Ka shumë njerëz që pyesin se përse ka kaq pak denoncime për mjekim të pakujdesshëm, ndërkohë që rastet që qarkullojnë janë të shumta.
Megjithatë të dhënat tregojnë se shqiptarët kanë nisur të shtojnë numrin e denoncimeve ndaj mjekëve.
Siç raporton e përditshmja Panorama, gjatë këtij viti janë dhjetë denoncime ndaj bluzave të bardha për mjekim të pakujdesshëm.
Prokuroria ka vendosur që të nisë hetim penal për nëntë raste. Nga këto dy raste janë mjekime të pakujdesshme që kanë sjellë vdekjen.
Një prej tyre është vdekja e djaloshit Denis Almadhi, ndërsa rasti tjetër bën fjalë për italianin Luca Olivotto, që vdiq pas një kure për kancerin.
Ndërkohë, në pesë vite, ka vetëm gjashtë bluza të bardha që janë gjykuar për mjekim të pakujdesshëm dhe vetëm një mjeke ka marrë dënimin.
Bëhet fjalë për mjeken Fabiola Agastra, e cila akuzohej se në vitin 2009, si pasojë e një injeksioni nga ana e saj, një vajzë 5 vjeç humbi ndjeshmërinë në njërën këmbë.
Ajo është dënuar me një vit burg./ep
E “gjora” doktoreshe, s’duhet te kete pasur sasi te mjafueshme graso per te lyer rrotat e qerres,
Mirekuptim te plote per dhimbjen e vogelushes dhe te familjes
ej ju qe pregatisni lajmin informohu me mire para se ta shkruani , personi ne fjale se pari ka qene nje punonjese shume e afte kur ishte ne detyre dhe eshte denuar me pa te drejte me heqje te drejte per te ushtruar profesionin e jo me burg, dhe tjetra pasaktesi nuk ka qene me funksion mjeke por infermiere,