Duket se lajmet i janë mërzitur Bledian Kokës, aq sa ka vendosur, së paku për një natë, të jetë i rrethuar nga vajza të bukura dhe këngëtarë të muzikës qytetare.
Si asnjëherë tjetër, festivali i muzikës qytetare, “Zambaku i Prizrenit 2013” është prezantuar nga një gazetar lajmesh, si Bledian Koka dhe dy bukuroshe, Ertemiona Meidani dhe Emanuela Ndrecaj.
A ishte kjo një trampolinë në botën e show-ut?
Bledi rrëfen se, pas përfundimit të festivalit “Zambaku i Prizerenit”, ka marrë telefonata për të qenë pjesë në aktivitete të ngjashme si moderator, por është herët për të vendosur.
Sa për “Zambakun e Prizrenit”, për të ka qenë një eksperiencë që i ka përkëdhelur jo pak sedrën.
Në mbrëmjen e së dielës uli siparin aktiviteti kryesor i muzikës qytetare shqiptare, në formatin e konkursit.
Prej vitit 1986 ky festival organizohet në Prizren dhe prej aty kanë dalë mjaft këngëtarë të njohur të muzikës mbarëshqiptare. Këtë vit fitues ishte Devis Xherahu me këngën “Të trashëgohesh”, të cilit iu akordua trofeu “Zambaku i Argjendtë”.
E ca do me thon kjo?!!!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/lalzit-bay.html
Nuk e di se kush e ndoqi po ne koncert mungonin kengetaret
Drejtuesit e koncertit therisnin emrin e kengetares dhe ajo mungonte pastaj dilte ky qe jep lajmet dhe thoshte se ka humbur rrugen ose po regullohet ne parukeri
Ne fund shpallen fituesin dhe e kerkonin po kishte ikur pastaj nxoren nje tjeter
Ai prezantus duhet te shkoje ne estrade
une se njoh fare kush eshte ky Bledian Koka?
nuk me duket se ka bere dicka te jashtzakonshme ,eh dicka normale….
Balzaku do ta kishte bere 100here me mire….balzak jo per ndonje gje por komplimenti eshte per komentet filizofike qe ben dhe nga ajo u nisa me shume…shkruaj komentin e radhes po me stilin tend..
po ti AISHA e din nga i vije Prizereni gjanem…
ku eshte ky, ne c’burim e pi ujin… hajde lajm hajde