TemA TV/ Rama-Berishës: Ndal marrjen e vendimeve (VIDEO)

5 Korrik 2013, 14:32Sociale TEMA

Kryeministri i ri, Edi Rama, ka kërkuar nga paraardhësi i vet që të ndalë marrjen e vendimeve, pasi ato nuk do të njihen.

“Jam i detyruar t’u bëj thirrje të gjithë subjekteve që të mos vazhdojnë bashkëpunimin me këtë qeveri, pasi ne do jemi të rreptë me çdo produkt të bashkëpunimit të subjekteve private me qeverinë pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Është e pamundur që një qeveri e ndëshkuar nga populli të vazhdojë sikur s’ka ndodhur asgjë dhe të marrë vendime mbi pasuritë kombëtare për çështje për të cilat u ndëshkua me votë,” tha kryesocialisti Rama gjatë një deklarate për shtyp, me rastin e mbajtjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së.

Deklarata e Ramës vjen pas mbledhjes së qeverisë ku u miratuan rritja e pagave dhe pensioneve dhe pas mbledhjes më të fundit atë të Këshilli Kombëtar i Territorit ku u miratua plani kombëtar sektorial për gazsjellësin TransAdriatik, si dhe lejet zhvillimore komplekse për ndërtimin e disa hidrocentraleve dhe disa plane të përgjithshme vendore.

Sakaq, Rama ka thënë se Shqipëria me votën e 23 qershorit i ka ngarkuar një përgjegjësi të madhe të ndërtimit të shtetit modern.

“Askush nga ne nuk e priste këtë rezultat. Të gjithë besonim tek fitorja, por askush nuk e mendonte se fitorja do të ishte kaq e thellë dhe shqiptarët do të na ngarkonin me një përgjegjësi kaq të madhe. Ne kemi lexuar me shumë vëmendje rezultatin dhe se çfarë mesazhi kanë dashur shqiptarët të na japin.

Në këndvështrimin tim, kjo fitore është shumë e qartë. Nuk është një votë për të ndryshuar qeverinë, por për të ndryshuar rrënjësisht të gjithë Shqipërinë. Këtu shqiptarët na kanë vënë përballë një sfide të madhe, që duhet ta bëjmë së bashku me shqiptarët. Do të fitojmë së bashku sfidën e jashtëzakonshme të qeverisjes, përmes vlerave të programit që tërhoqi shqiptarët tek kjo parti”, tha Rama.

Ai tha se auditimi ndërkombëtar i sistemit shtetëror të vendit, krahas angazhimeve të marra në fushatën elektorale, do të jenë prioritetet e para të qeverisë së re.

“Auditim ndërkombëtar të të gjithë sistemit të funksionimit të shtetit shqiptar, duke filluar nga auditimi i financave të Shqipërisë dhe i të dhënave të ekonomisë shqiptare brenda këtij viti, që mund të nxjerrë të dhëna drithëruese jo vetëm për ne, por për gjithë komunitetin ndërkombëtar, si komunitet politik dhe si komunitet sipërmarrës, por është një proces i domosdoshëm dhe është kthyer në një model suksesi në Sllovaki. Me shpejtësi të reformojmë dhe të transformojmë administratën fiskale dhe të ndryshojmë gjithë sistemin e menaxhimit të doganave dhe të taksave,” tha Rama.

Rama i kërkoi Asamblesë Kombëtare dhe strukturave të partisë në bazë ndërtimin e një regjistri për të evidentuar të gjitha kapacitetet njerëzore që do të kontribuojnë në qeverisjen e vendit:

“Duhet të vlerësojmë çdo kontribut mbi bazën e meritës ne duhet të kërkojmë më të mirët, më të talentuarit, më të zotët, ashtu sikundër duhet të respektojmë çdo zotësi, ndër ata që nuk na kanë votuar. Ne duhet të jemi garantë të vazhdimësisë normale të jetës, çdonjëri nga ata që sot me rrogën e këtij shteti dhe është aty sepse mund t’i shërbejë më mirë se të tjerët, këtij shteti dhe qytetarëve të këtij shtetit. Parafytyrimi i një shtese politike, që i zhduk të gjithë, siç i zhduku të gjithë kjo qeveri, do të thotë të përfundosh më keq se nga sa përfunduan ata”.

Rama tha se PS duhet të vijojë të hapet, ndërsa menjëherë pas krijimit të qeverisë së re duhet të bëhet transparenca e shpërdorimit të pushtetit.

“Ne duhet të bëjmë transparencën e plotë të shpërdorimit të pushtetit. Çdo drejtues që ka bërë presion mbi rrogëtarët e shtetit duhet të përgjigjet. Kemi premtuar ti japim fund historisë së mësuesve, mjekëve e infermiereve që dhunohen psikologjikisht për t’u bërë palë me pushtetin. Ne do ti mbajmë këto premtime. Kemi premtuar që nuk do të ketë më kryeministër që u kërkon fëmijëve bashkëpunim për të shpëtuar nga opozita. Por nëse ne harrojmë të ndëshkojmë jo penalisht, si kulturë shpërdorimin e pushtetit, ne vetë do të bëhemi shpërdorues të pushtetit. Kjo do të na çojë drejt një ndëshkimi si ai që pësoi pala tjetër. Ne duhet të vijojmë hapjen e PS. Ata që kontribuuan për fitoren ne do t’u krijojmë mundësinë ta gjejnë hapur derën tonë. Ne nuk mund të përsërisim gabimet e kundërshtarit. Mjafton të jemi realistë për këto gabime dhe kemi bërë gjysmën e punës. Duhet t’u krijojmë mundësi reale atyre që jetojnë jashtë, të japin kontribut në këtë vend. Kanë ardhur si asnjëherë tjetër në këto zgjedhje, na kanë mbështetur. Sot nuk jemi në fushatë, por Shqipëria është buzë një gremine. Çdo vazhdimësi në sjelljen politike, në metodologjinë e qeverisjes është kthimi drejt zhvillimit. I kemi të gjitha mundësitë, ne kemi njerëz të jashtëzakonshëm. Shqiptarët e zakonshëm presin nga ne në radhë të parë që t’i trajtojmë si njerëz, jo si zgjedhës. Këtu mund të bëjmë diferencën, përndryshe do t’u japim të drejtë atyre që mendojnë se këtu asgjë nuk ndryshon, se këtu të gjithë ata që premtojnë, pasi të marrin votën vazhdojnë të njëjtin avaz”, tha Rama.

Në fund Rama i propozoi Asamblesë përfshirjen në kryesinë e PS-së të Taulant Ballës, pas fitores së jashtëzakonshme në Librazhd falë punës së Ballës, kërkesë që u pranua me unanimitet./b.l

26 komente në “TemA TV/ Rama-Berishës: Ndal marrjen e vendimeve (VIDEO)”

  1. Vlora says:

    shqiperia eshte miniere.

    kur ariti ti rezistoje ciklonit 8-vjecar qe shkaktoi berisha-meta,edhe ketyre 2 muajve do tu qendroje ne kembe.

    plaku i rjedhur skalon dot kollaj tek tespijet.

    1. Alma says:

      Po cte beje Saliu aman, grahmat e fundit po i kalon duke brockullitur vendime pa lidhje qe te thote me demek qe po bene pune ne 2muaj qe si ka bere per 8 vite!

      Aman te shpetojme edhe dy muaj nga ky horr qe na shkaterroi!

      1. papi says:

        turp i madh se po i jep leke pensionisteve

    2. besnik says:

      Berisha po merr cdo vendim ne kundershtim me vullnetin e popullit. populli me 23 qershor vendosi qe te largoje kete njeri per shkak te politikave komplet idiote.
      Sali ik se tu thyne turinjte me 23 qershor.

      1. Alban says:

        Saliu po ben cdo gje qe tia leje Rames qeverine me arken bosh fare qe ai te mos kete fare mundesi per te ndermarre reforma dhe qe populli ti ngrihet kunder per shkak te mosmbajtjes se premtimeve ne kushtet e pamundesise financiare.
        Por ky eshte nje plan qe populli i dha nje shkelm dhe e hodhi ne plera me 23 qershor.

        1. jo me skllav says:

          Qellimi I Berishes nuk eshte reformimi i PD, sepse deshi ai qe e solli ne kete gjendje.
          Asnjehere nuk ka bere opozite normale. Ka ardhur e riardhur ne pushtet nepermjet dhunes, shkaterrimit dhe vjedhjes se votave. Ai do te krijoje nje mburoje ndaj ligjit dhe ndeshkimit te tij. Prandaj bastardet e tij te preferuar ne te ashtuquajturen PD po i thurrin deterambe: thesar historik i PD dhe Shqiperise post komuniste, burre i shquar i kombit…e te tjera qe te hapin barkun. Duan te thone qe mos e prekni se ne sapo e shpallem me te c’muarin shqiptar. Ai e shkaterroi PD dhe te djathten, sepse ai ishte misioni i tij.
          Qellimi i tij nuk eshte mbajtja e premtimeve, por lenia e arkes se shtetit jo vetem bosh, por te fundosur ne gropen me te thelle. Toke e djegur pas tij. Qe te mos kene kohe te merren me te.
          Por harron nje gje qeni historik Sali dhe shpurra e tij: populli tani kerkon rilindje, por kerkon ne rradhe te pare drejtesi. Duhen te qetesohen miliona shpirtra te lodhur shqiptaresh nga terrori psikologjik dhe ekonomik i berishizmit.

      2. papi says:

        po beri te tilla gjera mos e lente kurre pushtetin

  2. safeti says:

    Ore gomar ka nje kushtetut vendi. Qeveria funksionon dhe mer te gjitha vendimet qe ka ne kompetenc. Mos u cudit dhe inatos tani se do te bier te fiket nga vendimet qe do marrim ne gusht. Perpara!

    1. enea says:

      Ashtu?? Kur nje qeveri humb ajo nuk ka asnje funksion vecse qeveri teknike duke pregatitur tranzicionin.

      Vendimet nuk mund te merren me qellim boshatisjen e arkes se shtetit.

      1. papi says:

        popullit po ia jep apo jo

  3. mali says:

    Zoti Rama meqenese thoni se e keni lexuar me shume vemendje rezultatin, atehere e dini mire se shqiptaret kerkojne te shkoje para drejtesise KUSHDO qe ka shkelur ligjin. Nuk eshte hakmarje dhe as transferim i forte i pushtetit. Ky pervers ka humbur dhe perseri ben te fortin, mereni me mend te kishte aritur te vidhte zgjedhjet dhe te ishte perseri qeveri.
    Kryeministri i Kroacise u fut ne burg dhe europa nuk e ndeshkoi por e vleresoi dhe e futi Kroacine ne BE.

  4. skela says:

    O Rama nxirre jashte loje PD ne sepse nuk jane opozite reale. Opozita e djathte eshte FRD ja. Mos u trego tolerant me Saliun dhe mos ki meshire sepse nuk thyen as rregull moral as ligjor. Ne te zgjodhem qe ta ormisesh ne zyrat e 313. pa te drejte leje dalje.

  5. mira says:

    Bravo safet,ke bere perparime, paske mesuar fjalen kompetence, urime!
    Tashti shko futi nje tas fasule se te ben mire te lirohesh.

  6. Drini says:

    Nje nga aresyet qe perse ky popull i tha ndal kafsherise Berishjane eshte jane edhe dufi qe ka ky popull me rracen e Safeteve,qe e quajne se Shteti eshte formuar nga kryekafsha Berisha.lerini interpretimet or rrypa se nuki jemi ne kohen e bajraktarizmit,hiqni çizmet e rregulloni te ecuren neper tretuare si shenje e pare drejt qyteterimit.Mos t’ju shkoje mendja se po te beheni me kompiuter ne dispozicion keni zhdukur bishtin qe ju dallon nga ç’do qenie tjeter neper rruge edhe sikur nga brapa po t’ju shikosh e jo me perballe.Poshte diktatura e tarallakeve.

  7. TROJA says:

    Do vazhdoje te te shkateroje edhe duke vdekur i nderuari zoti Rama.Atij nuk i thuhet pleqeri te mbare si i thate ,por i thuhet ligji nuk do te kurseje as kryeminister,as minister,as drejtor drejtorie e as nenpunesin e thjeshte ata qe kane vrare,grabitur dhe shkateruar ekonomine.
    Populli do drejtesi,o thoja qe ta kuptoje Saliu dhe te tijte ose dorezoje pa e mare sepse po tallet ai dhe grabitesit e djerses dhe gjakut te popullit,dhe duket se asnje gje nuk ka ndodhur.Milionat e eurove po fluturojne ne gjithe boten ju i ledhatoni.Te kemi dhene te gjitha te drejtae e ligjit,te gjitha votat qe te ndryshosh ligjet,mos u tall.por paralajmeroje se edhe ne Mars ti dergojne eurot e grabitura ato do ti dorezohen popullit.Kete deklaro… po pret nje komb….

    1. papi says:

      do ti bej respektin e radhes se po te ishte per te futur ne burg e kishte radhen edi me bashkin e tij te famshme mister 20% u harrua keshtu ti popull qepe te thote mos derdellis kot se nuk di gje cfare bejme ne .vetem kete radhe ps mesoi me shume genjshtra se tjetra

  8. Askushi says:

    Ha ha ha!Tani po qe jemi nje vend me ‘Demokraci te Zhvilluar’;Kemi Qeverine hije(kruesuar nga Rama)dhe Qeverine ‘Reale’, ne pushtet(kryesuar nga Berisha)!!
    Absurdi shqiptare ‘surprizon’ c’do dite e me tej!!

  9. Sali Serbi = SS (Sigla demaskuese e Sali Berishes) says:

    Ore SAFET, o qen i ndyre qe je mesuar te jetosh vetem me kocka.Per çfare kuvendi e ke fjalen mor klysh i Saliut, per ate kuvend qe eshte bere si kazinote e montekarlos ku msyjne kurva si xhozi dhe lamash si Sala yt.Ku dreqin i mesove keto fjale mor letyre, ke bere ndonje kurs 6 mujor ti, se ska mundesi te perdoresh fjale te medha , vend e pa vend.Ik mor zvaranik, mos u bej i gjalle se do ikesh per lesh po u identifikove dot. Ti smund ta kuptosh se ku i ka vajtur popullit thika se po ta kuptoje nuk merrje guximin te shkruaje as ne menyre anonime.Paç fatin e Sales dhe te familjes se tij. Ky eshte urimi me i mire qe mund te dergoj ;o funderine. I lutem moderatorit, ta pranoj shkrimin , eshte thjesht nje replike me ato fjale qe shprehet Safgeti.dhe nuk ka pse e suprimoni pergjegjen time.

    1. papi says:

      ka ardhur iliri prandaj nuk jeni me qene te ndyre ju te ps

  10. Sali Serbi = SS (Sigla demaskuese e Sali Berishes) says:

    O Edi Rama, me vjen keq qe po ta them por ngele axhami ne politike edhe pse punetor i madh. Germadha e Sali serbit mund te rij edhe 100 vjet ne kembe, ashtu si renoje, dhe po nuk e shtyve do ta riparojne letyrat e tij. I duhet dhene shtyma nje ore e me pare. Leri formalitetet po ngri zgjedhesit se ata jane forca jote. Ndryshe do ndodhesh para te papriturave qe Saliu eshte gjithmon i afte te organizoje.çdo dite e tij ne pushtet ndjell zi per Shqiperine dhe per popullin. Ai po fsheh gjurmet(tamam siç fshehu gjurmet e 21 janarit)ai po thur nje rrjete te re ku parashikon te te zere ty me gjithe axhamite e tu. Ai ka ustallare nga pas organizata antishqiptere te sprovuara dhe me eksperjence ne poshtersite e tyre.Ti duhet ti pergjigjesh me pervojen e luftes se brezave te heronjeve te atdhedashurise ndryshe e ke luften e humbur (ne se je i perkushtuar per kete lufte, siç paraqitesh neper podjume)

  11. Shqiperia says:

    RAMA DUHET TE JETE I NDERGJEGJESHEM QE PD HUMBI
    SEPSE POPULLI ISHTE I PAKENAQUR NGA NIVELI I JETESES
    NEQOFTESE RAMA DO TE HEQI KETE LIGJ NE SHTATOR PER ARSYE
    SE NUK KA PARA ,POPULLIT NUK I VJEN ASPAK MIRE .
    MENDOJ QE CFARE ESHTE POZITIVE NGA AJO QEVERI ,LE TE
    QENDROJE ASHTU SI ESHTE DHE CFARE JANE PA REALIZUAR ,DUHET
    TI PLOTESOJE QEVERIA E RE. NUK DUHET TE BEHENI INATCINJ PER TE
    MIRAT E POPULLIT. POPULLI PRET AKOMA RRITJE RROGASH DHE JO ULJE .
    NEQOFTESE QEVWRIA E RAMES E FILLON KEQ ASHTU DO TE PERFUNDOJE
    FILLIMI I MBARE GJYSMA E PUNES..

  12. mimo says:

    akoma ka njerez qe e besojne ate!………..apo jan ata qe kan zhvatur ?!

  13. al says:

    safet suma ,nuk e njeh mire kushtetuten ,se po arrite te marresh vendime qe bien ndesh me ligjet e shtetit mban pergjegjesi ligjore. ai kingu yt, mire ishte qe keto vendime ti merrte me pare ,por jo tani qe iku, dhe me keto mend qe ka as ka per te ardhur ne pushtet. rama po e lajmeron, dhe te gjitha do kthehen mbrapsht, vendimet dhe njerez trapa si puna jote do vihen rresht te njohin rradhen dhe jo si deri tani qe keni bere cfar keni dasht. do mesoheni dhe ju trapat me ligjin.

  14. tironci says:

    o vec futeni mbas hekurave kete tribal mbasi te dorezoje pushtetin
    do pergjigjesh sali berisha per te gjithe krimet qe i ke bere ketij populli

  15. SH K O D R A N I says:

    Nuk kam pare, qe presidenti apo kryeministri ne largim, pasi qe te humbin votat, te bjene ndonje vendim te rendesishem pa konsultimin me liderine e ardheshem. M vete voten, populli i ka marre besimin. Veprimet e Berishes jane jashte prakses te shteteve demokratike. Por, cka din Berisha per demokracine. TYRP!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje