TemA TV/ Berisha sulmon mediat: Po ndërhyjnë në garën për kryetar të PD-së. Unë do jem neutral (VIDEO)

4 Korrik 2013, 19:57Sociale TEMA

Kryeministri dhe kryetari i në detyrë i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në mbledhjen e kryesisë së kësaj partie se ata duhet të sillen si opozitarë tani e tutje.

“Është në detyrën tonë më parësore flakja mënjanë e mantelit të një force politike në pushtet, pra të pushtetarëve, përveshja e llërëve për t’u shndërruar në opozitën më të fuqishme që vendi ka njohur ndonjëherë.

Partia Demokratike ka potencialin më të madh se kurrë në historinë e saj për t’u bërë pushteti moral i vendit për të ndërtuar, promovuar dhe ngritur me të vlerat dhe parimet të cilat ajo ndan me qytetarët shqiptarë dhe partitë simotra kudo në botë.

Partia Demokratike duhet të bëhet e vetëdijshme në çdo qelizë të saj për domosdoshmërinë jetike të rolit të saj si opozitë e fuqishme që ecën e sigurt drejt fitores së radhës.

Pikërisht në këtë kuadër evenimenti më madhor dhe i rëndësishëm është gara për lidershipin e ri,” tha Berisha.

Sërish kryetari i PD kërkoi që të mos përdoret pushteti për të ndikuar tek vota. Ai theksoi se do jetë neutral në këtë garë.

“Kam gjykuar se është interesi më i mirë i secilit prej jush të dashur anëtare dhe anëtarë të Partisë Demokratike në tërësi, që në këtë proces asnjeri të mos mund të përdorë pushtetin partiak apo shtetëror për të ndikuar tek vota juaj.

Natyrisht, jam i vetëdijshëm se me këtë qëndrim cenoj në një farë mënyre një të drejtë të atyre anëtarëve të Partisë Demokratike që janë sot me pushtet partiak, apo shtetëror administrativ. Por, kjo është vetëm aparencë sepse unë jam shprehur, cilido prej këtyre zotërinjve që kemi këtu në këtë tavolinë dhe prej çdo zyrtari të Partisë Demokratike që dëshiron të lobojë publikisht dhe jo publikisht për njërin apo për tjetrin kandidat të kësaj partie, është i lutur të ndjekë shembullin e kryetarit, të japë dorëheqjen fisnikërisht, Kryetari do e ruajë neutralitetin, kurse ai të mos e ruajë, por të lobojë nga mëngjesi deri në darkë për kandidatin që do.

Kjo mendoj unë, sado që krijon një lloj cenimi të lehtë, është në interesin më të mirë të procesit dhe anëtarëve dhe anëtareve të Partisë Demokratike.

Unë kam besim të madh tek anëtarësia e Partisë Demokratike se do realizojmë procesin më të civilizuar që kjo parti ka njohur ndonjëherë,” tha Berisha.

Kryeministri sulmoi edhe mediat, duke thënë se po tentojnë që të ndërhyjnë në garë.

“Kam besim të madh se do të zgjedhim një lidership, tek i cili besojmë më shumë se do të arrijmë qëllimin tonë. Kam besim të madh në integritetin e anëtareve dhe anëtarëve, e zyrtarëve të Partisë Demokratike, drejtuesve të saj të të gjitha niveleve dhe njerëzve të pushtetit të saj se do të dimë jashtë çdo lloj interesi, të bashkohen me lidershipin e ri në interesin më të mirë, të Partisë Demokratike.

Më duhet gjithashtu t’ju njoftoj se ai që do të zgjidhet nga anëtarësia e partisë, dhe duhet të biem dakord miqtë e mi, atij do t’i japim dritën jeshile t’i propozojë forumeve ekipin që mendon se na çon më shpejt në pushtet.

N.q.s do të ishte një konventë e gjerë, secili kandidat do të paraqitej në stilin e partive tona me ekipin e tij të ngushtë, por kjo është konventa më e gjerë.

Të zgjedhim së pari liderin më pas të ecim në kompletimin e lidershipit në tërësi,” tha Berisha.

“Të dashur anëtare dhe anëtarë të Partisë Demokratike,

Është një orë e veçantë për ju, të refuzoni me përçmim çdo lloj ndërhyrjeje në ndërgjegjen tuaj, të çdolloj e cilitdo.

Përpjekje të dështuara bëhen nga segmente të caktuara të atyre që kontrollojnë mediat, nga botë me të cilën ne s’na lidh asgjë, nga të huaj sharlatanë, të cilët harrojnë që kur tentojnë të ndërhyjnë në këtë mënyrë janë thjesht një qe në pleh dhe asgjë tjetër.

Por, ndërgjegjja, integriteti juaj është më i lartë se çdo kush tjetër, ndaj dhe kërkoj nga anëtarësia e Partisë Demokratike, të refuzojmë me përçmim përpjekjen për të ndërhyrë, nga Sali Berisha nuk keni asnjë përpjekje, zero. Detyra ime dhe e juaja është ta nxjerrim procesin në bregun e fitores siç na takon,” vijoi kryeministri./ep

11 komente në “TemA TV/ Berisha sulmon mediat: Po ndërhyjnë në garën për kryetar të PD-së. Unë do jem neutral (VIDEO)”

  1. DREJTESI says:

    Bravo,kjo eshte paanesi.Kjo qe kryetari te tregon se nga duhet te shkojne!

  2. keno kotorri says:

    Or Sali !
    Ti ke hequr dore nga te gjitha funksionet, pra dhe ate qe ta siguron Statuti :anetare I Keshillit Kombetar,por, pas Kuvendit e gezon prape kete te drejte.
    Prandaj mos I merr per budallenj shqiptaret. Pse e kuptuan kush je te fundosen per te mos u ngritur me.
    Parimi duhet te detajohet e te perfshihet ne Statut e pastaj te riorganizohet PD-ja. Çdo gje tjeter eshe e jashteligjshme e mos mendo se demokratet e vertete dp te vine pas.
    Ndersa dhe Kryesia dhe Ministrat duhet dhe ata te dorehiqen se jane dhe ata pergjegjes .
    Vetem atehere do behej nje analize reale per te ringritur Partine. Me kollovaret e tu nuk ringrihet ajo , ata mbaji po deshe dhe ne shtepine tende.

  3. info says:

    Futja pordhes si gjithmone o Sale.Me keto fjalime te vitit dy,vazhdon karagjozlliku yt,dhe atyre ne krah,qe rrine dhe mbajne shenime,si dikur byroja.Me fjale te tipit:ka potencialin më të madh se kurrë në historinë e saj,kam besim të madh tek anëtarësia e Partisë Demokratike se do realizojmë procesin më të civilizuar që kjo parti ka njohur ndonjëherë,përveshja e llërëve për t’u shndërruar në opozitën më të fuqishme që vendi ka njohur ndonjëherë,e idiotizma te tilla qe vetem ti i nxjerr dhe ato drujte qe te rrin pronto,jeni bere parti per te ardhe gjynof.

  4. Ruzhdi says:

    ik more legen mos u merr me media se boll i ke shkerdhy shmicen prej tyre deri me tyni………

  5. Ruzhdi says:

    ik more legen mos u merr me media se boll i ke shkerdhy shmicen prej tyre deri me tani………

  6. uragan says:

    …Drakula shqiptar, Sali vrasësi, akoma mendon se shqiptarët janë thjesht budallenj. Bile duke punuar si luan 18 orë në ditë, shpreson në rikthimin e radhës…

  7. xha Jaho says:

    Berisha eshte bere gallate fare. Eshte veçse nje plak i rrjedhur dhe i pjerdhur. PD ka humbur perfundimisht dhe gjeli i vetem mbi pleh eshte pikerisht ai. ai vazhdon te kendoje si gjeli maje plehut, kur eshte zhytur gjer ne fyt ne humbjen me te madhe qe ka pesuar (sepse ne te vertete nuk ka fituar asnjehere). Sado te perpiqet, nuk eshte me ai i pas ’97, kur beri çdo gje qe mundi, madje edhe vrau, edhe dogji insitucionet, edhe vendosi tritol ne shtyllat e tensionit, ne ura, ne ujesellesa, per te krijuar probleme dhe per te vene shkopin ne rrotat e demokracise se brishte shqiptare. Ike Mere Fizi me gjithe tespie e Tosun Baç. Nuk te mbron dot me as grimi qe ve si kurvat plaka, as antiplumbi, as sharjet prej prostitutate, as te berit si i forte, as Lulushi Bibilushi, as parate e vjedhura nga bastardet qe ke pjelle, as Serbia nuk ta ka me nevojen. Tashme je si limon i shtrydhur, i vyshkur dhe i kalbur, Askush nuk te do, je i vdekur politikisht edhe pse plehrat qe ke rrotull bejne sikur te degjojne me interes. Dite shume te keqija po te vijne, prandaj mos leh! Sus!

    1. plaku says:

      xha Jaho,
      Shume faleminderit per komentin shume realist. Faktet flasin me shume se sa fjalet. Sic thoshin edhe romaket : Mjere i munduri.
      Por ky idioti yne kryenec dhe dinak nuk mund ta pranoje me sinqeritet humbjen e pushtetit. Ne si popull qe, i dhame dermen do ta shofim se si do katandiset ne vitet ( ditet ) qe do vine. Ashtu sic thua edhe ti ky horr do katandiset si nje limon i shtrydhur dhe i hedhur tutje me neveri. Gjermanet thone : Ai qe ngjitet lart me shume se duhet, bie me poshte se sa ai deshiron.
      Do te shofim gallate te madhe me kete njeri sepse ne pemen qe rrezohet te gjithe shkojne dhe bejne dru. Do korri ate qe mbolli hori.
      Une mendoj se ky plakaruq ose do vrasi vehten ose do perfundoje ne cmendinen e Vlores, dhe per ket ve edhe bast.

  8. Ik ore se smundjen tate te kesaj demokracie,nuk e njef bota demokratike,qe kjo demokraci e juaja personale e ka krymbur te djathten shqipetare,qe do kalojne gjenerata dhe sdo sherohet,si ka mundesi qe luli shkaketari i zgjedhejeve te humbura te jet edhe perspektiva per te ardhmen,kur humb diqka,duhet te lypet e reja per te hecur perpara e jo mete humburen te hecet para,sa budalla qfar kujton ky njeri,se PD ja eshte pron private e tije,si skan te drejte gazetaret te interesohen se si po vijon procedura e kandidateve te nje partie qe nesra eshte opozite,gjithe opinionit shhqipetar i intereson se qka po ndodh me PDne,se nje parti e cila nuk eshte demokratike ne mbrendesi te saje,ajo smunde te jet,edhe ne opozit apo kur te vie ne pushtet demokratike,pra kjo parti ta marrim se pas 4 viteve merr pushtetin me lul kriminelin prap ( larg qoft te marr pushtet)shqipetaret te vriten kur protestojne pamarr parasysh se ajan qytetaret te majte apo te djathte,ate dit kur merr mandatin per te qeverisur vendin qytetaret,duhet qeverisur njejte,qe nuk ndodhi gjat qeverisjes tende,kur ishe kryemnisiter ti e lul krimineli minister i puneve te mbrendeshme.

  9. ILIRET says:

    Bravo Berisha! Ja kjo eshte PD! Zero nderhyrje nga Berisha ne proces.
    -Me cfare vendimi, kaloi zgjedhja e kryetarit, nga e drejte e Kuvendit Kombetar te PD, ne kalim sipas parimit nje anetar nje vote ?
    Duhet ndryshuar statuti i PD. Po kush po pjerdh per statut ne PD ? E vendosi Berisha. Pra nderhyrje ZERO e Berishes!
    -Kush i vendos rregullat e kandidimit dhe kushtet per kandidatet ? Keshilli Kombetar i PD. Po kush pjerdh per kete strukture ? I shkruan Berisha rregulat me mendjen e tij te ndritur.Nderhyrja e Berishes ne proces, ZERO !
    -U vendos zhvillimi i zgjedhjeve me daten 22 qershor. Kush e vendos daten e zgjedhjeve per kryetarin dhe strukturat e tjera te PD? Kryesia e PD. Po kush pjerdh per kryesine e PD ? Perse ti fuse ne pune e mendime aneteret pa tru te kerysise ? Mendon Berisha per ta. Ja pra,nderhryja e Berishes ne proces eshte ZERO.
    Po te huaj sharlatane kush mund te jene ?
    -Ambasadori amerikan ? Ambasadorja gjermane ? Ai francez apo ai anglez?
    Vazhdo Berisha me luften kunder imperializmit boteror…

  10. Tani says:

    Ku ka komunist neutral ne bote o i ndyre o i pafytyr o i paburr.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje