VENDIMI/ Ja cilët shqiptarë përfitojnë shtetësinë

3 Korrik 2013, 18:21Sociale TEMA

Qeveria ka zbardhur vendimin e miratuar të mërkurën, ëq u mundëson shqiptarëve nëpër botë marrjen e shtetësisë, pavarësisht atyre që jetojnë në Kosovë.

“Të dashur miq, vendimi i sotëm i qeverisë bën të mundur shtetësinë shqiptare për të gjithë qytetarët me origjinë shqiptare që jetojnë me dokumente të rregullta apo kanë marrë shtetësi në një nga vendet e zonës Shengen apo vendet me të cilat BE aplikon regjimin e lëvizjes së lirë pa viza (për tre muaj) si Norvegjia, SHBA, Kanadaja etj.

Ky vendim nuk aplikohet për shtetasit e Republikës së Kosovës me banim në Kosovë. BE ka hapur negociatat me Republikën e Kosovës për liberalizimin e vizave, proces shumë i rëndësishëm ky për konsolidimin e shtetit ligjor në Kosovë dhe hap i madh cilësor në rrugën e integrimit të Kosovës në BE,” shkruan kryeministri Sali Berisha në FB.

 

VENDIM

Nr.554, datë 3.7.2013

PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE PËR NJOHJEN OSE FITIMIN E SHTETËSISË SHQIPTARE NGA PERSONAT ME ORIGJINË SHQIPTARE, ME PËRJASHTIM TË SHTETASVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Në mbështetje të neneve 19 e 100 të Kushtetutës dhe të neneve 7 e 9,  pika 7,  të ligjit nr.8389, datë 5.8.1998, “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

I.    Rregulla të përgjithshme

1.    Ky vendim përcakton procedurat që duhet të ndiqen nga institucionet e administratës shtetërore dhe personat e lindur nga të paktën një prind, që zotëronte shtetësinë ose origjinën shqiptare, sipas rastit, për njohjen e shtetësisë shqiptare të fituar vetiu në bazë të nenit 7 ose për dhënien e shtetësisë në bazë të pikës 7, të nenit 9, të ligjit nr.8389, datë 5.8.1998, “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar.

2.    Shtetësia shqiptare, sipas këtij vendimi, u njihet ose u jepet:

a)    personave të lindur nga të paktën një prind, që zotëronte shtetësinë ose origjinën shqiptare në momentin e lindjes së kërkuesit, pavarësisht nga vendi i lindjes;

b)    personave, të paralindurit me shtetësi shqiptare të të cilëve nuk jetojnë më në momentin e paraqitjes së kërkesës, me kusht që të provohet lidhja familjare në vijë të drejtë e personit kërkues me të paralindurin, i cili ka zotëruar shtetësinë shqiptare;

c)    personave me origjinë shqiptare që kanë shtetësinë e një shteti anëtar të Bashkimit Europian, SHBA-ve apo një shteti tjetër, shtetasit e të cilit mund të lëvizin pa viza në territorin e shteteve të zonës Shengen apo që janë me qëndrim me dokumentacion të rregullt në njërin prej këtyre shteteve.

3.    Subjekteve të përcaktuara në shkronjat “a” dhe “b”, të pikës 2, të kreut I, të këtij vendimi, u njihet shtetësia shqiptare e fituar dhe vetiu në përputhje me nenin 7, të ligjit nr.8389, datë 5.8.1998, të ndryshuar. Procedurat për paraqitjen e kërkesës, të dokumentacionit të nevojshëm provues, afatet e shqyrtimit, të njoftimit e të regjistrimit të shtetësisë, si dhe strukturat kompetente për trajtimin e kërkesës parashikohen me udhëzim të përbashkët të ministrit të Brendshëm dhe ministrit të Punëve të Jashtme.

4.    Subjekteve të përcaktuara në shkronjën “c”, të pikës 2, të këtij kreu, u jepet shtetësia shqiptare, në bazë të pikës 7, të nenit 9, të ligjit nr.8389, datë 5.8.1998, të ndryshuar, sipas procedurave të përcaktuara në këtë vendim.

 

II.    Kërkesat për aplikim dhe procedurat për dhënie shtetësie

1.    Mund të aplikojnë për dhënien e shtetësisë shqiptare në bazë të pikës 7, të nenit 9, të ligjit nr.8389, datë 5.8.1998, të ndryshuar, kur:

a)    vërtetohet se kanë mbushur moshën 18 vjeç;

b)    ka mendim të Ministrisë së Brendshme se nuk cenohen siguria dhe rendi kushtetues i Republikës së Shqipërisë;

c)    paraqesin kërkesë, së bashku me vetëdeklarim për origjinën shqiptare;

ç)  provohet se janë të paslindur me lidhje familjare deri në tri shkallë nga një person me origjinë shqiptare, por që nuk ka shtetësi shqiptare në momentin e paraqitjes së kërkesës.

Për fëmijën nën moshën 18 vjeç, prindi ose prindërit e të cilit përfitojnë sipas shkronjës “c”, të pikës 2, të kreut I, të këtij vendimi, kërkesa për fitimin e shtetësisë shqiptare bëhet nga prindi ose prindërit. Kërkesa bëhet njëkohësisht me kërkesën e vet prindit ose pas fitimit prej tij të shtetësisë.

Kur fëmija është në moshën 14 deri në 18 vjeç, kërkesa shoqërohet edhe me pëlqimin me shkrim të fëmijës.

2. Subjektet e përcaktuara sipas këtij vendimi duhet të aplikojnë për marrjen e shtetësisë shqiptare përmes një kërkese me shkrim drejtuar Presidentit të Republikës, paraqitur në organet e Ministrisë së Brendshme të vendbanimit të personit ose, në rast se personi banon jashtë shtetit, në përfaqësitë diplomatike ose konsullore të Republikës së Shqipërisë jashtë shtetit. Forma dhe mënyra për plotësimin e kërkesës miratohen me udhëzim të përbashkët të ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Punëve të Jashtme.

3. Kërkesa duhet të jetë e shoqëruar me vetëdeklarimin e të dhënave dhe/ose dokumente që provojnë origjinën shqiptare nga paraardhës, të cilët kanë qenë ose janë jo me shtetësi, por me origjinë shqiptare.

4. Përfaqësia diplomatike ose konsullore e Republikës së Shqipërisë, pas shqyrtimit formal të dokumentacionit të paraqitur nga kërkuesi, e përcjell kërkesën pranë strukturës kompetente të Ministrisë së Brendshme jo më vonë se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë pas marrjes së kërkesës.

5.    Në kërkesë duhet të përcaktohen emri, mbiemri, atësia, mëmësia, datëlindja, vendlindja, shtetësia, gjendja civile, adresa e saktë e vendbanimit të tij të origjinës dhe, nëse disponon, adresa e vendqëndrimit në Republikën e Shqipërisë, certifikata e gjendjes civile të shtetit të huaj apo dokumente identifikimi personal të kërkuesit, të lëshuara nga shteti i huaj, të dhënat e të paralindurit me origjinë shqiptare, si dhe dokumentet që vërtetojnë origjinën shqiptare të të paralindurit dhe shkallën e lidhjes familjare me subjektin kërkues.

6.    Strukturat përgjegjëse të Ministrisë së Brendshme së bashku me zyrat e Gjendjes Civile, shqyrtojnë dokumentacionin që provon origjinën shqiptare të të paralindurit, bazuar në dokumentacionin e paraqitur nga kërkuesi dhe paraqesin mendimin e tyre me shkrim pranë ministrit të Brendshëm jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë pas marrjes së kërkesës në përputhje me këtë vendim.

7.    Ministri i Brendshëm propozon dhënien e shtetësisë shqiptare personit me origjinë shqiptare, në bazë të pikës 7, të nenit 9, të ligjit nr.8389, datë 5.8.1998, të ndryshuar, jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë pas paraqitjes së mendimit sipas pikës 6, të këtij kreu. Vendimi i ministrit të Brendshëm i dërgohet menjëherë Presidentit të Republikës.

8.    Pas nxjerrjes së dekretit të Presidentit të Republikës për dhënien e shtetësisë shqiptare për interes kombëtar sipas këtij vendimi, zyra e Gjendjes Civile pa vonesë kryen procedurat e nevojshme për betimin dhe regjistrimin e shtetasit në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, duke kryer në të njëjtën kohë çregjistrimin e personit nga regjistri kombëtar i të huajve, nëse ai ka qenë i regjistruar më parë në të. Personi i interesuar regjistrohet në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, pranë zyrës së gjendjes civile, për t’u pajisur më pas, me dokumente shqiptare.

9.    Personat përfitues sipas këtij vendimi nuk janë të detyruar të lenë shtetësinë që kanë për të fituar shtetësinë shqiptare në Republikën e Shqipërisë apo të regjistrojnë një vendbanim në territorin e saj në momentin e regjistrimit të shtetësisë shqiptare në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.

 

III.    Dispozita të fundit

1.    Ngarkohen ministri i Brendshëm dhe ministri i Punëve të Jashtme për nxjerrjen e udhëzimit për procedurat dhe afatet e verifikimit e të përpunimit të kërkesave të bëra sipas këtij vendimi.

2.    Fitimi i shtetësisë shqiptare në Republikën e Shqipërisë nga shtetasit me origjinë shqiptare të Republikës së Kosovës rregullohet mbi bazën e një marrëveshjeje të veçantë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

3.    Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria e Punëve të Jashtme  për marrjen e masave të nevojshme dhe për zbatimin e këtij vendimi.

37 komente në “VENDIMI/ Ja cilët shqiptarë përfitojnë shtetësinë”

  1. Kico Pela says:

    po kujt i plasi per pasosh albanez mor aman.

    1. Andon says:

      Pasosh???
      Si perkthehet ne shqip?

    2. Argita_B says:

      Te gjithe atyre qe me pasoshat qe kane nuk mund te mesojne notin perveçse ne plazhin e Durresit.

    3. Ligjet Anglo-Saxon dhe Franco-Latin ne te cilat bazohet gjithe bota e qytetruar e Demokratike sot (edhe shumica e vendeve te Afrikes), e ka shtetesine te shenjte dhe te bazuar ne ligjin mbi taksat, qe do te thote: “”mund te jesh me origjine…, por po nuk pagove rregullisht taksat e vendit te te pareve NUK te takon shtetsia””.
      ABSOLUTISHT nuk duhet shkelur ky parim dhe Ligj qe funksionon ne mbi 85% te vendeve te Botes, sepse Berishizmi ne ikje me kete Ligj anti-demokratik don te rikthehet ne “PUSHTET” me Voten e atyre qe nuk jetojne, nuk punojne dhe nuk paguajne taksa ne Shqiperi. Megjithse “BATHET” po tregojne se PD e Company do ju duhet afro 2-Dekada ne Opozite qe te Rinovohen e te shkeputen nga Berishizmi, nje perzierje Komunisto-Fashiste-Provinciale.

    4. albatros says:

      U PLAS AFRIKANEVE, ARABEVE DHE KINEZEVE APO INDIANEVE. U PLAS ATYRE QE KANE PARE VETEM SHKRETETIREN E SAHARES DHE SKANE AS UJE TE PIJNE, U PLAS TURQVE QE E KANE MBYT TIRANEN DHE THONE SI SHQIPERIA NUK KA ESHTE SHUME E BUKUR, U PLAS AFRIKANEVE QE JANE RRIT ME UJE KANALESH QE E PIJNE DHE MINJ ARRASH SE NUK KANE TE HANE DHE VDESIN ME MIJERA NGA SULMET E KAFSHEVE TE EGRA APO NGA LUFTRAT CIVILE,U PLAS INDIANEVE QEJETOJNE NE NJE VEND TE TMERRSHEM KU THATESIRA DHE KAFSHIMET E GJARPERINJVE BEJNE KERDINE, U PLAS KINEZEVE QE I KANE DHOMAT SA NJE KOTEC PULASH DHE JANE TE MBIPOPULLUAR APO QE RRIJNE ME MASKA NEPER QYTETET E MEDHAJA SE KINA ESHTE TEJET E NDOTUR, U PLAS TE HUAJVE TE VIJNE TE BLEJNE TERE MINIERAT E SHQIPERISE DHE PASURITE NATYRORE DHE TE NA KTHJENE NE SKLLEVER, U PLAS TERE ATYRE QE JA DIJNE VLERAT KETIJ VENDI TE BEKUAR NGA ZOTI QE UNE E DUA SHUME, JA KUJT I PLAS. NUK I PLAS TERE GJAKPRISHURVE, BUDALLENJVE DHE INJORANTEVE QE SHITEN PER DY LEKE APO QE URREJNE VETEN DHE VENDIN E VET. RROFTE SHQIPTARIA

  2. Korab Muja KU-UK (kuksion Unajtid Kingdom) says:

    Qe don me than,
    Nji vrim ne UJ!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/07/chairman-of-pd.html

  3. niazi nga rakicka e BODES says:

    jam ne dileme ,ndofta edhe nga “padituria”,kush mund te me qartesoje se akoma ka te drejten e vendimmarjes,kjo qeverri e rrzuar masivisht ne zgjedhjet e fundit? kush e di le te me thote…..

  4. zum zum says:

    ha mut berisha se dhe ne do te japim pashaporten per ne hage , ha haaaaaaa atje do kaloshe mire doktor vampire .

  5. Emigranti says:

    Edhe kur vendimet e tij duhet te ishin serioze asnjehere ska qene serioz dhe i dobishem ky njeri Shpesh nga perkrahesit e tij thuhej se nuk e kuptoni ju ate! nuk ka mbetur asnje gje per te kuptuar te ky njeri Ne vend qe te rije diku dhe te shfrytezoje vilat qeveritare keto dite meret me budalleqe dhe veprime pa asnje vlere e dobi. Me pasaporten Shqiptare nuk mund te besh asnje gje sepse je i pa mbrojtur ne te gjithe boten.

  6. Wendy says:

    Ca fati, me ne fund doli dhe dielli per mua….do aplikoj menjehere. Lol

  7. dritani says:

    Dordoleci me ne fund e pranoi qe kosovaret nuk mund te marrin pasaporte shqiptare.
    E cuditshmja eshte se ata prape e duan fort…

  8. bejdo malo says:

    I sali ne kr yeminister ne ikje,k ska shasn me qit vendime o bole, ik merr per vete shtetesi ne azerbaxhan

  9. durimi says:

    More, po ky nuk ka asnje te drejte te nxjerre vendime te tilla. E kupton ky qe e perzune apo jo! Presidenti nuk duhet te veproje edhe pse Muli ben sikur nuk e kupton qe nuk e ka te drejten te jete minister per shtetesine.

    Zoti Rama e Meta, jepini fund ketij karagjozlleku se eshte turp!

  10. feniks says:

    Per cfare u duhet shtetesia shqiptare ketyre shqiptareve neper bote???
    Cfare te DREJTASH E DETYRIMESH kane keta shqiptare,qe marrin shtetesine???
    A i ka penguar deri tani keta shqiptare per te ardhur ne Shqiperi per vizita turistike???
    A do kene te drejte keta shqiptare neper bote te VOTOJNE NE SHQIPERI???
    A kane te drejte te blejne TOKA E PASURI TE TJERA ,me qe kane PARE ME BOLLEK???
    Shqiperia ETNIKE ka qene dikur me KOSOVEN,CAMERINE,NJE PJESE TE MALIT TE ZI,TE MAQEDONISE DHE PRESHEVEN E BUJANOVCIN!!!
    Shqiperia e sotme u takon VETEM SHQIPTAREVE QE KANE LINDUR DHE BANUAR NE KUFIJTE E SOTEM TE SHQIPERISE,NDERSA SHQIPTAREVE TE TJERE,NUK U TAKON TE GRABISIN TE DREJTAT QE NA TAKOJNE VETEM NE SHQIPTAREVE TE SHQIPERISE SE SOTME!!!
    Shqiptaret jashte kufijve te Shqiperise KANE TROJET E TYRE ATJE KU JANE SOT E QINDRA VJET ME PARE,JANE SHTETAS TE ATYRE SHTETEVE PERKATESE,NDAJ MUND TE VIJNE NE SHQIPERI SI TURISTE E JO TE MARRIN SHTETESINE SHQIPTARE!!!
    KY VEPRIM KRUIMINAL I Sali Berishes behet me qellime te mbrapshta ANTI SHQIPTARE!!!
    QEVERIA SOCIALISTE DUHET TA SHPALLE TE PA VLEFSHEM KETE VENDIM ANTI SHQIPTAR TE FASHISTIT BERISHA!!!!
    Edhe femijet e nje familjeje kur martohen dhe ndahen me vehte me grate e femijet e tyre,nuk kane me te drejta qe marrin PASURI ne shtepine e prinderve!!!
    Aq me teper,qe shqiptaret e lindur apo rritur e basnuar mbi 10 vjet ne shtete te ndryshme,jashte Shqiperise,NUK KANE ASNJE TE DREJTE TE MARRIN SHTETESINE SHQIPTARE!!!
    FASHISTI SALI BERISHA!
    LARG DUART E TUA TE GJAKOSURA ME GJAK SHQIPTARI NGA PUNET E SHTETIT SHQIPTAR!!!
    POPULLI TE SHPORRI TEJ SI LECKE HALEJE,NDAJ ZHDUKU NJE HERE E MIRE NGA JETET TONA!!!
    HYYYYYYYYY agjent i ndyre i UDB-se!!!

  11. Arrixhiu says:

    Kjo qeveri me nje kryminister te shporrur nga detyra me vote Plebishitare nga Populli, si duhet njohur asnje VENDIM qe merr deri ne formimin e qeverise se re te kryesuar nga Aleanca per Rilindje nga Partia Socialiste.Keto Vendime qe mer ky K.rMinister,sjane gje tjeter vecse per te futur percarjen ne popull,prapesite e ketij skane fund,ky do vetem percarje ne Popull.

  12. SHQIPO, EUROPIAN says:

    Dhenia e shtetesise shqiptare te gjithe shqiptareve te diaspores eshte nje vendim i drejte i shtetit shqiptar sepse vendim analog kane aprovuar me kohe edhe shume shtete demokratike te botes.

    Perfitimi i shtetesise shqiptare nga qytetaret shqiptar ne ballkan dhe diaspore natyrisht nuk duhet te shihet me syrin pragmatist momental, me syrin e perfitimit ose jo ekonomik ose material.

    Perfitimi i shtetesise shqiptare nga qytetaret shqiptar ne ballkan dhe diaspore duhet te shihet me objektivitet, me natyrshmerine qe çdo shqiptar qe punon e jeton ne ballkan dhe diaspore ka te drejte te kete shtetesine edhe te vendit te origjines, te memedheut dhe atdheut te vet shqiperise.

    Jo vetem 100 vjetet e fundit ne ballkan, shtetet sllave e greke kane perdorur çdo forme dhe çdo menyre madje edhe dhunen per te asimiluar, per te sllavizuar, per te grekezuar popullsine shqiptare, ndersa ndonje shtet si greqia edhe kohet e fundit, edhe ne kushtet e krizes se pashembullt financiare po perdor politika raciste me perfitime ekonomiko sociale dhe pensione te paligjshme per homogjenet “grek”, per homogjenizimin grek te shqiptareve te jugut dhe te komuniteteve vllehe dhe arumune te ballkanit.

    1. Niku says:

      Nuk eshte ashtu si e paraqet ti, se vendet fqinje japin nenshtesesi per shqiptaret e Shqiperise dhe kane pretendime per teritore ne Shqiperi, ndersa ne kete rast ate qe nuk beri sllavi me lufte do te spastroje teritoret e veta nga shqiptaret dhe do tu thote ju keni nenshtetesi shqipare prandaj largohuni nga ky vend. Asgje e mire nuk vjen nga kjo qe ben Berisha. Ky eshte sherbimi i fundit qe Berisha po u ben sllaveve dhe madje duke u hequr si patriot. Shqiptaret nuk duhet ta hane “sapunin per djathe” me kete veprim te tij.

      1. SHQIPO, EUROPIAN says:

        E PARA,
        Serbia megjithe mareveshjet e fundit politike edhe sot ka ende pretendime territoriale ne veri te shtetit te Kosoves.
        Shume politikan grek madje edhe zyrtar deklarojne paligjshem vorioepirin duke cenuar sovranitetin ne jug te Shtetit te Shqiperise.

        E DYTA,
        Serbia edhe sot vazhdon dhe jep pasaporta per qytetaret shqiptar te Kosoves.
        Greqia edhe sot jep pasaporta greke per emigrant shqiptar me proçedura te ndryshme nga ato te vendeve kryesore te BE.
        Greqia madje ka mbi 20 vjet qe ndjek politiken raciste te ndarjes se emigranteve ne homogjene dhe johomogjene duke siguruar shume me teper te drejta per homogjenet.

        E TRETA,
        Praktika e dy shtetesise nuk eshte absolutisht ndonje invention, ndonje shpikje e shtetit shqiptar, por eshte praktik e njohur dhe e zbatuar ne shume shtete demokratike. Pra asnje shqiptar qe jeton jashte shqiperise, ne ballkan dhe diaspore nuk ka pse te lere shtetesine e tij te meparshme.
        As sllavet, as greket dhe askush tjeter nuk kane asnje te drejte tu bejne shantazh qytetareve me origjine shqiptare duke i kercenuar me fjalet e largimit e spastrimit.

  13. Sali koqja says:

    Po nuk ka asgje te re, une jam ne Itali femijet kane lindur ketu edhe ne Shqiperi i kam regjistruar marre pashaportat (nenshtetsine) çfare prrallis ky idiot…

    1. LEXUES SHQIPTAR says:

      @ Koqja,
      BEN MIRE TA LEXONI EDHE NJE HERE ARTIKULLIN.

  14. Kiho says:

    Ik or sal mashtruesi
    Ne jem shqiptar denbabaden, le rrit e plak ne shqipni, dhe kur na del ndonji problem ne vendet e huaja e i drejtohemi konsullatave e ambasadave shqiptare per ndihm e mbrojtje,ata,ambasadat tuaja pra, as na hapin der e s na ngrejn as telefon madje.
    E do u merrkan ata tash me turlilloj njerzish qe s flasin as shqip mir ndoshta,per me i pajis me passporta
    Se, boll shkerdhata ka shqipnija,
    U dashka me u sjell edhe shkerdhata te tjer me apo pa shqipe, nga te kater anet e globit,e me i mbledh ne shqipni a!?
    Ti sal malokari nuk po don shqiptart e tu,mrena shqipnis,Sepse te futen hu mythve.
    Na Dashke tash disa te tjer qe kushedi se me ca dylbie e kan pas pa shqipnin!!
    Ti sal je i vetmi kryetar shteti ne histori te njerzimit qe ike duke qajt si grateful!
    S je burr sal.
    Je peder

    1. LEXUES SHQIPTAR says:

      Fakti qe ne qeverine shqiptare dhe ambasadat shqiptare ne bote ka njerez te zgjedhur nga tarafi i PD-se dhe qe nuk e bejne punen e shtetit me ndershmeri, nuk te jep ty Kiho asnje te drejte qe shqiptaret qe punojne dhe jetojne ne ballkan dhe ne bote ti quash “shkerdhata”.

  15. Porodinaku says:

    UNE JAM NE KRYE,JU PELCISNI.

    Ala s’e mesuat taktiken e saliut, sa here kerkon spostim te mendjeve heth nje gur te ri ne lume.
    Tani kur i rane pendet,ka vendosur tu beje lufte psikologjike kundershtareve, me tymnaja te reja, me demek une jam ne krye, ju pelcisni.

    1. JoDinaku says:

      @ Parodinaku,
      Nuk ka nevoje te pellcisni!

      Nqs vendimi i drejte por i vonuar i qeverise berisha,
      -eshte nje tymnaje dhe nje gur ne lume, apo
      -eshte nje nevoje per shqiptaret ne ballkan dhe ne bote,

      * Ate e tregon realiteti historik qe shqiptaret jane i vetmi komb ne europe qe jane te ndare midis shteteve kufitare.

      * Ate e tregon realiteti aktual qe shqiptaret jane populli me perqindjen me te madhe te emigracionit ne ballkan dhe europe.

      * Ate e tregon fakti qe shume vende demokratike te europes dhe botes kane marre te njejtin vendim ne dhenien e shtetesise perkatese, bashkekombsave te tyre qe jetojne ne shtete te tjera.

  16. kel ukaj says:

    Or Sali Qenefi! Te kam dhjere shtetesine, do te dhjes pashaporten, te kam dhjere shqiperine. E çfare sherben shtetesia shqiptare? Per te ndaluar ne hyrje te çdo shteti nga frika se je terrorist ose mafioz? Une i them djalit “mos u merr me shqiptar, sa me larg me shqiptaret, aq me mire eshte”, e jo me te kerkoje pashaporte?

    1. GJERGJ says:

      SHQIPERIA NUK ESHTE SALI QENEFI.

  17. ismeti says:

    po ky passhhosh i duhet naj zagari si arben gashi 0 kontribut per shqiptari apo mu fry si shtaz , e ky asht pasaporta ma e keqe qe eksiston , menjiher kontrroll per drog , flm njeri i pist calih berishovi nuk mashtrohmi

    1. Përmeti says:

      Çfare mendimi ke per pasaporten serbe ?
      Çfare mendimi ke per pasaporten greke ?

  18. SHQIPO, EUROPIAN says:

    Sigurisht çdo qeveri ka pergjegjesi te madhe per mbrojtjen e identitetit dhe te drejtave te qytetareve te vet brenda dhe jashte vendit, por ne asnje menyre nuk identifikohet qeveria me atdheun.

    Kabineti qeveritar nuk eshte simbol i atdheut; kabineti qeveritar qe formohet pas zgjedhjeve demokratike jo thjesht ka nderin e privilegjin perkates, por ne radhe te pare e ka per detyre dhe obligacion madhor ti sherbej popullit dhe atdheut te vet.

    Fakti qe qeveria berishiste ka bere korrupsion politik dhe ka mbrojtur pak ose aspak te drejtat e shqiptareve ne ballkan e diaspore, kjo nuk do te thote qe shqiptaret e vertete, shqiptaret e ndershem dhe patriot duhet te hedhin poshte origjinen e tyre shqiptare, kjo nuk do te thote se shqiptaret duhet te hedhin poshte vendin e tyre, atdheun e memedheun e tyre shqiperine.

  19. Ku je Z.Rama says:

    Ku je Z.Rama … si le kete shpellar te merri vendime, kur
    populli e dermoi me vote plebishitare dhe Ky vazhdon te
    hiqet vete si kryeminister ?

    1. Pushime të Gëzuara says:

      Si tha zoti Rama pas fitores ne Top Channel,
      “Kjo ishte intervista ime e fundit derisa te vij ne detyre.”

      Domethene deri ne muajin shtator,
      Rilindasit qenkan me pushime absolute.

      Vjet zoti Rama ishte me pushime te gezuara ne DUBAI,
      Po sivjet ku eshte me pushime ?

  20. tironci - usa says:

    Po ne qe kemi shtetesi amerikone a ka ndonji shonc me mor shtetsin shqiptare. Un te thaj ne provimin e historise shqiptare, historine e qeverise shqiptare, te thaj ne gjuhen shqipe si me shkrim ashtu ene me goje. Po pres me padurim per ndonji haber. Amon mer se si dihet punes knej ka Amerika se cer bohet mo vone!

    1. Qytetar i Tiranës says:

      Në artikullin e Gazetës Tema me titull:
      “Shqiptarët në Maqedoni protestojnë në përkrahje të … Erdogan”

      Nje komentues me pseudonimin “tironci”
      i quante shqiptaret: “yytttt farë e poshtër”.

      Dhe po përsëris përgjigjen:
      ai që arrin shan farën shqiptare,
      ai nuk eshte absolutisht farë tironci,
      ai duhet të jete ndonjë farë tjetër.

  21. ate keshille qe I jep djalit zbatoje dhe per vete ,ndryshe ,cfare do ketu mes shqiptareve ,ti morr i kuq?

  22. emigrant shqiptar says:

    Qeverite shqiptare te djathta dhe te majta gjate 23 vjeteve i kane lene jetim emigrantet shqiptar dhe diasporen shqiptare neper bote.

    Qeverite shqiptare te djathta dhe te majta gjate 23 vjeteve jane kujtuar veçanerisht gjate fushatave elektorale per votat e emigranteve.

  23. Lana says:

    Ju lutem me pergjigjeni
    Jam shqiptare kam nenshtetesin dhe pasaporten serbe jetoj ne veri te mitrovices.desha te ju pyes a kam une te drejt te marr nenshtetesin e shqiperise nese po.
    A mund te me tregoni se qfar dokumente duhet te sjelli dhe a ka nevoj per ndonje termin.
    Ju pershendes me shpres se do te me pergjigjeni se shpejti

  24. aziz says:

    pyetje;jam nga kosova jetoj ne prizren,babai me ka lindur ne shkoder ne shqiperi ,a me takon nenshtetesia e shqiperise..pres nje pergjigje,,ju faleminderit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje