TemA TV/ Rama me kryebashkiakët e bregdetit: Duhet të ndalim dallgën e ndërtimeve pa leje (VIDEO)

9 Korrik 2013, 17:53Sociale TEMA

Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, duket se prioritet të punës së tij do të ketë ndërtimet pa leje në bregdet.

Ai ka mbledhur drejtuesit e njësive vendore në zonat e bregdetit, duke u bërë thirrje se duhet ndalur dallga e ilegalitetit në vijën bregdetare.

“Jemi për të diskutuar domosdoshmërinë e një ndërhyrje të një emergjence për disa çështje që kanë ndjeshmëri të madhe publike dhe pengojnë zhvillimin normal të vendit. Po e nis nga e para për të kërkuar opinionet tuaja, çështjen e administrimit të territorit, ka ankesa për uzurpime dhe privatizime të padrejta të territoreve. Ka plot raste kur njerëzit ankohen për gardhe dhe mure që pengojnë territorin e plazhit. E dyta, është gjendja skandaloze e ndërtimeve pa leje në gjithë vijën bregdetare nga veriu në jug, e që në këtë periudhë kanë marrë një hov të jashtëzakonshëm për pasojë të këtij vakumi në periudhën e ndërrimit të qeverisë. Ndërtime pa leje që kanë pësuar rritje edhe për shkak të moskoordinimit të punës mes qeverive vendore dhe asaj qendrore. Duhet të ndalim një orë e më parë këtë dallgë ilegaliteti. Këto dy çështje janë pikat më të nxehta për diskutim, mund të ketë dhe çështja të tjera që do dalin gjatë diskutimit”, tha Rama.

“Kemi dy faza, njëra fazë ajo e emergjencës. Ju e shihni se qeveria në detyrë nuk ka asnjë lidhje me problemet e përditshme të njerëzve dhe vendit dhe shumë janë turrur për të kapur pronat e orës së fundit duke hedhur tonelata beton të orës së fundit. Ne duhet ta ndalim tani këtë masakër dhe të rrëzojmë përtokë të gjitha ngrehinat që janë në ndërtim e sipër pa leje, nga Velipoja deri në Sarandë. Faza tjetër është nisja e punës sistematike për të pastruar gjithë vijën bregdetare. Çdo ndërtesë pa leje dhe që dëmton perspektivën e zonës bregdetare, duhet të rrafshohet. Duhet një ligj apo ndërhyrje në ligj, qoftë për mënyrën si do menaxhohen plazhet, qoftë si do garantohet që gjithë cikli i ndëshkimit të ndërtimeve pa leje të jetë një cikël i mbyllur, jo një cikël i hapur siç është sot, ku autorët nuk ndëshkohen”, vijoi Rama.

Ashtu siç kishte premtuar gjatë fushatës, kryetari i PS-së përmendi krijimin e një agjencie kombëtare për bregdetin, ndërsa paralajmëroi shkrirjen e Policisë Ndërtimore.

“S’do të kemi më Polici Ndërtimore, por polici shteti dhe kjo do marrë në mbrojtje mbrojtjen e territorit në çdo centimetër të Shqipërisë. Të hartohen propozime për ndërhyrje në ligj për mbrojtjen e territorit në vijën bregdetare. Në programin tonë kemi vëmendje të posaçme për bregdetin dhe kemi në plan ngritjen e një agjencie kombëtare për mbrojtjen e bregdetit. Ky është detyrim ligjor, jo dëshirë e jona për të punuar pa nisur formalisht punë, ndaj këto dy muaj duhet të angazhohemi për shembjen e ndërtimeve pa leje. S’do ketë tolerancë dhe leje për ndërtimet që dëmtojnë strategjinë e zhvillimit të vendit. Kush ka ndërtuar një shtëpi banimi meriton mbështetjen tonë, ndërsa ai që ka ndërtuar për të përfituar, nuk do të tolerohet”, përfundoi Rama./ep

19 komente në “TemA TV/ Rama me kryebashkiakët e bregdetit: Duhet të ndalim dallgën e ndërtimeve pa leje (VIDEO)”

  1. voica says:

    “Çdo ndërtesë pa leje dhe që dëmton perspektivën e zonës bregdetare, duhet të rrafshohet.”
    Jo per revansh, po ai pallati qe hyn ne det ne Uje te Ftohte ne Vlore, nuk ka urbanist a arkitekt, sikur edhe me 8-vjecare te jete, s’ka fije mundesie per ta mbrojtur si ndertim. Si rast i takon pjeses se dyte te fjalise se Edit.
    Thone qe eshte i Lul Bashes.
    Epo na pla.. …i!

  2. Horri i Bulevardit says:

    Pastrim total dhe rregull, por mos harro, Ata qe prishen mbikalimin e Zogut te Zi, ne nje kohe kur edhe gjykata e kundershtoi prishjen, duhet te paguajne parate e taksapaguesve qe paguan per ndertim dhe prishjen e atij objekti.
    Duhet te filloje ndeshkimi i te gjithe atyre qe shperdorojne parate e taksapaguesve shqiptare, kjo do te sherbeje si nje mesim qe bythelepiresit e pushtetit, mos te zbatojne urdhera qesim me fjale goje.
    Demokraci do te thote drejtesi dhe drejtesi do te kete vetem atehere, kur ata qe demtojne pronen dhe e vjedhin ate, te denohen me burg dhe tu sekuestrohet pasuria e paluajteshme.

  3. voica says:

    “Çdo ndërtesë pa leje dhe që dëmton perspektivën e zonës bregdetare, duhet të rrafshohet.”
    Jo per revansh, po ai pallati qe hyn ne det ne Uje te Ftohte ne Vlore, nuk ka urbanist a arkitekt, sikur edhe me 8-vjecare te jete, s’ka fije mundesie per ta mbrojtur si ndertim. Si rast i takon pjeses se dyte te fjalise se Edit.
    Thone qe eshte i Lul Bashes.
    Epo na pla.. …i!
    Vazhdo Edo, jepi mer çun, beji keto qe thua se e ke aq tamam sa nuk e leviz as topi.

  4. vlonjati says:

    se atje ku nuk hyne truri do hyje druri njehere e mire, bravo trim i laberise.

  5. Arben says:

    Po ku pse fut HUNDET ne punet e bashkive dhe minibashkive.

    Hej Rrrrottteeeeeeeeee:

    Ti je per te bere ekonomi dhe ligj, por kuptohet se kaptina jote prej imorali ordiner te felliqur nuk merr ere sa nga lidhet gomari per punet qe duhen bere.

    Cdo dite keput vetem bullalliqe me oke se aq eshte kapaciteti i imoraleve te ndyre qe bashkeqeverisin me KOKELOPEN hajdut te floririt dhe pasurive te shqiptareve vetem per VJEDHUR.

    Keta pjella te ndyra te komunizmit te felliqur do t’i heqe populli zvareeeeeeeeeeeeeeee per ne BURG sepse jane Hajdute te pasurive te shqiptareve dhe KRIMINELE te neverithsem.

    PTUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUU

    1. Horri i Bulevardit says:

      O Arben, po qetsohu moj gru, ja u futi Edi Rama, natyrisht ne fillim do tju dhembi, por lezetin do ja shikoni me mbrapa, kur te vini ne ekstaze, mos merr zjarr kot se per te miren tuaj e ka ai moj, ne fillim ka dhimbje, pastaj me kohe fillon lezeti dhe kenaqesh moj.

      1. Albogentivlora says:

        Haha bravo

  6. stadjumi dinamo says:

    Po ku ishe more kryetar i rilindjes kaq vjet qe nuk e kritikove kryetarin e bashkise vlore kur e dije se ka aq ndertime pa leje?apo nuk te lejonte Saliu?hipokrit i pacipe!

    1. enea says:

      Ndertimet pa leje jane bere me urdher te Berishes. Berisha vrau 4 njerez ne 21 janar e jo me te pyeste kr e bashkise se Vlores.

      HIPOKRIT!!!

    2. mahmuti says:

      xhepisti i stadiumit Dinamo te jap nje informacion se si i trashe qe qenke ndoshta se ke dit, ndertimet pa leje ne bregdet, skan qen tager i bshkise ti bllokoje, kane qene te varura direkt nga Kryeministri qe eshte njekohesisht dhe kryetari i rregullimit te teritorit te republikes se Shqiperise.
      Kur si di ca gjona, pyet te tjeret dhe sbehesh legen.

    3. burreli says:

      O stadjumi kryetari i nje partie ne opozite nuk mund te drejtoj punet e bashkive dhe aq me keq qe ne krye te shtetit ishte nje hajdut kriminel qe i lejonte dhe i mbeshteti keto ndertime.Duhet te jeshe pak llogjik jo dru me pre .Rama “me sopate” ne dore rregulloj dhe sistemoj Tiranen .Te jesh i bindur se do te rregulloj brenda 4 viteve dhe shqiperine.

      1. Horri i Bulevardit says:

        O lali, stadjumi nuk do me u rregullu se sdo ket mundsi te peshtyje ne toke pastaj apo te hedhi plehrat si ben perhere se kur ta shofi ambjentin e paster, do ti duhet kohe te mesohet se cdo te thote pasterti, se ai qe ta marresh vesh esht nga stadjumi Dinamo, kto tete vjet, ka ardh si refugjat.

  7. stadjumi dinamo says:

    Me duhet te konstatoj se pjella komuniste jo vetem eshte perhapur kudo por eshte edhe pa kulture dhe edukate per te diskutuar si njerez te ketij shekulli modern!Megjithate i meshiroj kur e di prejardhjen e tyre!

  8. gallata says:

    Po mundohem te imagjinoj se si do t’ja bejne ne bregdetin e Durresit .Nga Porto Romano e ketej neper Currila e deri tek porti eshte jo e veshtire per t’i rrafshuar(perjashto pisten e aleateve te Lsi).Pastaj eshte zona e nxehte prej Agip-it e deri te perroi i agait, qe eshte nje mishmash interesash mes te cilave edhe miqte e miqve e aleateve, qe mund te behen edhe te rrezikshem per kryeministrin e ri.

  9. hoffnug says:

    vijes bregdetare te vendit tone nuk ka cfare i ben as Amerika,se duhet rrafshuar e gjitha,por kjo gje nuk mund te ndodhe, se ato ndertime jane bere me pelqimin e te dyjapaleve, ose harrova, tre paleve. nuk mund te krahaohet Lana ne Tirane, me ndertimet ne bregdet.

  10. Urbanisti says:

    Shpresojme qe te jeni nje ‘perbindesh’ i vertete ne raport me punen !!!

  11. Arben Askushi says:

    ne fakt ashtu si thote edhe gallata, Edi duhet te prishe 70% te ndertimeve bregdetare (me hamendje e kam kete shifer, mos replikoni kot) dhe edhe pse ne qe skemi asgje e perkrahim, do kete sigurisht edhe te pakenaqur qe do rrembejne hurin … Nese Edi e ka seriozisht cka flet, do duket se cka eshte me efikase, huri apo sepata.
    Pyes shume seriozisht, ka me shume te paligjshem apo te ligjshem ne Albanistanin e sotem ? Ose e thene ndryshe (duke kopiuar nje Komentues ne nje shprehje legjendare), ka me shume hajdut apo hajmut ne Shqiperine e sotme ??
    p.s ashtu si edhe Komentuesi me shprehjen legjendare, une personalisht bej pjese te hajmutet e Shqiperise se sotme, por te pakten Shqiptar i paster ?

    Ec Sopata te cafsha ballin dhe mos tu ndalte hovi

  12. Zef Kallami says:

    Z.Rama.
    Rilindja te ecin me moton: Ligji kryen detyren.Je i fituem.
    Po te doje le te dalin ai thataniku i garave te notit si krrabe fikut e te kundershtoi ligjin.Bashiqi ka leshue kushtrimin ne “mbrojtje” te adminsitrates.Por do ti shkoje huq e do ikin me bisht nder shale para praktikave me idet e tua ne lidhje me administraten.Sepse me sa kuptoi administarte e ndertuar me iden tende do jet e perhershme dhe nuk do ti trembet thirjeve te politikanve per ta mbeshtetur ne fushata interresi partiake.
    Pershendetje! Rruge te mbare per ti dhane jete e gjalleri vendit dhe popullit.

  13. Artron says:

    z.Rama jam nga Kosova, nuk eshte qe i kemi mire punet ketu tek ne me ndertime pa leje por pasi qe isha nje dite ne bregdet pash qe tek “Rana e Hedhur” afer Shengjin eshte vend shume i bukur dhe aty ende nuk kishte fillu ndonje ndertim perveq nje hoteli dhe nje bari.
    Lutja ime eshte, qe ajo zone kaq e bukur te ket nje plan ndertimi arkitektonik te caktuar nga Qeveria dhe te mos lejohen qe bar-et ,hotelet te ndertohen 10m nga uji pasi qe ka mundesi ndertimi i hoteleve 50m nga uji jo sikur ne Durres e Vlore.Pershendetje dhe te uroj mbaresi ne qeverisje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje