Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi, ishte në një takim me kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Pas takimit, Sequi tha se besojnë se do ketë tranzicion të qetë të pushtetit. Ai shtoi se janë shanset për të marrë statusin kandidat në dhjetor.
“Së pari unë dëshiroj të them se erdha në zyrat e LSI-së për të uruar z. Meta për fitoren e madhe në zgjedhje. Gjithashtu, edhe për të falënderuar atë për rolin e tij në promovimin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Është e vështirë që të mos bie dakord me fjalët aq elokuente që përdori z. Meta, sepse kjo është pikërisht ajo që në presim nga Shqipëria në mënyrë që të ecet përpara me sukses në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Pas këtyre zgjedhjeve ne kemi besim se do të ketë një tranzicion të qetë drejt pushtetit në mënyrë që të përqendrohet puna te axhenda e reformave të cilat janë të nevojshme për Shqipërinë. Jam veçanërisht i kënaqur nga përdorimi i fjalës “gjithëpërfshirje” dhe që është një fjalë kyçe. Sepse procesi i integrimit në Bashkimin Evropian është një proces i cili përfshin të gjithë vendin. Pikërisht nga ato elementë që përmendi edhe z. Meta. Të gjitha mundësitë për të marrë statusin e vendit kandidat janë aty për Shqipërinë dhe kemi besim se kjo do të jetë e mundur edhe në sajë të këtij angazhimi të ri,” tha Sequi.
Kurse Meta tha se mazhoranca do e përfshijë edhe opozitën në reformat që do të ndërmarrë.
“Ishte kënaqësi për të takuar sot Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë, z. Ettore Sequi dhe për të ndarë disa vlerësime për zgjedhjet e 23 qershorit. Me këtë rast unë shpreha falënderimet më të përzemërta për angazhimin e tij dhe për angazhimet e Bashkimit Evropian, të Komisionit Evropian, të Parlamentit Evropian, i cili ishte mjaft aktiv për monitorimin e zgjedhjeve. Sepse dihet që këto zgjedhje ishin një moment kyç për të ardhmen e statusit kandidat në Bashkimit Evropian të vendit tonë dhe unë besoj se falë shpirtit evropian të qytetarëve tanë këto zgjedhje dhanë një mesazh të qartë për të ecur më shpejt në rrugën e integrimit evropian të vendit ndaj dhe e garantova ambasadorin Sequi se do të vazhdojmë të punojmë akoma më shumë dhe akoma më ngushtë për të çuar përpara të gjitha reformat që shpejtojnë marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian. Pak javë më parë ne arritëm me konsensus në parlament gjatë fushatës elektorale të miratojmë tre ligjet edhe pse me vonesë. Tani besoj se është e gjithë mundësia për të krijuar një klimë me themele të qëndrueshme dhe afatgjata të bashkëpunimit dhe të gjithëpërfshirjes midis mazhorancës së re dhe opozitës së re. Është mundësia për të përfshirë në këtë proces reformash edhe shumë faktorë të tjerë të shoqërisë sonë, shoqërisë civile, grupet e interesit, qarqet akademike dhe universitare në mënyrë që këto reforma të fitojnë një temp të ri, por edhe të gëzojnë një konsensus sa më të gjerë shoqëror dhe politik,” tha Meta./ep
Ky eshte modeli i Fatosit, model i deshtuar.
@ V
Sakte, Lilo eshte Modeli i Tosit te Maries, por me shtremberime gjenetike te trasheguara nga geni dominant, shpellari ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/02/fatos-nano-uron.html
O Sequi pse nuk e pyet Meten per te verteten e videos se Dritan Priftit???? Hajt se kesaj i thone ikem nga shiu dhe rame ne bresher… Para se ta beni kryetar kuvendi Meten e fusni ne burg per disa vite …..
Beje 1 here “Google”,fjalen “i korruptuar” dhe shikoje se c’a pergjigje do te japi Google.
Google e ploteson kerkimin tat me emrin e Ilir Metes ne krye.
Edhe motori i kerkimit e din se kush eshte i Korruptuar…..lol
Fitorja e të majtës në përgjithësi nuk zbeh problematikën e rëndë ekonomiko-financiare, të cilën do të përballojë qeverisja e re që ndodhet përballë një sfide që nuk dihet se si do ta rregullojë me gjithë programin ekselent që ka përgatitur. Sidoqoftë prania e partive si LSI që kanë hyrë vetëm për të shqyer ndonjë kockë dhe të përlarë ndonjë tender, do ta vendosë këtë qeverisje në mëdyshjen e madhe:
Qeverrise se re nuk i mbetet gje tjeter vecse te rrezikoje bashke qeverrisjen me LSI apo të vazhdojë të ndajë pazaret me LSI e cila e ka provuar veten e saj si një shkatërruese e administratës dhe keqmanaxhuese me nam- nëpërmjet njerëzve jo-kompetentë që ajo vendosi gjatë qeverisjes me PD
Shoku Beqir ne nuk kemi dyshim qe do perfshiheni te gjithe me reformat
Opozite dhe pozite …ai eshte modeli me i suksesshem i juaj , nuk e quajme me model pragmatist …do e quajme model lavire ku ti ke te drejten e autorit !
Sekuiiiii ne nuk po na ze gjumi per statusin ,ne mezi po presim qe te na integroje Meta ne Europe …sepse ne fakt po funksionon shume bashkimi i juaj .Apo me nje status dhe ca miliona kta bejne si do ti ????
Eeee epo mire mire ….Rrrrrnofte HALEanca pragmatiste dhe se mos harroj rrnofte Europa ..sepse me kujtohet FISHTA ,si per dreq tani
Uh ! Europe ti kurva e motit
Qi i rae mohit beses se Zotit
Po a ky shejt i qytetnise
Me nda token e Shqypenise
Per me mbajt kelysht e Rusise ?
Sequi ka te drejte, kjo do ishte forma me e mire e qeverisjes dhe e konsesusit
Edhe 2 muaj do ti mbaj PD keta te vetet, se pastaj do ti zhdukin nga administrata hahahahahahah
Jam e bindur se vendit do ti behen ndryshime, duke mos harruar dhe faktin se qytetaret u kane besuar shume me nje diference te atill. Sequi gjithmone ka ditur me ke te bashkebisedoj dhe mendoj se dhe kesaj rradhe nuk ka gabuar.
Nuk jam tipi i rrjeteve sociale, por ky takim me ben qe te komentoj. Besoj se keto zgjedhje kam kuptuar vertet se levizja e Metes ne 2009 ishte per vendin dhe si e tille, pasqyroj ne rezultatin e 2013. Deri me tani me duken se gjerat kane filluar vertet te meren seriozisht dhe mendoj se do te jene te tilla duke njohur ambicien e dy liderave.
Po ky Seqiu perse e kerkon zgjidhjen tek ilir Meta? Ckuptim ka kjo?
Ky mafiozi filloj nga dallaveret me duket.
Hera e pare qe kuptoj se populli ka ne dore gjithcka dhe ky ishte demostrimi me i mire i mundshem. Meta vendosi dhe per zgjedhjet e kesaj rradhe se rritje kishte vetem LSI nuk kishte PS. Sequi eshte diplomat dhe di mire ti bej levizjet e veta
lumturia me e madhe per mua personalisht ishte qe iku doktoriiii…. pa te tjerat do ti shikojme me kalimin e kohes, per kte gje e puth meten ne ball……
Dua tu them militanteve te PD se tashme eshte kohe e humbur te baltosim imazhet e liderave te pozites. Kjo eshte interes i perbashke dhe nese e ben Meta apo jo. Mendoj se mua si qytetare me intereson me shume integrimi ne BE sesa kush me mundeson kete integrm. Pastaj mos te harrojme forca e madhe jemi ne dhe ne do te vendosim dhe ne 2017. Nuk duhet te mendohet kaq ceket
Sigurisht Seqiu ka marredhenie shume te mira me te, madje AQ sa dallaveret dhe pislleqet i kane bashke.
Meta mund te vazhdoje te pasurohet (dhe pse ka pasuri marramendese), mund te shtoje dozen e buzeqeshjes se peshtire dhe vrastare (eh sa menyra perdor ky per te shkaterruar jete!!!!), por kurrsesi nuk do permendet per zotesi, lidership apo pozitivitet.
Ky njeri do mbahet mend si idhnaku, bukeshkelesi, i pabesi i te gjithe koherave. Nuk do kete pasuri te pastroje figuren e tij, por kujt i plasi??
Maskaralleku me origjine nga Skrapari (Skocia, ha ha ha) ka hyre fuqishem ne politiken e sotme, perkthyer ndryshe Kurveri Provinciale!
Zoti Meta, je politikani me potent ne Shqiperi. Pse nuk ja tregon sekretin dhe te tjereve qe te behen si ti. Nga te erdhen keto energji te papara ne votimet e 23 qershorit. A mos ishte rezultati i punes ne qeverine e kriminel sali Berishes? Nga 4 deputete ne 2009 ne 20 deputete ne 23 Qershor 2013 eshte nje çudi. Shpresojme nga kjo qeveri qe te japi rezultate siç i dhe ti me 23 Qershor.
Treviso nga Skrapari, te ta them une?
Potencen e gjeti tek militante e shumte te tij ne administraten shteterore, shume krenare me targen Sk dhe diploma Kristal.
E gjeti tek drejtoret dhe drejtoreshat shume te paepura per servilitet, shoqeruar me poshtersi dhe kurveri morale
E gjeti ne llumin e “biznesmeneve” me 500 flamure, si dhe eunukeve te tij, qe marrin leje te marrin fryme apo te shurrojne.
Mjaft me keto figura qe vijne era qelb.