TemA TV/ Rama u dërgon mesazhe Berishës, Nishanit, Llallës e Fullanit (VIDEO)

9 Korrik 2013, 11:38Sociale TEMA

Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, paralajmëron Berishën të mos marrë vendime në largim se do të anulohen kur të vijë qeveria e re. Rama kritikon emërimet e fundit në Gjykatën e Apelit. Nishanit i kujton se do luftohet korrupsioni në drejtësi, Llallës i thotë se nuk ka bërë asgjë ndaj krimit dhe korrupsionit, kurse Fullanit i thotë të ketë kujdes me shifrat, ndërsa paralajmëron një marrëveshje të re me FMN-në

 

Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, mblodhi grupin e ri parlamentar të Partisë Socialiste për t’u dhënë mesazhin se festa mbaroi.

“Për ne ka nisur një sfidë e re. Më 23 qershor, shqiptarët na dhanë së bashku me aleatin tonë strategjik, LSI, një mandat të rëndë sa një mal.

E thirrëm këtë mbledhje të parë të grupit sot për të mbyllur kapitullin e gëzueshëm të fitores spektakolare dhe për të hapur kapitullin aspak të lehtë të mirëqeverisjes në një vend ku realiteti nuk ka asgjë të gëzueshme,” tha Rama.

Kryetari i PS i dërgoi sërish mesazh kryeministrit në detyrë që të ndalojë vendimmarrjen abuzive, duke e paralajmëruar se këto vendime do të zhbëhen.

“Sa i takon qeverisë dhe kryeministrit aktual, unë e përsëris edhe sot thirrjen publike për vetëpërmbajtje dhe përgjegjshmëri në drejtim të vendit. Qeveria në detyrë duhet të sillet sipas standardeve etike.

Qytetarët zgjodhën me 1 milion vota projektin tonë. Humbësit nuk mund të sillen sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe aq më pak sikur nuk kanë humbur. Ata janë rrëzuar moralisht, është rrëzuar modeli i tyre qeverisës, raporti i tyre me pasurinë kombëtare, sjellja e tyre me publikun dhe opozitën.

Më vjen keq që për shkak të sjelljes së tyre me paratë e popullit dhe pasurinë kombëtare, duhet t’ua kujtojmë sërish se janë mundur aq keqaz.

Por e kemi detyrë që t’u kërkojmë të ndalin rrënimin. E kanë humbur të drejtën të marrin vendime me kosto materiale. E kanë humbur të drejtën të shpenzojnë para të popullit sovran. E kanë humbur të drejtën që ta tërheqin Shqipërinë zvarrë pas vetes në këto dy muaj.

Thirrja jonë është ndaloni shpenzimet e parave të popullit shqiptar. Mos merrni më as vendime mbi pasurinë kombëtare që rëndojnë mbi kurrizin e popullit. Shfrytëzojini këto dy muaj për të kaluar në opozitë si humbës normalë.

Ne do anulojmë çdo vendim për shpenzime që shkojnë përtej rolit të një qeverie kujdestarie.

Mos e vazhdoni më tej këtë lojë të rrezikshme për stabilitetin ekonomik dhe financiar të vendit dhe mos i rrisni kostot e papërgjegjësisë tuaj.

Edhe sipërmarrësve u them të mos përfshihen në marrëdhënie me këtë qeveri. Boll kanë humbur në aventurën ku i ka tërhequr kjo qeveri,” tha Rama.

Më pas kryetari i PS foli për takimet me drejtuesit e institucioneve të pavarura në vend.

“Ditët e fundit kam takuar presidentin, kryeprokurorin dhe guvernatorin. I falënderoj të tre, por nuk mund të mos bashkohem me shqetësimin e madh që u krijua pas ngritjes në detyrë të një sërë gjyqtarësh që kanë shkaktuar zemërim me vendimet e tyre.

Unë jam i vendosur për të krijuar një bashkëpunim institucional. Epoka e agresionit verbal është mbyllur më 23 qershor, por askush, duke nisur nga kreu i shtetit, nuk duhet të marrë si dobësi vizionin dhe qasjen tonë ndaj institucioneve të shtetit.

I kam thënë Presidentit të Republikës se fakti që vijmë nga dy kampe kundërshtare për mua s’është një problem, po një mundësi e madhe në rrugën e ndërtimit të një kulture të re europiane të funksionimit të shtetit shqiptar. Dua të shpresoj që edhe ai do ta shohë kështu e do të punojë bashkë me Kryetarin e ri të Kuvendit dhe me mua, jo si noteri i një pale që ka humbur zgjedhjet, po si garanti kushtetues mbi të gjitha palët në përpjekjen tonë për të rilindur Shqipërinë duke ecur më shpejt. Ashtu siç dua të shpresoj se zoti President do ta lexojë me përpikmëri votën e 1 milionë shqiptarëve, që na dhanë 84 mandate, duke na hequr çdo justifikim të mundshëm edhe për sa ka të bëjë me reformën dhe performancën e pushtetit gjyqësor,” tha Rama, duke paralajmëruar një reformë të thellë në fushën e drejtësisë.

“Ne nuk do bëjmë sehir duke parë se me çfarë brutaliteti e drejta vritet dhe sakatohet në farsat e sallave të gjyqësorit. Ne nuk do bëhemi kurrë aleatë me gjykatës të korruptuar. Qeveria e re do jetë belaja më e madhe e të korruptuarve në sistemin e drejtësisë.

Qeveria do hapë një luftë të re dhëmb për dhëmb me krimin e organizuar që ka gjetur shesh për të bërë përshesh.

1 milion njerëz na kanë dhënë mandat që t’u kthejmë sigurinë e humbur të jetës dhe pronës,” tha Rama.

Një kritikë ai e ka rezervuar edhe për kryeprokurorin Adriatik Llalla duke thënë se nuk ka bërë asgjë konkrete.

“Ne nuk kemi votuar as për presidentin dhe as për kryeprokurorin, por ky kryeprokuror nuk ka bërë asgjë konkrete për të merituar vlerësimin tonë. Ia kam bërë të qartë se ne do qeverisim pa kompromis për korrupsionin.

Dua të shpresoj se prokuroria në drejtimin e tij do të shënojë progres real në betejën me gangrenën e vendit, krimin dhe korrupsionin,” tha Rama.

Kryetari i PS paralajmëroi një marrëveshje të re me FMN-në.

“Me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë kam biseduar për financat në vend. I kam kërkuar atij të nxisë një program të vlerësimit të sektorit financiar. Na duhet një vlerësim prestigjioz për stabilitetin financiar. Nuk mund të lejojmë më tutje përkeqësim të financave të vendit,” tha Rama.

“Çështja e marrëveshjes së re me FMN do diskutohet, por e çmojmë jashtëzakonisht shumë ekspertizën e FMN-së dhe BB në funksion të ndërtimit të një shteti serioz”.

“Raporti të ardhura me shpenzime ka kaluar çdo sens logjik nga ata që u ndëshkuan nga populli, pasi menduan se shqiptarët mund të ngopen me shirita. Gjysma e mbetur e vitit e gjen vendin në gropën e çoroditjes së sektorit financiar”.

Rama u ndal gjatë edhe tek çështja e punësimeve, duke paralajmëruar se nuk do ketë më punësime me natyrë nepotike, por vetëm punësime të bazuara tek meritat.

“Nuk duhet të bëhemi pjesë e avazit të punësimit nga lidhjet qorre të shkurtra. Ky do ishte akti i parë i tradhtisë ndaj atyre 1 milion njerëzve që presin nga ne rilindjen.

Konkurrenca dhe merita është ajo që vendos.

Në emër të partisë garantojmë këdo për trajtim të barabartë të kërkesave. Nuk do lejojmë diskriminimin dhe mënjanimin e askujt.

Ne do e bëjmë këtë vend duke kujtuar se këtu ka shtet,” tha Rama.

Në fund ai ka folur për formimin e qeverisë së re, duke thënë se do qeveriset si një forcë e vetme me LSI-në. Ai tha se do ngrihet një grup pune PS- LSI për të evidentuar potencialet e burimeve njerëzore.

“Jemi ribashkuar me zotimin solemn për të mos përsëritur gabimet e së shkuarës.

Kemi maksimizuar si PS dhe LSI potencialin e sistemit.

Pra, është votuar PS-ja, është votuar LSI-ja, por është votuar edhe bashkimi. Llogaritë sa më shumë do fitonim vetëm PS, apo LSI vetëm, le t’i bëjnë ata që janë të papunë me në krye Kastriot Islamin.

Ne jemi dy parti, por jemi një forcë e vetme qeverisëse dhe do qeverisim si një forcë e vetme. Ne nuk do i ndajmë njerëzit në ne dhe ata. Unë nuk jam naiv, por kjo është një kërkesë e panegociueshme e popullit sovran.

Procesi i formimit të qeverisë nuk ka mbërritur tek emrat. Aty do të shkohet pasi të hidhen piketat e qeverisjes.

Grupi i përbashkët i punës do të hartojë metodologjinë e trajtimit të burimeve njerëzore.

Nuk e di nëse do ketë një qeveri me më pak ose më shumë ministra, por di që qeverisja jonë do kushtojë më pak,” tha Rama.

Kryetari i PS u shpreh se ai nuk i bën publike mesazhet dhe telefonatat e ndërkombëtarëve, por theksoi se pritshmëria e tyre ndaj qeverisjes së majtë është po aq e madhe sa ajo e njerëzve që votuan për këtë koalicion./ep

76 komente në “TemA TV/ Rama u dërgon mesazhe Berishës, Nishanit, Llallës e Fullanit (VIDEO)”

  1. safeti says:

    Jemi republik presidenciale ore legen. Matu mir kur permend presidentin e popullit shqiptar.

    1. Horri i Bulevardit says:

      O legen materniteti safete, Edi Rama po ben ate qe duhet dhe ka per tja u futur ju berishianeve kembet ne nje kepuce, pisa qe na shkaterruat demokracine, ju duhet te quheni antare te partise se M..it.

      1. xhixhi says:

        o safet o idiot jemi republike parlamentare jo presidenciale,po nejse c’pret nga mbeshtetesit e salehut nuk e dine se ku jetojne

        1. Leksi says:

          NESE NUK BEJNE PUNEN E TYRE SIC DUHET, NE DUHET TI LARGOJME ME CDO KUSHT PARA SE TE JETE VONE NISHANIN DHE LLALLEN SEPSE KETO TE DY JANE SPIUNAT E SALIUT SEPSE SALIU I KA VENDOSUR NE ATE DETYRE QE KANE!

          1. Pilo Lala says:

            Sa te pacipe jane keta te PD. Deri dje e krahasonin Nishanin me nje handikapat, sot po e bejne luan.
            Edi Rama do i shkoje deri ne fund ketyre maskarenjve. Nishani do bashkpunoje nga frika.

        2. shkodrani londer says:

          Xhixhi.

          Doja te ja ktheja kete pergjigje dhe une safetit, por sja vlen ti japesh mend gomarit.

          Safeti nuk osht idiot – thjesht nje cope injorant. nje cope mishi qe merr fryme kot mbi dhe.

        3. voica says:

          Safet, je figure.
          Ndaja kane vajtur punet mire ketu.

    2. A TE KOQEN E MENDJES!!!REPUBLIKE PRESIDENCIALE THOTE MAZLLUMI.EH O BIRBO!!

    3. Norton says:

      ik mo pirdhu ti safet ,,, president i thua ti atij koqes nuk e sheh qe eshte bere si pikepyetje ,,

    4. Vipi says:

      Cili president ?
      Bujar Berisha apo Sali Nishani

    5. Jacob says:

      Dukesh qe je I paditur. Te me falesh,eeee? Jemi republike parlamentare,Jo presidenciale.

    6. Argita_B says:

      Po te ishim Republike presidenciale Presidenti do te zgjidhej nga populli dhe jo nga Kuvendi.
      Rama ka shume te drejte kur i kujton Kryeministrit ne ikje qe te mos marre me vendime per te ardhmen pasi populli me vote e ç’aprovoi, pra nuk ma me legjimitet te marre vendime qe angazhojne te ardhmen e popullit shqiptar.
      Keto dy muaj qe i kane mbetur parashikohen si periudhe tranzicioni te pushtetit, te institucioneve dhe jo si periudhe per te bere allishverishet e fundit.

    7. leon says:

      O Safet shpellari!
      Cfare kupton ti BANDIT CECEN me Republike Presidenciale???
      Qenke injorant komplet:JEMI REPUBLIKE PARLAMENTARE DHE PRESIDENTI ZGJIDHET NGA MAZHORANCA ME 71 VOTA,e jo me si kjo mazhorance,qe ka 84 VOTA!!!
      Kuptoje mire,o DERR i zgjebosur!!!
      Nishani te mbledhe RRIPIN fort se do diskreditohet ,po vazhdoje me peshperimat ne vesh te Berishes!!!
      DO KRIJOHET SHTET LIGJOR EUROPIAN E JO SHPELLAR SI DERI ME SOT!!!
      GJYTYRYMET TE SHKOJNE E TE MJEKOHEN NE SPITALE E JO NE KARRIGEN SHTETERORE!!!

      1. Pilo Lala says:

        Safeti ka te drejte. Ne kemi qene Mbreteri e Vicidolit. Mbas 23 Qershorit ja kaluam fuqine Presidentit.
        Ne Shatator do ju marre malli te shikoni Berishen ne TV, se nuk do dali me ne rruge nga frika. Nuk ka faj, te merr plumbi.

    8. lelo says:

      Safe.Jemi republike parlamentare jo presidenciale.Futi i tas groshe vella se ndoshta ftillohesh

    9. Norton says:

      kujton cfare kujton ai pune per te , votat i ka …cfare tu besh ketyre te tjerve qe i flake populli ne hale e rine aty e firmosin akoma vendime e borxhe per veten e tyre

    10. doda says:

      o safet pall k…. Shqiperia esht republike parlamentare mos e ngaterro me republiken e bathores,pastaj mos u revolto kaq shume per kapterrin e Sales se shta shau njeri,

    11. nd-ih-ma says:

      O Safet trimi mbajeni veten or burre.Keshtu si ju vetem Saliu ishte i lloit te tije,ai shkilte kushtetuten e therriste se keshtu e thote ligji.Ndersa ju i menquri Safet nga republike parlamentare na kthyet ne presidenciale.Qofte per ty e sojin tend.Duken diplomat e Kristalit qe nxjerr qullsa si ju.Ju ka marre ne qafe Berisha e do te doni breza per te marre veten fare e piste.

    12. ILIR says:

      O Safet idioti ku e ke degjuar apo lexuar qe Shqiperia eshte republike presidenciale? Njohurite nga e drejta kushtetuese i paske shume te “thella”. Shqiperia qe ta marresh vesh o idiot eshte Republike Parlamentare, po me sa duket libri i fundit qe ke lexuar eshte Abetarja.

    13. Selvia says:

      Presidenti eshte gjytyrym nga fiziku dhe nga mendja or ti Safet

    14. Tironci says:

      republike parlamentare safo…ne te sateme e ke republiken presidenciale? nese do ishte keshtu presidenti do zjidhej nga populli… injorant ngele

      1. Askushi says:

        …Injorant i ‘palegalizuar’ thuaj…,por kur te legalizohet(biles falas)atehere do ta shihni ju safon e’ligjeruar’!

    15. drinni says:

      SAFET

      Mendon per Ministrin e Sali Fazliqit- Bujar Nishanin??

      Edhe ketije Ministri(koktule) do ti vije dita se shpejti, dhe cdo gje qe eshte e lidhur me saliun do te zhduket ne nje te ardhme te afert

    16. vishja kot says:

      O Safet o koqe,
      U plake dhe su poqe
      Si ore delenxhi
      Ngaterron sistemin ne Shqiperi
      Eshte sistem parlamentar
      Prandaj presidenti luan kumar
      Para se te besh koment
      Lexo e shkruaj me mend

    17. liri drejtesi says:

      Z.Safet. Neni 1, pika 1 e Kushtetutes se RSH thote se Shqiperia eshte republike parlamenare – a me kuptove? Hapni nganjehere edhe librat!

    18. roland says:

      hahahha qe kur sepse un e di qe jemi republike parlamentare

    19. plaku says:

      safeti,
      Ne nuk jemi nje repblike presidenciale sepse presidenti nuk u zgjodh direkt nga populli si ne Amerika, France etj.
      Presidenti u zgjdh nga parlamenti i cili vete eshte nje Parlament perfaqesues. Pjestare te parlamentit jane deputet qe jane zgjedhur nga populli. Pra parlamenti eshte presentativ ( perfaqesues ).
      Ne se presidenti zgjidhet nga populli ( Amerika ) atehere ai ka shume me teper fuqi se sa presidenti qe zgjidhet nga parlamenti. Pra ne se dikush zgjidhet direkt nga sovrani ka me teper fuqi.
      Pershendtej, profesor Safeti.

    20. Korabi says:

      Ku jeton ti mer daku? Se ne s’kemi qene kurre republike presidenciale qe nga koha e satrapit Zog ’25-28. Jemi Republike Parlamentare, dhe roli i Presidentit eshte shume i vogel ne qeverisje sepse frenat e shtetit i ka Parlamenti.

    21. shkodra says:

      Cfare idioti.Po qe kur jena ba republike presidenciale, se deri dje ishim republik parlamentare?Zgjuarsi tipike e nje PDisti.

    22. the punisher says:

      leje se e menderose fare me kete “republike presidenciale”. vaj medet po te ishim kesisoj republike me kete presikapat qe kemi ne krye te shtetit….

      te inkurajoj ty dhe kedo tjeter si puna jote qe ta lexoni mire (nese dini te lexoni) se, gjithe cfare thuhet ne keto rreshta jane nje shprese qe ne pothuaj e kishim humbur fare deri tani, nje shprese per dite me te mira dhe me te sigurta ne te ardhmen per te gjithe ne, per ty safet dhe per femijte e tu (nese ke te tille), nje shprese per nje shtet qe me ne fund duket se do ta bejme vete ne , SHQIPTARET. kot nuk thone…gjithcka iken dhe venitet, shpresa eshte ajo qe shuhet e fundit… e pra ne shpresojme, shpresojme dhe guxojme si kurre ndonjehere keto 23 vjet….

      prandaj, ne kemi ne dore vetem nje gje …. ti japim mbeshtetje maksimale morale EDI RAMES dhe qeverise qe ai do te drejtoje ne kete ndermarrje historike per rindertimin e shtetit, per gjithcka ai do te beje ne te mire tone, te femijve tane dhe te SHQIPERISE. le te kontribuojme te gjithe, sadopak, per realizimin e kesaj shprese, edhe nepermjet ketyre pak komenteve apo opinioneve online.

      “E VJETRA SHEMBET. KOHET PO NDRYSHOJNE. NJI JETE E RE PO LULEZON GERMADHASH”. fjale te arta, fjale plot kuptim.

    23. pasqyra says:

      O Safet akoma bem gam gam gam kety ti?si ka mundesi vazhdon e te jep akoma leke pedeja ty qe je kokrra e idiotit dhe jo nje idiot dosido por i noterizuar.

    24. imas says:

      Legen je ti o Safet mavria qe nuk di as gjuhen e nenes, por sa per persidenciale, ate e ka pare populli me kohe. Te keqen e presidentit…,s’kemi patur ndonjehere kesi presidenti dhe ishalla nuk do te kemi me te tille presidente e kryekriministra kryekriminele te ketij populli.

    25. kirurg says:

      Kurse ti matu para se te quash “legen” Kryeministrin e nje REPUBLIKE PARLAMENTARE, te votuar nga 1000000 shqiptare.

    26. Zef says:

      Ne radhe te pare mbaj gojen dhe shih fjlorin se me ate flalor fyen nje milion shqiptare.E dyta meso se ne republikat presidenciale presidenti zgjidhet drejt per drejt nga populli dhe ka funksion ekzekutiv. Tek ne Ai zgjidhet nga Parlamenti, pra ne jemi Republike Parlamentare.

    27. Albogentivlora says:

      O Safet o gje e trashe! Republika presidenciale vdiq se bashku me Sali Berishen kur e zbun ne 97. Jemi republike parlamentare dhe jo presidenciale. Po ku di gje nje injorant si puna jote.

    28. N Shabani says:

      Safet nga e gjete republike presidenciale ti, se ne jemi republike parlamentare dhe presidenti eshte vetem nje kukull atje, pastaj ai kukull ka qene nga Berisha kurse tani po nuk punoj drejt nuk e ka te gjate se shkarkohet edhe me 71 vota dhe jo me 84 sa i ka mazhoranca e sotme. Shume mire do te bente mazhoranca e sotme qe ta hiqte kete matrapaz qe edhe tani qe iku berisha ai instaloj korrupsionin ne KLD duke emeruar gjykatesit e korruptuar ne gjykaten e apelit. Me kete ai e vulosi shkarkimin e tij, ne rreze te veshit e ka.

    29. sensi says:

      me ate president qe kemi eshte mature shume mire rama.. doja shkuli veshin edhe nishanit presidentit kukull..
      o safeti qenke i trash fare mbaroi festa koken poshte tani se fillon puna ne shtator

    30. Muhamed says:

      Per sqarim Safet, padashur te perzihem ne komente politike pasi nuk me intereson aspak, por Shqiperia nuk eshte Republike Presidenciale, eshte Republike Parlamentare, Presidenti zgjidhet nga Parlamenti dhe Parlamenti zgjidhet nga Populli. Faleminderit.

  2. myzeqari says:

    Ore po ka zot hauri tani nuk eshte me si hani Stavros qe dikush vete merre nje bot me nafte ne Ballesh se ka thene Kulicaj, nje tjeter vete merre nje trajler me krome se ka thene Shkelzeni, nje tjeter vete merre ushtaret komando i bene roje te dera e halese se ka thene Imami me Gjunkshin. Tani pyeteni bythen mire o Nishan leshi, o Llallo, o Full(a)han. Ndalu bek se ka hendek tani nese nuk doni te rrini me batanije ne dore tek dera e 329.
    O Nishan te jap nje keshille une si lal myzeqeje qe jam, jep doreheqjen o mavri me boje hidh ne vesh ndonje cik glase pate se mbase qetesohesh dhe rri ohoho se per gje tjeter sje ti.

  3. Ben Chicago says:

    Ky kujton se eshte Enveri,Zeusi,se do “shtyp” me dore te hekurt gjithe armiqte e Kllases.O gje e trashe nuk behet merak njeri se do behesh ti K/M,zbato kushtetuten dhe mos bej si i forte,,,Debil,nuk te pritet Sa te hypesh ne karrige.Coban!!

    1. KASOLLE says:

      Ο ben jepu ca leksione ketyre safeteve qe shkruajne ketu ne mbrojtje te baces se u nxoren bojen fare.Ka 8vjet qe punon ne shtet dhe nuk e di se jemi republik parlamentare.Ti duhet ta dishe,se ti dukesh me i zgjuari i ketyre budallenjve te baces.

    2. Tironci says:

      gjalle je chikaleshi? thashe se ia hoqe vetes… shyqyr qe je mire mbahu dhe pak andej nga chikar(g)o….

    3. plaku says:

      Ben gam gami,
      Jam kurjoz te di se cfare supe do te hash mbas 6 shtatorit. Te fala nga ish sekretari i PPSh i organizates se fakultetit te drejtesise shokut Sali Gomar Pasamar Berisha, babai yt Politik.

    4. prec ulaj says:

      Ne hoqem cobanin dhe vume nje qytetar. Ate qe hoqem po deshet merreni ne Bathore, para se tua marrin Serbet ta strehojne ne Beograd.

  4. ATDHEU says:

    Ben Chicago, bravo e shfryve dufin.

    Rama, ka te drejte te jape mesazhe per qeverisjene ardheshme. Te presimdhe te shikojme nese do te beje shtetin apo do luftoje te mbaje pushtetin, populli me pas e ka ne dore te nderroje timonierin. Shpresojme te jete kjo e para, te behet ky shtet pasi skemi ku shkojme, Atdhe tjeter nuk kemi.

  5. Qytetari says:

    Ore lerini pordhet lart e poshte,Populli e dha verdiktin e tije,car dreqin doni me?

  6. ILI says:

    Ben Chicago dhe Safet. Tani kryeministri i Shqiperise dhe i shqiptareve, eshte Edi Rama. E dime qe nuk ju besohet, por tani jemi tek here ta hipa, here ta hipa. Hajt, beni gati plackat dhe o burra, ikni nga zyrat.

  7. Parrucjani says:

    gazeta e ps lajmeron si dikur ne komunizem , qe diktatori ishte i plotfuqishem , partia drejtonte vendin ne gjithçka , me te vertete ky eshte kryetare i ps ish komunistave po sistemi eshte tjeter kete duhet ta dije halabaku .
    Duke marre shkas nga nji akte moral i nje qytetari Gjerman qe vjen mbas 70 vitesh dhe kerkon Falje per krimete te jatin ne masakren e Gjermaneve ne nji fshate ne juge , duhet dhe rama te kerkoi falje per krimete e te jatit qe me firmen e tij u var e POETEIT Hivzi NELA nga kuksi ne vitin 89 , kur ishte ne presidiumin e kuvendit dhe ka firmose per varjen e POETIT dhe te kerkoi falje ne emer te PS ish partise komuniste me emer te ndryshuar ne kongersin e fundit te partise se punes per , mijra te pushakatuar ,mijra te burgosur,mijra te internuar dhe te vdekur ne kampet e shfarosese komuniste , ky eshte nje akte normal qe duke pare qeqytetari GJERMAN BANI KETE AKTE MORAL duhet dhe rama da beje nji te tille.

    1. Horri i Bulevardit says:

      Parrucjan pis, Havzi Nelen e vrau Ramiz Alija, Ramiz Alija qe vuri pikerisht Sali Berishen kryetar te PD-se.
      Por mos ki merak se prokuroret dhe gjykatesit e Saliut ja kae kaluar rregjimit te Enver Hoxhes dhe kane vrare dhe prere me keq se komunizmi.

    2. Arturi says:

      Te ishe ti dhe katra-gjyshi sa 10% e Edit apo babait te tij te nderuar, do te ishit me fat! Por ja qe nuk jeni!
      Vazhdo lexo veprat e katra-gjyshit!

  8. doda says:

    o ben bathorja si nuk u lodhe tu shkrujt idjotesira,e kishe ngatrru me veten edin mor coban faqekuq i dhjere,ti re nga malet me kopen e dhive ne bathore.

  9. Lenini says:

    E ke mbare,mos zhgenje 80% te popullit qe te votoi.
    Mos u merakos se Saliu po shkateron ekonomine.Vetem nga gjykatesit e koruptuar,e prokuroret ke aq euro sa te fillosh per se mbari punen.Jane me miliona grabitjet e vetem sektorit te drejtesise,hetoi,konfiskoi se jane para te vjedhure dhe siguron fonde por dhe drejtesine e ve ne rruge te drejte.Pastaj kur te fillosh me ministrat,e pushtetaret do grumbullohen aq shume pasuri sa populli do shohe,ndryshimet ne spitale,ne shkolla,ne rruge,ne mireqenie.Pasurite e Saliut,te Mediut,te A.Imamit.Genc Rulit jane te jashtzakonshme,prandaj kete ruge ndiq,ke nje popull qe po pret te mare gjakun e djersen e grabitur.

  10. semi says:

    O Safet, kemi qene republike Berishiane, por do shkulet nga themelet.

  11. tironsirefugjat says:

    Lere Edi lere ti nxjer gjith jeniceret nga “brimat” qe te dish ke te qerosh kur te vi shtatori ! Don si Bonaparti te rimbledh forcat per nje “betej” te re por lere se keshtu po i kruhet vet by….E ben qe kur te vi shtatori te te krahasoj me vehten per cka do besh qe te hedh helmin e pakenaqesis e te destabilitetit ashtu sic ka ber gjithmon ! Ky lloj diktatori qe nuk priste kte humbje spektakolare, nuk nguron te sjell gjemen me cfardo ruge qe ndjek nje sadist viktimen Mos hesht dhe mos nenvlefteso levizjet e tij se cdo dit e me shum po percepton ate qe i ndodhi Do ver ne levizje kulisat e si puna e atij b..q…Kacit qe te pengoj qellimin e te mos ler te qet njerzit te shohin pasqyren e veprave te tij se vetem keshtu ai i shpeton nje llogarie te mundshme qe duhet te jap per ato cka ber !Ti i urove nje jet te qet e te lumtur private por ai do te kthej pergjigje me vepra !

  12. Skela says:

    Mire ju a bere ketyre plehrave qe katandisen kete shtet si trupe komedie me ne krye kete mustaqe-seksin.

  13. ADN 100% SHQIPTAR says:

    HAAAHHHHAAAAA sa kenaqem kur lexoj komentet e ketyre ‘boleve’ te pd-se. JENI KREJT TE PARASHIKUESHEM, JENI EDHE TE C’MONTUR TANI, NUK KENI RREZIK SHPERTHIMI!!! Po rrini urte ore se akoma nuk ju kane heq nga puna… dhe ka shume legena qe punojne ne administrade, ambasada, misione ne BE…. mbaruat, ju erdhi fundi o funderrina te Shqiperise!!!!!!!

    P.S.
    Shkoni dhe futuni nga keni dale….. ose ‘varuni’ ke palma e KM bashke me mesilen e pd-se!

  14. king says:

    Ja demokracia e bijve te bllokut ja nisen presioneve duke i paralajmeruar dhe Presidentin Krye Prokurorin dhe Gurvenatorin /Kjo eshte demokraci o beni si them une dhe cfar du une ose do ndershkoheni,pra kryediktatori mundohet kap te gjitha institucionet

  15. kameniku says:

    o ben c,kuksi,berisha u la uraten
    radhen e ka kapteri
    sa per kushtetuten mos u bej merak

  16. nastradini says:

    EDI RAMA ME NE FUND ESHTE FUTUR NE SHINAT E DEMOKRACISE DHE I DHA MILETIT NJE MESAZH PARIMOR.

    Me ne fund Edi Rama degjoi apelet e panumerta te nastradinit, por edhe pritjet e miletit qe i dha voten e tij ne 23 qershor. Edi Rama eshte nje djale i mire dhe me shpirt te bute, por kjo ne xhunglen berishiste komentohet si dobesi dhe frike ndaj kundershtarit, prandaj apeli i vazhduar i nastradinit per Edi Ramen si LIDERI i shpreses dhe i ndryshimit ka qene: “Mos u ligeshto o Edi Rama, por komando me grusht te forte, se DERRI enverist qe ke perballe ka nxjerre dhembet per te kafshuar. DEMONET do te akuzojne per stalinist, per enverist, per komunist, ti more Edi Djali mos u ligeshto dhe mos u zbyth nga kauza e shpetimit te Vatanit ne kete moment kritik. Do te shajne nga nena, nga baba, do te bejne drogaxhi dhe nudist, por ti more Edi Djali mos u ligeshto dhe mos u depresiono nga ujqerit e Saliut, se mileti qe te dha voten po pret ndryshimin e premtuar. Bjeri me grusht tavolines o Edi Rama dhe mos pyet asnje njeri deri sa te kesh futur shtetin mjeran shqyptar ne shinat e Demokracise dhe meso nga Kroacia dhe vendet perreth per ndeshkimin e pushtetareve qe kane abuzuar. Denoji kriminelet o Edi Rama pa ngurrim dhe pa medyshje sepse Bota e Civilizuar do ta mirprese dhe pershendese ndeshkimin tend per vrastaret dhe kusaret e popullit”. Ne studion TOP STORY o Edi Artisti fole gabim dhe i dhe mesazh te gabuar Saliut dhe bandes se tij per te organizuar REVANSH si ne 97-n. Sokol Balla gjithashtu foli si nje dallkauk diletant mediatik duke e shpallur Saliun si burre shteti qe ka bere historine e ventit tone. Prandaj mesazhi i sotem e gezon shume nastradinin dhe shoket e tij qe nuk jane ithtare te PS-se se ndryshkur, por i perkasin mases gri qe eshte kunder Sali Vrastarit dhe kunder bandes se tij komuniste. Degjoje nastradinin o Edi Rama se ka vuajtur shume dhe ka pare shume ne jete, sepse ta do te miren ngaqe shikon tek ti o Edi Djali nje shprese per te futur shtetin ne shina normale gje e cila per momentin eshte imediate dhe nuk ka te beje me ngjyrat politike. Qe shqyptaret te mos konsiderohen nga Bota si njerez me bisht apo si nje fis afrike ZULU ne mes te Evropes. Prandaj edhe nuk reshtin keshillat dhe apelet per ty o Edi Rama ne faqet e TEMES por edhe ne gazeta te tjera. Si fillim duhet te detyrosh dordolecin e Saliut Adriatik Llallen te rihape dosjet e vrasjeve dhe vjedhjeve makaber te familjes Berisha. Nese nuk e ben kete gje do te thote se ky Kryeprokuror dordolec i merr urdherat diku tjeter dhe nuk vepron sipas ligjit dhe Kushtetutes. Me pas studioje studioje me jurstet e tu IMPICMENTIN ose largimin e kapterit Bujar Nishani, sepse eshte rezili dhe turpi i shqyptareve ne Bote dhe do ta kesh ferre ne kembe per cdo ndryshim pozitiv ne KLD, ne SHIK apo ne Gjykata. Ky debil servil i Saliut dhe i PD-se ka bere shkelje kushtetuese me thase dhe nuk do te jete i veshtire largimi i tij ligjor. Ne fund nje pershendetje te vecante nga nastradini eshte ideja per te rifilluar bisedimet me FMN-ne pse jo edhe me Banken Boterore, te dyja investohen kryesisht nga qeveria e SHBA-s, sepse vendit i duhen urgjentisht 1 ose 2 miliarde USD per te mbyllur brimat qe ka lene Saliu ne buxhet. Hiq dore sa me shpejte nga ZERIMET e taksave dhe tatimeve dhe kerko nga shqyptaret te paguajne te gjithe detyrimet ne shtet. Hiq dore nga ndryshimi i sistemit fiskal ne kete faze se eshte si te rrahesh uje ne havan, sepse populizmi nuk mbush arken e shtetit. Biznesit te vogel shqyptar nuk i duhet te mos i paguaj taksat, por i duhet nje popullate me fuqi blerese qe krijohet vetem duke rimekembur prodhimin dhe duke ulur papunesine. Taksa e sheshte 10 % eshte nje nga me te voglat ne rajon dhe nder vendet ish komuniste. Beji apel popullates per te shtrenguar rrypin se mileti do te te kuptoje. Kjo takse ne radhe te pare duhet te paguhet mblidhet ndershmerisht nga te gjithe dhe ne vitet ne vazhdim duhet te rritet gradualisht ne 15 % e me larte per te stabilizuar financat. Vetem atehere FMN-ja dhe Banka Boterore do te pranojne te ulen me qeverine tende o Edi Rama si partner i besueshem dhe do te financojne Shqypnine e vogel sa nje gogel ne harten e Botes. Po nuk e bere kete do te mbtesh gjithnje pas liste, sic ka mbetur Saliu ne mandatin e tij te dyte. Per te gjitha keto te duhet nje ekip inteligjent me shkolle perendimore dhe ketu eshte aftesia yte si LIDER per te bere zgjedhjen e duhur. Nje gje do te thote nastradini dhe do ta mbylle me repliken e tij: “Po e fillove mbare drejtimin e shtetit te tjerat ecin vete”, prandaj si fillim:

    MOS U LIGESHTO O EDI RAMA, POR TREGOJI DHEMBET “DERRIT TE PLAGOSUR” DHE BJERI ME GRUSHT TAVOLINES!

  17. valter says:

    Mire e ke ti o nastradin por puna eshte se shqiptaret skan rrip fare pasi kane mbetur edhe pa pandallona. Edi nese duhet te bej shtet duhet te filloj reformat qe beri qeveria e pas luftes se dyte boterore, dhe ky vend do pune vullnetare se ska lek ku ti marri. Dy gjera jane per te filluar punen, shtimi i prodhimit bujqesor qe popullesia te ushqehet ose te arrij autosufiçence dhe te filloj te ekonomizoj eurot qe futen nga jasht per te lare borxhet e ketyre vampirave 23 vjeçare.

  18. valter says:

    tregojuni vendin ktyre vampireve te pa ngopur berishiane

  19. esen says:

    Gjeja e pare qe duhet te bee koalicioni i majte eshte shkarkimi i Nishanit per shperdorim detyre, pastaj i Llalles per paaftesi. Do kritikohet ne fillim, por do te kete mundesi te beje reformen e duhur ne drejtesi. Sukseset qe do te sigurohen pas largimit te tyre, do te eklipsojne heqjen e tyre. Ndryshe deshtimi i Rames, prej sabotimit te tyre eshte i sigurte.

  20. Udheheqesi says:

    HA,…. HA,…. HA….. SAFET IDIOTI KUJTON SE JANE TE GJITHE SI AI E U THERRET IDIOT. O SAFET,MER MUNDIMIN E BEJ ZAMET ,SE ESHTE MIRE QE KUR NUK DI TE MOS FLASESH FARE NE KETE JETE .

  21. al says:

    Rama me takimet qe beri tregon ,se qeveria e re kerkon qe kur te marr pushtetin keto hallka te shtetit mos te pengojne artificialisht ate. sa per safeti ben qikagon shoh qe shUme komentues irritohen, eshte normale qe ne nje sistem shume partiak njerezit kane menyren e tyre te te shprehurit, gjithmone lidhur me interesin. Por ajo qe me habit eshte se politikanet e pd vazhdojne te merren me justifikime banale ,dhe jo me nje analize te mirfillte qe pse erdhi humbja katastrofale. Dy ishin shkaqet kryesore :qeverisja e saj si shpk e oborrtareve dhe largimi nga populli dhe hallet tij . Pd jetonte ne shqiperine imagjinare te sales dhe sahanlepiresve te tij. kulmi arrin kur olldashi i paralelizon pd me partine me te moraleshme. Olldash ,qe te fitosh popullin duhet te jesh transparent dhe te kesh moral, qe qeverise suaj i mungonte.Ndarja e pushteteve duhet te jete imediate, por jo te arrije deri aty sa te behen pengese per mire administrimin e qeverise. Nishanit, LLalles apo Fullanit ju be nje paralajmerim dashamires, duke i shtrire doren per bashkepunim. mos harrojme se jane 84 deputet qe mund ta cojne Nishanin ne noter ,lLLallen avokat dhe Fullanin tek shtate penxheret. ky i fundit me ato qe ka bo ,duhet cuar per ndjekje penale bashke me boden, sepse me urdher te berishes keta po e lene arken bosh.MOS HARXHONI KOHEN ME DYLBER SI SAFETI DHE QIKAGO.

  22. alban4eva says:

    eshte shume e thjeshte te kuptosh me cfare ke te besh ne PD. PD-ja ka mbledhur rreth vetes gjithe llumin dhe plehun e Shqiperise. kjo duket edhe nga komentet e tipit Safet, Ben pordha, etj etj.. nuk ka ngelur me hajdut, kriminel, injorant, ordiner, llum, pocaqillek pa u bashkuar me PD-ne.. keshtu qe mos prisni asgje nga kjo force politike, sepse mund te konsiderohet pa frike parti e vdekur, jashte loje..

  23. muzapopullore says:

    Ed Rama, brenda shtatorit Bujar Mehmeti ne Kemp dhe te mbaje rradhen si gjithe kempistet e Shqiperise per te marre kempin (nese i takon me komision mjekesor) Shteti quhet shtet kur mbahet mend si per mire si per keq. Ky mjeran (bujar mehmeti) tju nenshtrohet komisioneve si gjthe te tjeret duke mbajtur rradhen. Kuptohet qe ndonje lehtesi mund te krijohet nga sherbimet offline te Odeta Mehmetit (Nishanit) psh pagesa kesh apo ne natyre mgjs keto te fundit, pra pagesat ne natyre, veshtire se jane te pranueshme ne tregun e Kemp (treg tashme i konsoliduar me 15 deri 20 vjecare) nderkohe qe Odeta vazhdon me breke leshi….

  24. salo says:

    po astu eshte,i perzume ca ministra hajdute si Haxhinasto&co dhe tani do ti zevendesojme me ministra te ndershem Haxhinasto&co.

  25. gjeramadhi says:

    o safet o koqe gomari , mos fol me le koqen e namit , nuk di c’far republike jemi , i shihni kuadrot e salessss

  26. gjin says:

    Lene qeverine te punoje
    Ka vetem hajdute legena qe dun vetem burgun si
    HAJDUTI Xhemal me sekseret, qe u vjedhin ushtareve 7000 dolloare. Bravo ambasada amerikane qe e zbuloi ne diell hajdut xhemal gjunkshin

  27. demokrati fillimit says:

    Edi Rama eshte shpresa e vetme e ketij populli, por ka shume pune e spastrime per te bere qe cenojne imazhin dhe interesat e PS dhe mbare shoqerise, ai me te drejte flet per ndertimet,psh, pa leje e ne kundershtim me ligjin, por ne lujlishten perrball kinoteatrit ne vlore me kryetar socialist po ndertohen pallate, besimi popullit eshte aq i madh te Edi Rama sa thuhet do ti prishe keto ndertime, mbetet per tu pare,me gjithe besimin apsolut te Edi Rama, te shikojme si do veprohet.

  28. XHINO says:

    prandaj sberiperpara ky komb se qeveriseshe nga ca qelbanike si puna e SAFETIT DHE E SALI BABAJT DHE 40 AJDUTERVE

  29. arberi says:

    o komunista dalloni se me sa pa durim po e priteni diten me ardh ne pushtet po populli shqipetare kete gjell ka gatuar kete te haje ju them qe un jam democrat edhe democrat do vdes jo si ju lalucet ju them ju q……….. ropt sa her ta hapni gjen per neve

  30. tomorri says:

    Edi Rama siç e kemi thekesuare edhe shume here te tjera ti nuk dole rastesishte ne skene ty te thirri koha dhe kete e dine shume mire shqipetaret si ne kohet me te lashta per kete komb ka nje preçedent interesant kur çfaqet ne momentin e caktuare qe ka shume vlere dhe mund te krahasohet me floririn.Mbas skllaverimit total per 23 vjete nga krye maloku Salio Ram Berisha vjen nje dite dhe po ky popull po ky komb merr fryme lirishte,kjo eshte dhe magjija e mbijeteses se ketij kombi.
    Portreti jote merr forme te plote kur fitorja jote te vertetohet praktikishte mbi keta bisha te kombit duke ja u futur turinjte ne mut se atje e meritojne dhe kete ata ja kane bere vetes jo se do tu beshe ti diçka ne kundershtim me ligjet se asnjeri ate nuk e deshiron.
    Me ty Edi Rama nuk jane nje miljone shqiptare por gjithe shqipfolesit ne mbare boten perjashtu ate 10% qe ne i kemi krahasuare me plehra se te tille kane lindur dhe ata nuk i duhem kujte se kudo biene ere te rende.
    PERPARA EDI RAMA K/MINISTRI I VERTETE I KOMBIT SHQIPTAR.

  31. Arben Askushi says:

    Ja, pra kesaj i them demokraci une – hem te thuash jemi Republike Presidenciale hem te shash ata qe nuk e dine kete “fakt” si injorante, hem te besh tatuazh salehun ne byhe a ne mendeje a ku di une dhe ne fund te fundit hem te mos te te mbyllin ne spital si i goditur. Rrofte demokracia :-DD
    Vecse nje turp duhet lare dhe sqaruar – per te gjithe ata atdhetare te Kosoves qe lexojne (se Shqiptaret e Shqiperise e dine shume mire) Demokracine ne Shqiperi nuk e solli as Saleh Tradhetari as Fatos Greku e as ndonje i panjohur, por Populli Shqiptar (packa se ne Popull bejne pjese edhe Ben Chikago e Safeti – skane faj qe mbrojne Tradhetarin ne kembim te ndonje kocke te pamerituar qe u ka hedhur Salehu .. se domosdo, Salehu e kishte prone te babes Albanistanin, ishte vet Zot e vet shkop …)

    BURG BURG BURG – po vjen era BURG

    Pershendetje dhe pa replika se nuk ja u kam ngene

    1. bishtqeni says:

      LODRA SOT E KISHTE EMRIN SAFET. A E BINDET DOT? NJE SHPREHJE INDIANE THOTE “NESE DONI TE REFORMONI NJE NJERI, FILLONI NGA GJYSHJA E TIJ”. PO SAFETIT I KA VDEKUR GJYSHJA, TANI SI I BEHET?

  32. georges says:

    OR SAFET jemi republike parlamentare or legen, dhe ai prtesidenti ulok eshte i partise demokratike apo me mire i sali berishes. ke qejf ta shash edi ramen shaje por gjej nje arsye me te forte jo ate te presidentit te gjithe popullit ai eshte presidenti i Familjes berisha, keshtu qe do te iki nje dite me hir apo me pahir…..gallate e madhe do jete ajo dite or safet “trimi” apo Safet legeni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje