.
Ça na i jepni keto fytyrra se na e shpifet. Varini me çengel prej koqesh….dhe prap pak e kane keta zhulanjoser.
Ky i mesit duket si Rama ,arrogant!I pershtatet edhe me trajtimin qe ju bente grave!Te votojme PD qe po nderton Shqiperine ku edhe ata qe shajne dhe bejne rolin e te pakenaqurit jane ne gjendje te paguajne edhe internetin dhe thone qe PD nuk ka bere perparime!Poshte militantet mosmirenjohes!
Ky rast eshte nje argument i fuqishem se si njerezit jane bere aq te huaj per njeri tjetrin.Komshiu nuk di se c’behet ne shtepine e komshiut!Mbahen per dhjete vite ne nje shtepi ku lindin edhe femije dhe i duhet nje kalimtari te rastit t’izbuloje te kindapuarat!Jeta e civilizuar i ka bere njerezit egoiste te shohin vetem punet e tyre pa care koken per te afermit,njohurit gje qe ilustrohet bukur nga kjo ngjarje e dhimbshme.
Perkthimi I dobet. Duhet pak perpjekje ta nxjerresh kuptimin e sakte.
Rrembyesi nuk lozte lozte lodra me to por I provokonte ose I bente rrenga.
Nje dite I thashe vajzes time kkur ishte e vogel per motren time qe halla jote fle me pulat qe do te thoshte fle heret.
Vajza me ze te lart me tha, joooo halla sfle me pulat fle ne dhome ne krevat.
Ky eshte nje mesim i mire per shqiptaret.Ata duhet te grabisin Lirije,Argite dhe Shkelzen Berishen, per ta detyruar Saliun qe te largohet nga pushteti me kusht qe t’i lirojne familjen e tij.Perndryshe ai nuk ka per t’u larguar kurre se i pelqen te jete sulltan i vendit .
Shikoni bodrumet e Kryeministrise, se edhe Sala mund te kete rrembyer femije dhe i mban atje.