Hamilton: “E kam shumë të vështirë të përballoj ndarjen nga Scherzinger”

9 Korrik 2013, 10:35Lifestyle TEMA
Hamilton: “E kam shumë të vështirë të

Është komentuar shumë në media ndarja mes çiftit Lewis Hamilton dhe Nicole Scherzinger. Bazuar nga intervista që ka dhënë për “Sky Sport” Lewis Hamilton është ai që po e përjeton më keq fundin e lidhjes me këngëtaren britanike.

“Me gjithë forcën po tentoj që të jem pozitiv sepse po kaloj në një kohë shumë, shumë të vështirë pasi kam humbur dikë shumë të veçantë në jetën time. Bota ime është përmbysur”, ka thënë Hamilton.

Pavarësisht sesi ndjehem e kam për detyrë të vazhdoj jetën dhe të motivoj ekipin tim,duke qënë pjesë e “Formula 1”,ka shtuar ai.

“Dhe nëse rri kokulur dhe me energji negative atëherë kjo do të ndikojë tek ekipi im dhe kjo nuk është ajo që dua”, ka thënë vozitësi britanik. Prandaj duhet të mbaj kokën lart por është e vështirë për ta bërë”.

28 vjeçari, i cili përfundoi në pozitën e pestë gjatë garës për Çmimin e Madh të Gjermanisë ka qenë në lidhje me Scherzinger që nga viti 2007 dhe besohet se largësia mes njëri-tjetrit dhe orari i tyre i ngjeshur ka bërë që ata t`i japin fund lidhjes së tyre.   P.K

20 komente në “Hamilton: “E kam shumë të vështirë të përballoj ndarjen nga Scherzinger””

  1. elona says:

    Po kjo s’paska unaze fejese as martese qe ne 2007,pse ty do te presi ajo te rritesh mor loqe?

    1. shperthyesi says:

      mor “Loqe” ?! WTF? per nje moment mu duke si Burre! ma hoqe gjithe fantazine….

      1. elona says:

        Kam edhe me te renda se kjo,qe te shkatrroj fare fantazine shperthyesi.Po mua ky me duket si loqe tama,se s’mund ta ofendoj organin kryesor me kete ? me kupto drejte.

        1. shperthyesi says:

          eh si te qan syri per ate te shkrete organ..

      2. juliano says:

        HAHAHHAHAHAHA PO CUN ESHTE DEBILI DHE VE EMER GOCE,CA JAN KETA KOMENTUSA TE SHPIFUR KESHTU

        1. elona says:

          Pse duhet te kesh loqe qe te thuash loqe?

          1. HAMSHORI says:

            Bravo Elona, shume fine me pergjigjen ketij loqes qe paska edhe loqe.

    2. LOLA says:

      hahahahhhahhhhahahahhahahahhahah

  2. balzac says:

    Divorci sot quhet emancipim?!

  3. Nik Preng Uldedaj says:

    Jevgu me para shiko ca nuse ka…

  4. miri suedi says:

    eh…..dashuria ,dy zemra lidhen…dy pale breke zgidhen.

  5. Dean says:

    Burri ka vetem 2 gezime ne jete.Gezimi i pare eshte kur Martohet, dhe i dyti kur Divorcohet…….lo
    Ndersa ky budallai ka 5 vjete qe vetem qurravitet si kalama.”?..uaaaaaaa,me la Nikola.Ajo s’me do me .C’a do behet me mua te gjorin,uau……..”.Shko mer lal gjej 1 vajze tjeter se ka boll “peshqe te tjera ne det”.
    Burr muti,pa pike dinjiteti…..lol(mos me merrni shume seriozisht)……..

    1. Wendy says:

      E mor Dean djali, sikur te ishin meshkujt kaq “open minded ” si ty… ?
      Meshkujt kane dhe nje gezim tjeter ( po do te ta them ne vesh qe mos ta marri vesh bota )
      @ djaloshi
      shume pesimist sot, cheer up djalosh.

      1. Dean says:

        Lol….
        Ne fakt shprehja origjinale per “lumturine” e burrit eshte pak me ndryshe,po une e modifikova se origjinali ishte teper Tragjik.Dhe sot s’ke pse me prit sa te ndodhi ajo ….largqofte,por futi 1 te divorcume dhe ac aty plako….lol
        Bejme shaka,Wendy,pa cdokush preket nga ndarja.Ndersa ky plepi akoma se ka kalu ate gjendjen romantike qe te shkakto Adoleshenca.
        Po ti,a je akoma ke Starbucks tu pi kafen tate te mbasdites???
        Une erdha ate dite qe me ftove ti,por ju ishit mbledh gjithato goca ene me erdhi pak turp me u fut brenda.Por u pash nga xhami,aman.Jam djal i turpshem une,mi Wendy.Tek e tek me pelqen me shume.S’dua me e nda “tavolinen time” me te tjereat……..lol

        1. Wendy says:

          hahahahaha
          Aty jam bo gati me shku, sikur ma ke lexu menjen.E shof qe me paske njof mes vajzave bukuroshe, te paskan lene pershtypje te mire me duket.Meqe qeke djale i turpshem ashtu e leme takohemi vetem per vetem , skam asnje kundershtim. ?
          shifemi se shpejti Wendy.

  6. elona says:

    Njeri kot pra,i pa vendosur.Femra ne kete moshe eshte shume kerkuese dhe ka planet e vendimet e saj ne koke.S’mund te presi sa ti thahen vezet derisa “loqja” te vendosi.

  7. balzac says:

    Ka raste kur distanca dhe fshehtesia amplifikojne nje pasion te fuqishem por vetem ne ato raste kur nje burre eshte kuader ta lidh nje grua pazgjidhshmerisht.Hamiltonit akoma buza qumesht i rrjedh.

  8. AISHA says:

    miri suedi…..
    hahahahahahahahaha ku e gjete kete thenie te madhe..hahahahaha

  9. Djaloshi says:

    Po ky nuk e kuptuar akoma qe dashuria nuk ekziston?!O buf nuk ka dshuri por seks,por une mendoj se ti e ke vetem per te bere sh….Ja cf eshte dashuria.Dy zemra te lidhura me ushkure te zgjidhura…Dy zemra bashkuar me kater kembe ngatruar.Djale ajo do preshin e Zhymit.

  10. ha ha ha says:

    Balzak = Nard Ndoka filozof….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje