Matt Damon, aktori i "vonuar"

8 Korrik 2013, 18:05Lifestyle TEMA

Disa nga yjet e sotëm të Hollivudit e kanë nisur karrierën e tyre në moshë shumë të vogël, por ky nuk është rasti i Matt Damon, i cili, krahasuar me kolegët e tij, ka qenë i rritur kur është shfaqur për herë të parë në ekranin e madh.

Shkaku i kësaj vonese ka qenë nëna e tij, e cila ishte kundër fëmijëve-aktorë. Roli i parë i Matt Damon ka ardhur në vitin 1988 në filmin ‘Mystic Pizza’, kur ishte 18 vjeç.

“Mamasë sime i dukej si një abuzim me fëmijët aktrimi në moshë të vogël. Ajo ka qenë mësuese dhe mendonte se të vije në skenë një fëmijë ishte abuzim,u shpreh Damon për revistën “Esquire”.

“Kohët e fundit kam pyetur për këtë gjë Jodie Foster, e cila ka nisur aktrimin që fëmijë. Ajo qeshi dhe më tha që varet nga fëmija.”  P.K

4 komente në “Matt Damon, aktori i “vonuar””

  1. balzac says:

    Ka te rritur te mitur dhe te mitur te rritur,ashtu si ka plaka te reja dhe te reja plaka(pak metafizike per nje grup komentuesish)

  2. Zigur Qarri says:

    Bravo i qofte Mamit.
    Jodie Foster ka pasur fat,po Macaulay Culkin si ka perfunduar?
    Good Will Hunting esht nje mrekulli.

  3. elona says:

    Matt Damon eshte aktori im i preferuar.The best nga brezi i tij.Cdo rol eshte fantastik.S’di c’te them me.Yll bote eshte.

    1. shqiptari says:

      O Elona, shume i mire eshte, por eshte pak monoprofil, rebel eksentrik kudo qe luan.
      Te thuash me i miri i brezit eshte ekzagjerim. Cdo te thoje per Di Caprion nese ky eshte me i miri?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje