I dyshuari për bombat e Bostonit la një mesazh: Viktimat ishin një dëm anësor

17 Maj 2013, 11:34Bota TEMA

I dyshuari për bombat në Maratonën e Bostonit ka shkruar një mesazh brenda në varkën ku ishte fshehur.

Sipas BBC, në mesazh ai i përshkruan viktimat e sulmit si “dëm anësor”.

Në shënim, Dzhokhar Tsarnaev po ashtu kishte shkruar se vëllai i tij ishte martir, duke shtuar: “Kur ti sulmon një mysliman, ke sulmuar të gjithë myslimanët”.

Po ashtu në shënim thuhej se bombat ishin një ndëshkim për luftërat e SHBA në Irak dhe Afganistan.

Tsarnaev u kap në një varkë pas një ndjekje të gjatë nga policia.

Mendohet se ai e ka shkarravitur mesazhin e tij në drurin e varkës dhe tashmë kjo copëz e saj do të paraqitet në gjyq si provë.

Përmbajtja e këtij shënimi është e ngjashme me atë që Tsarnaev u tha zyrtarëve kur u mor në pyetje në spital.

Ai akuzohet për terrorizëm dhe mund të dënohet me vdekje nëse gjendet fajtor.

I dyshuari u gjet i plagosur brenda në një varkë.

Vëllai i tij u vra gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë një natë më parë.

Shpërthimet në Maratonën e Bostonit lanë tre të vdekur dhe 264 të plagosur. Ngjarja e rëndë ndodhi në vijën e binishit më 15 prill./ep

3 komente në “I dyshuari për bombat e Bostonit la një mesazh: Viktimat ishin një dëm anësor”

  1. hajriu says:

    byrazere te te gjitha staneve hyxhym, po per keta amerikanet nuk me vjen keq hic mire ua bejne. po rrite gjarprin nje dite do te te kafshoje

  2. bato says:

    Islamizmi ka ndryshuar shume mendje te njerezve,per mendimin tim duhet te ngrihet nje ekip nderkombetare dhe te analizoje cdo lloj feje dhe liber fetar dhe nese te shohi nese cenohen te drejtat e njeriut gjithashtu te shikohet nese imponohet apo shtyhen te tjeret drejt akteve terroriste apo dicka tjeter ekstreme dhe te ndalohen rreptesisht si librat fetar ashtu dhe kjo fe qe nxit urrejtje tek nje popull apo person tjeter qe ska te beje me fene,vetem kjo eshte zgjidhja perfundimtare dhe e vetme per te ndaluar terrorismin apo mendimit qe do i coj zoti ne parajse a ku ta di une ca budalluqesh jane shkruajtur ne librat fetare.

  3. bato says:

    Kurse sa per mendimin tend o hajriu ,duhet te na vije gjynaf per dike qe i strehon i jep buke me hanger i dhuron te gjitha kushtet per te jetuar e shkolluar dhe besoj se nuk e meriton kete populli amerikan,nese dikush qe te ndihmon mos mendo ti besh keq nuk eshte ne karakterin e shqiptarit kjo qe thua.sepse dhe neve amerika na ka ndihmuar dhe shqipetaret ne pergjithesi i u ka dhene shance per nje jete me te mire dhe na ka dhene me shume shance se sa vete vendlinja jone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje