Gruaja e Kerrit, trashëgimtarja e keçapit, në rrezik për jetën

8 Korrik 2013, 10:44Bota TEMA

Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerri, (69 vjeç) është në merak për jetën e të shoqes së tij, Tereza Hajnc Kerri, 74 vjeç.

Të dielën ajo është dërguar me urgjencë në spital. Detaje të tjera nuk janë bërë të ditura.

Tereza ka qenë më parë e martuar me ish- senatorin amerikan, Xhon Hajnc dhe është trashëgimtarja e gjigandit të keçapit, Hajnc.

Pasuria e saj përllogaritet në rreth gjysëm miliard dollarë. Ajo ka shpenzuar nga pasuria e saj për mjedisin, të drejtat e grave, arsimimin dhe artin.

Në vitin 1995 ajo u martua me Xhon Kerrin, në atë kohë senator.

Në vitin 2004, ai garoi për president të SHBA, duke humbur garën përballë Xhorxh Bush./ep

2 komente në “Gruaja e Kerrit, trashëgimtarja e keçapit, në rrezik për jetën”

  1. mirel says:

    Ne rrezik per kecapin thuaj

  2. mesh(igje)tar realist says:

    Thohet se ka semundjen e tokes, epilepsia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje