Akuza e rëndë e Leonard Demit: PD funksiononte me strategji staliniste

9 Korrik 2013, 08:38Politika TEMA

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Kuvendin e Shqipërisë, Leonard Demi, komenton humbjen që pësoi PD-ja në zgjedhjet e 23 qershorit.

Sipas tij, shkaqe të rezultatit të dobët ishin korrupsioni politik i krerëve të grupeve të punës në qarqe, klaneve të tyre si dhe nepotizmi partiak në gjithë vendin.

Leopard Demi akuzon hapur 12 krerët që drejtonin ‘Grupet e Punës’ në 12 qarqet e vendit, duke thënë se i kishin kthyer qarqet në pronën e tyre dhe të individëve që mbanin njëri- tjetrin si në drejtimin e administratës dhe atë të partisë përgjatë gjithë kohës në mandatin e dytë qeverisës.

“Së pari, me vendim të PD-së, nga pikëpamja partiake, çdo qark drejtohet nga një ‘Grup Pune’. Pas shtatë vjetësh në pushtet, kryetari i ‘Grupit të Punës’ rëndom nuk ka zbatuar orientimet e PD-së për funksionimin e grupit”, shprehet Demi për Shekullin.

“Kontrolli i zonës nga këta krerë grupesh ka minimizuar autoritetin dhe aktivitetin e deputetëve në bazë, ku këta të fundit nuk ishin efektivë për të bërë fushatën në zonat e tyre elektorale. Mosfunksionimi i Grupit të Punës sipas orientimeve të PD-së, ka ngërthyer një lidhje të shkurtër midis kryetarit të Grupit të Punës së qarkut dhe kryetarëve të degëve apo nëndegëve të PD-së të vetë qarkut. Ky qark i mbyllur partiak dhe lokal lindi klane lokale apo më të gjera, të cilat kënaqnin interesat e një grupi të vogël njerëzish të lidhur nga interesa të ngushta vetjake. Mungesa e transparencës së krerëve të grupeve të punës në qarqe ka bërë që të nxitej korrupsion politik, sidomos në rastet kur në pozicione të rëndësishme lokale janë vendosur miqtë apo njerëzit e tyre, duke mos marrë parasysh kualifikimin dhe kontributin e tyre individual real, me pak fjalë nepotizëm, patronazhe, apo kleptokraci lokale”, nënvizon Demi.

Në vijim, ish-deputeti i PD-së thellon akuzat duke thënë se administrata drejtohej në disa rrethe nga ekspertë të dobët apo më të dobëtit midis të tjerë.

Sipas tij, “korrupsioni kishte prirje tjetër, “korrupsioni institucional”, që ndryshon nga ryshfetet apo përfitimet e tjera vetjake. Korruptohej institucioni”.

Ish-kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, shpjegon gjithashtu se një tjetër arsye pse PD-ja dhe kreu i saj Berisha humbi zgjedhjet ishin dhe tensionet, përçarjet dhe humbja e imazhit të PD-së në nivel lokal, që kishte anëtarësia në bazë për shkak të drejtimit të gabuar, nepotik dhe të korruptuar të drejtuesve të grupeve të punës në çdo qark.

“Partia Demokratike vitet e fundit funksiononte me strategji staliniste”, sipas Leonard Demit, i cili shton se, edhe pse me mjete të shumta logjistike, me mbledhje, takime dhe ngjarje të tjera për të riaktivizuar dhe forcuar strukturat në bazë, PD-ja humbi pasi i kishte rënë reputacioni personave përgjegjës, drejtuesve dhe liderëve politikë të partisë në nivel kombëtar dhe lokal.

27 komente në “Akuza e rëndë e Leonard Demit: PD funksiononte me strategji staliniste”

  1. Gjeralb says:

    Jo, i dashur Leo, PD-ja humbi zgjedhjet nga drejtimi stalinist i shtetit nga ish-komunisti enverist Sali Ram Berisha, te cilit ti i ke lepire kepucet per 22 vjet. Kur ti e drodhe bishtin pas informacionit amerikan per rrotacionin e domosdoshem te pushtetit, krejt natyrshem Sali Stalini te perjashtoi nga grupi i kandidateve per deputete te PD-se. Aq frikacak je o i mjere sa edhe tani ke frike te thuash te verteten. Mjere ne ke kemi patur drejtues te Komisionit te Sigurise Kombetare!

    1. Pilo Lala says:

      Ky te pakten e ka lexuar veprat e Enverit, dhe mundohet te beje nje lloj arapashi qe e quan Analize.
      Te pakten ky po mundohet, ndersa te tjeret duket sikur po vene ne dasem, nuk e kuptojne qe po shkojne ne varrim.
      Kete te shkretin e kane rrahur disa here , ne Sarande, vete keta te PD.
      Megjithate nuk eshte keq te degjosh nga keto lloj pickimesh.

      PD do e kuptoj kush eshte Sali Berisha , kur te mos kete me eskorten Tropojane. Do ta shikoni burrerine dhe pompozitetin, kur te fshihet si lepur, dhe nuk do dali me nga shtepia.

  2. luan says:

    Z.LEONARD ke plotesisht te drejte,kryetari igrupit te punes u lidh me kryetarin e rrethit ,ky me grupseksionet sa arriten dhe thoshin eshre e imja PD,ne te tjeret ikem dhe ndodhi efekti LSI.nuk behet partia me servil se servili ta fut i pari dhe tani te gjithe ish drejtorat e PD po ikin per te gjetur furrik .

  3. A T Z says:

    Jam i cuditur qe paskan ngelur edhe ekzemplare te mendimit te paster dhe konciz ne PD qe per fat te keq tonin dhe tyre do te jene specie ne zhdukje sepse PD-ja me drejtimin qe ka marre nuk do te jete kurre nje parti demokratike .

  4. nastradini says:

    PARTIA DEMOKRATIKE KA QENE NJE PARTI STALINISTE QE NE ZANAFILLE.

    Kjo parti e sajuar nga enveristi Ramz Alia dhe e drejtuar nga komunisti Sali Berisha nuk ka si te ishte nje Parti tjeter, vecse pjelle e Partise se Punes. Koha dhe historia e ka vertuar kete teze te hershme te nastradinit. Viti fatal 97 i menxyres berishiste te Piramidave Famekeqe e verteton me se miri kete teze, por edhe pas tij vrasjet dhe vjedhjet tipike enveriste per pushtet te Sali Berishes flasin vete dhe s’ka nevoje t’i komentoje kush. Prandaj edhe dallkauku cam Leonard Demi le te mos flase badiava dhe te tregoje perralla me mbret ne media, se behet qesharak, njesoj si ne kohen e Partise se Punes kur te gjithe e kishin fajin per mjerimin e popullit por Enver Mavria nuk dinte gje. Eshte fatkeqesi e madhe per nje popull qe te mbetet pa ideale te Djathta, ideale te cilat i kane dhene Botes se Civilizuar zhvillim dhe prosperitet te jashtezakonshem. Vendet ish komuniste me kohe e kane kuptuar gabimin fatal dhe e kane flakur stalinizmin dhe komunizmin si nje e KEQE e madhe per ekonomine dhe zhvillimin, por ne Shqypni nuk po ndodh dhe enverizmi bashke me pjellen e tij berishizmin jane te gjalla akoma ne trojet tona. Shqypnise sot i duhet urgjentisht nje e Djathte Perendimore, jo me LOLOT e PD-se enveriste, por sic ishin intelektualet qe likuidoi pa meshire sadisti Enver Hoxha ne vitin 1946 kur mbolli faren e te KEQES staliniste ne vendin tone qe po e vuajme edhe sot.

    Hulumtim nga nastradini.

  5. paloqe says:

    Me vjen keq qe humba kohen e lexova kete artikullin.Populli u hakmorr me neopseudominidiktatorin Sali Berisha.Njezet e tre vite ne fund te shtepise na çau byuthen ne televizor.Po si nuk pati nje mik te vertete ky njeri,nje qytetar,e ti thoshte;mjaft me se shume e teprove.Nuk gezohen shumica e njerezve nga budallalleqet qe nxjer nga goja jote.E as nga gjoja vendimet per privatizime te aseteve kombetare.Shkurt familje fshataresh e shpellaresh.Asnje politikan qytetar nuk mund te bente me keq se ky person edhe sikur te donte ta bente keq qellimisht.Kemi patur mbi krye nje psikopat qe mundohej te bente Enver Hoxhen me kushtetute dhe ligje demokratike.Shkurt esapi,GOMAR.

  6. Daja says:

    Mos u mnudoni kot ta mbuloni diellin me shoshë. Deri tashti analiza e Ilir Rusmajlit mbetet më e sakta. Edhe pse jo e plotë. Ishte, pra, ARROGANCA e tejskajshme e Berishës e aplikuar në 360 gradë, që u bë edhe natyrë e gjithë PD-së. Pa anashkaluar korrupsionin, mashtrimet, varfërinë, mbytjen e demokracisë, injorimin e opozitës, vjedhjet, tradhtitë, rrënimin e vendit, familjen parti-pushtet etj etj. Por ARROGANCA ishe dukuria më e prekshme nga populli, i cili u fye aq shumë nga Berisha & PD.

  7. Jabanxhiu says:

    Or Leo po si nuk u treguat njehere objektive duke analizuar PD ne.Po si nuk thate gje per korrupsionin,per futjen e Kac Lslamit ne listat tuaja dhe pasojat e saj tek votuesit tuaj.

  8. 123 says:

    Ka thene gjera shume te verteta, nepotizmi dhe klanet ne qarqe kane qene arsyeja e veretet e humbjes. Psh une di nga njerez te ndryshem qe nga kryetaret e partive ne rrethe deri tek ata kryesuesit e qendrave rinin aty a thua se edhe punen e tyre duhet tjau bente SB nderkohe q

  9. 123 says:

    Ka thene gjera shume te verteta, nepotizmi dhe klanet ne qarqe kane qene arsyeja e veretet e humbjes. Psh une di nga njerez te ndryshem qe nga kryetaret e partive ne rrethe deri tek ata kryesuesit e qendrave rinin aty a thua se edhe punen e tyre duhet tjau bente SB nderkohe qe vete mendonin si me tha ndonje zhuder.

  10. myzeqari says:

    Me vjene keq per ty o Leo se te kam dhe cam por ti nuk meriton te hapesh goje. Ti dhe Rusmajli keni qene lepires bythe te mire. Po ca u gjeti tani? E shikoni si talli bythen Saliu me ju? E shikoni sa pa vlere keni qene? Me me vlere ka qene Kadelli me Kac bythen se sa ju. Ky ishte vleresimi qe u beri juve liseri qe ju i lepit bythen o bajga. Bere dhe ti ca para kur ishe me komisionin e mbrojtjes se nja dy cameve nga Delvina qe u dhe graden e nenkolonelit nuk ua bere bajdjava por u tregove i arsyeshem nga 3 mije euro u more qe dhe ata te mbeteshin te kenaqur. Mos kundershto se ti them dhe me emra po deshe. Ik tani Leo dominot gati dhe qesken e prostates me vete dhe ik bej shurren sa here te vij.

    1. lushnjari says:

      Myzeqar,Ti ke te drejte te shkruash,por mendoj se e ke teresisht gabim,Leonard Demi sot reflekton figuren e shtetarit,njeriut te paster moralish,intelektualit,pedagogut qe nuk reshte se dheni mesim me studentet,shokut dhe mikut te mira njerezve te majte dhe te djathte.Ne qofte se e ke ndjekur situaten do ta kuptoje qarte se Z.Demi nuk perkrahte aveturizmin e kryetarit,a nuk e pe se ai as ne listen e kandidateve nuk e vuri.Sigurisht ,nje njeri qe ka studjuar ne amerike per c’eshtjet esigurise do e kuptonte aventuren ,per te futur ne vartesi sherbimet sekrete dhe nuk do ta miratonte.Jo c’do gje behet ne ekranet e televizionit,shume gjera zhvillohen pas kuintave.Mos e ngaterro Leonardin me Rusmailin ,oh sa large jane.Mendoj se vetem njerez si Leonardi do ta reformoin Partin Demokratike,

    2. Ijoni says:

      Ne te vertet per te ardhur keq je vetem ti mor Z.katundar me fal myzeqar. Pervec fjalorit tuaj banal nuk po lexoj asgje reale ne komentin tuaj. Te quash Z.Demi servil me duket krejt e pa bazuar. Me le te te kujtoj Z.katundar se kryetari i siguris kombetare nuk votoj asnjeher ligjin e shuiu-t , kerkoj vazhdimisht kontrollin e Ministris se Mbrojtjes dhe se e ka kritikuar ne shtyp disa here kryetarin e PD-s.Z.Demi eshte nje nga intelektualet dhe petagotet me te pregatitur qe kemi. Te te shkruaja cv e tij do te ishte e pa vler se do te zija shume vend dhe gjusmat e saj nuk do te dije as ti lexoje.Jane per te qeshur perallat qe tregon se Z.Demi ka mare nga 3 mije euro per tju dhene nja dy cameve graden e nenkolonelit.Me sa di une komisioni i siguris kombetare nuk jep as nuk heq grada o Z.katundar. Mardhenjet mes komisionit te siguris dhe ministris se brencme (e cila jep dhe heq grada ) ishin mjafte te tendosura per arsye te kontrollit qe kerkonte te bente komisioni ne kete ministri. Prandaj o haleja i hales leri me nje ane inatet personal merr dominot luaj me pleq e lagjes dhe mos u merr me nje figur te rrespektuar si Leonard Demi.

  11. Argita says:

    JU NUK NA DEGJUAT NJEHERE ZERIN,NUK KAPET ASNJE KRIMINEL,ATA ULESHIN PER DREKA ME AGRON KULIQIN,TI VETE I SHIKOJE KETO SKENA,PO NUK FLISJE DOT,PRA KUSH E KA FAJIN,QE NE U DISTANCUAM NGA.STALINISTI,ZHOZILESHI,PRODENTINO,POLLASHI,IMUTI,MEDIU,OLLDELJA,MULI,NDOKA,KAQI,KSERA,NGA EMERIMET NE ADMINISTRATEN PUBLIKE,VETEM NJEREZ TE FAMILJAREVE,KURSE NE QE JU NDOQEM NGA PAS PER 20 VITE NA LATE PA PUN PA PRONE PA DINJITET,DHE ATA QE JU KISHIT VENE NE POSTE DREJTUESE NUK JU DHANE VOTE,JU PÂTÉ VETEM FAMILJARET TUAJ,RINI 8VITE NGROHUNI NE HIJEN TUAJ MASKARENJ,HAJDUTER,VRASES ,BASTARDE TE NDYRE

  12. nd-ih-ma says:

    Zorruket e PD.Ndyresirat,kur kafsha Sali ishte gjalle ushqeheshin me bajgat e tije,tashme qe po ngordh nuk ju mjafton kufoma e tije.Jane shume si ky tipi e secili me i ndyre se tjetri.O perendi kush na ka qeverisur,o zot ke lejon te jetoje mbi kete toke te bekuar,mallkuar qofte Berishizmi me bajgat e tije.Zgjohu o ndjenje e Shqipetaise e zboi keta kanibale te se djathtes e kujdo krahu,e krijo krahe te te njejtit trung.Jo tradhetare serbe,jo kanibale,jo shkaterrues te pasurive kombetare.Kur them Serb kuptoni dhe vellezerit e tyre Greke.

  13. selman says:

    E para z.Demi,fajsimi i atyre qe ju i quani drejtues politik ne qarqe duhet te ishte pare ne ecurine prej 8 vjet,
    e dyta, fillohet nje fushate elektorale dhe nuk ka asnje bilanc Partia per keto qarqe, dhe se duhet te ishin bere korigjimet e nevojshme,
    e treta, çdo perpjekje per te justifikuar kete katastrofe ne humbje nuk eshte e ca drejtuesve te qarqeve pa kompetenca, por e qeverise se kryesuar nga S.Berisha dhe ju te fshehur prapa tij.

  14. Dashnor Kozaj says:

    Z, Leonard . Nuk jane keto arsyet qe humbi P.D ,ja.Une qe po te kundershtoj jam nje nga nismetaret e kesaj partie,anetar qysh nga data 23,Dhjetor 1990 ,ku shume nga Ju ,kullosnit ne bacen e komunistave , si jane : Sali Berisha ,Ridvan Bode ,Bujar Nishani ….. eshume te tjere ,nuk behet fjale ,per keta voceraket si Lulzim Basha ,Sokol Olldashi ,….qe nuk kishin orientimet e duhura per te punuar ,per organizimin dhe forcimin e P.D se. Une ne vitin 1991 ,kam qene sekretar organizativ I deges se P.D.se ne Patos.Mbaj mend si sot edhe pse kane kaluar 22 vjet,une ne nje diskutim ne mbledhje kam kerkuar qe ,ne Partine Demokratike te Shqiperise ,te mos futeshin komunistat ,qe I kishin sherbyer P.P.Sh.se si dhe ish bashkepunetoret e sigurimit te shtetit.Po pergjigja nga kjo kerkese e imja qe bera ,ishte ardhja me urgjence nga Tirana ,e disa drejtuesve te asaj kohe ,si ; Neritan Ceka ,Azem Hajdari dhe Prec Zogaj ,dhe bene urgjentisht zevendesimin e detyres qe une kryeja ne ate kohe ne P.D.ne. Arsyeja e vertete qe humbi Partia Demokratike ne Shqiperi eshte se kjo parti TRADHETOJ PROGRAMIN e SAJ ,ne lidhje me aspektin ekonomik .Qe ishte ; Shperndarja e mjeteve te proddhimit tek forcat prodhuese. Kjo eshte arsyeja. Me uzurpimin e udheheqjes se P.D.se nga komunisti fanatik SALI BERISHA ,partia demokratike ,nuk ka qene asnjehere e tille.Ne kohen kur eshte krijuar P D ja une isha I syrgjynosur ne Zvernec te Vlores ,ndersa Sali Berisha ishte ,Sekretar I byrose I P.P.Sh,se ne Spitalin e Tiranes. Pra kjo eshte tradhetia e dyte ,qe I behet P.D,se pa u konsoliduar akoma si parti politike. Pra si konkluzion ,P.D,ja ka qene eshte dhe do te ngelet ,nje shtojce e P.P.Sh,se dhe e Partise Socialiste ,ne Shqiperi.Kete konkluzion te dyte e verteton dhe futja e bastardit politik, Kastriot Islamit ne P.D.ne e sotme.Partia Demokratike ka humbur identitetin e vet dhe misjonin e saj fisnik, per fillimin e Kapitalizmit Shqiptar.Pra P.D,ja shkateroj Shqiperine,duke I vjedhur gjithecka.Jane shkateruar bazat ekonomike te shtetit.Shqiperia para 1992 ishte nje vend industrial bujqesor,sot eshte kthyer ne nje vend te falimentuar,ku klasa punetore eshte hedhur ne rruge,si ajo ne miniera ,ne nafte ,ne industries mekanike ,te industris kimike,azotike,metalurgjike ,instrumentave mates , etj etj Pra zoti Leonard ,ti duke qene deputet,nuk e njeh realitetin e Shqiperise, se si eshte kthyer P.D,ja ne nje parti te familjes Berishe.Kjo eshte nje turp,qe asnjeri prej Jush nuk e kundershtoj Sali Berishen, per bemat qe ai bente me P.D,ne .Ti zoti Leonard Demi duhet te ishe I pari qe ti hidheshe ne fyt e ta mbysje per se gjalli ,Sali Berishen ,kur solli ne parlament serbin Fasllic.Nga ajo periudhe ,ti Leonard ke vegjetuar, e te kesh turp qe je dhe cam e nuk bere asgje per tragjedine e Camerise ne keto 23 vjet qe ke ne krye te P.D,se.

  15. myzeqari says:

    Sinqerisht qe me frymezove o Dashnor Kozaj. Jemi nga nje ane te dy por per nje gje do te me vij turp ne jete kur ndonjehere do te kujtohem qe kush na ka qeverrisur ne kaq vite. Sinqerisht do te ndihem keq dhe do ti kujtoj keto bajga sic kujtoj sharrokun Pali Miska, fshataren Themie Thomaj, Adil tau taun etj dhe do te ndihem fajtor para niperve dhe mbesave te mi dhe nuk do te di si do te justifikohem para tyre. Te falenderoj shume.

  16. kameniku says:

    z.demi.te gjith politikanet ,kur ju preken interesat ,veprojne ne te njejten menyr me ty,ju e dinit shume mire se si funksiononte ose pse ekzistonte pd,pse nuk dilnit kundra,kishe frik ,a te interesonte,pd vetem nje here ka fituar me voten e popullore ,dhe shume votues jane penduar,se nuk votuan per demokraci po votuan,per rrenimin e tyre,pd ishte nje parti familjare hakmarrse = me partin e punes,anej e kishte prejardhjen,z.demi ju e dini shume mir se ca ka ber pd ne jug e ne gjith shqiperine,ne vitin 1996 ,para e pas votimeve,ju i keni lene dore te lire,policis e simpatizanteve te pd te veprojne e te hakmerren si te jete e mira qe ju te fitonit mandatin e deputetit,per mendimin tim ju nuk keni fituar me vullnetin e sovranit po me dhunimin e votes ,keto qe them i kam pare me syte e mi ne nje qender votimi kur nje shef policie miku jot u fut ne qendren e votimit e mbushte kutin me vota per ty o i [zemeruar]

  17. qwe says:

    Nga na dolen gjithe keta antiberishiane ? Gazeta i ben kot publicitet ketij individi. Ai thjesht po kerkon te ndryshoje sahan.

  18. Kendveshtrim tjeter says:

    Demokracia ka anen e “padukshme”, erozionin!
    Ndryshku qe kishte filluar ta gerryente PD-ne ne pushtet,jo vetem komisionet por dhe PODESTA nuk pati mundesi ta shpetonte.
    Fatkeqesisht shqiptaret humben miljona dollar me lobimin,duke paguar PODESTEN per te ngjallur te vdekurin !
    Stalinizmi ne PD,ka qe ne fillimet e saj,por ju z.Demi tani i “hapet” syte,jo vetem Tritani,por te gjithe fluturonit me presh ne b…!
    Hapini me syte dhe shikoni gropen e zeze qe keni hapur, vazhdoni ti shtyni njerezit per te rene brenda.Nuk ka mundesi te perseritni rremujat e 97-98,thellohuni dhe nxirrni mesime per tu korigjuar sa me shpejt.
    Rruga e shpetimit per PD-ne eshte largimi nga berishizmi,ne te kundert do vuani pasojat,per nje kohe te gjate.

  19. argo says:

    Sigurisht qendrojne ato qe thote z. Demi.Por z. Demi mendoj se ka patur edhe tjeter argument kryesor ne mendje, por duke qene se eshte rritur ne prehrin e Berishes, ende ka frike ta thote ate hapur. Me konkretisht, z. Demi, a ka mundesi te sillej ne kete fare feje kupola e 12 Qarqeve te PD,pa patur sigurine e mbeshtetjes nga kupola juaj lart e edhe ju vete niveli i dyte i kupoles, a mund ta ndalonit ate fenomen (qe eshte e vertete) pa mbeshtetjen e Sali Berishes? Krejt e pamundur.Nuk jane inteligjente keto lloj analizash. Ju te gjithe antaret e kupoles ende nuk guxoni te analizoni te verteten, qe eshte vetem nje : Komunisti Sali Berisha ! Derivatet jeni ju te paret (niveli i dyte i kupoles) dhe pastaj ata qe permendni ju. Me sa kuptoj deri tani (fushata e “zgjedhjeve” ne PD),ajo PD ,nuk mund te rigjenerohet bashke me ju, dhe pa disidentet e vertete te sotem te PD, si Besnik Mustafaj. Aleksander Biberaj et. etj.Ju nuk keni deshiren per rinovim, dhe kjo kushtezon shkermoqjen e PD shume shpejt pas emerimit te kryetarit (zv. kryetarit). Njerezit e ndershem , antare te PD kane ende kohe te ndergjegjesohen dhe te vene pikat mbi I. Nje nga ata jeni edhe ju, dhe ky do te ishte vertet nje kontribut per te Djathten PD por edhe per Shqiperine.Por largoni friken nga Saliu, dhe deklaroni arsyet e verteta te katastrofes berishiane.

  20. miri suedi says:

    shume vone nardo delegatet iken,ai xhaja e mbylli deren e partise.

  21. xikja says:

    eshte teper interesante

  22. majlo says:

    …ma mire vone se kurre,shpresoj qe te jete ndergjegjsuar dhe te vazhdoj si nje demokrat me plote kuptimin e fjales,uroj qe te gjitha sa ka thene te jene te sinqerta nga ana e zotit Demi,pasi boll na i ngriten nervat me bythelepirje!

  23. Zef says:

    Asht veshtire te besh analiza dhe vlersime politike kur asnji nga politikanet tone qe gezuane dhe karrigen e qeverisjes,si primare nuk kane iden e te kenunit patriot,atdhetar.
    Dhe ma tipiku Sali Berisha qe asht fatalitet per mbare kombin dhe popollin qe e drejtoi ne keto vite tranzicioni nuk asht aspak patriot, por kembe e koke tradhetar ne sherbim miqve serbe qe na i ka deklaruar qe diten e marrjes me qeverisej te vendit dhe i ka mbajtur keshilltar ne qeveri,Fazllic e kompani.Ka lejuar te “shetise” gjithe vendin nga jugu ne veri Arkanin kryminelin e kosovarve.Prapaskenat ne Oher kur per keto prapaskena shantazoi duke mos i gjendur as vorri te ndjerit R.hoxha.
    Po keshtu dhe pelivani Nano.I dha bisht Pallen Grekut duke i forcuar strategjine e ligjit te luftes ndaj vendit tone.
    Jemi ne pritje te z.Rama.Ideja e Tije per nji frymarrje mbare vendit per tu Rilindur ndoshta na gezon si atdhetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje