Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, rreth mesditës, ngjiti shkallët e presidencës për të takuar kreun e shtetit, Bujar Nishani, në një takim të kërkuar nga kryeministri i ardhshëm.
Takimi është zhvilluar pa praninë e medias, por në fund të dy institucionet kanë dalë me njoftime të shkurtra për mediat.
Presidenca ka konfirmuar se në qendër të takimit ka qenë tranzicioni i qetë i pushtetit.
“Presidenti Nishani e uroi zotin Rama për fitoren në zgjedhjet e 23 qershorit, si edhe për suksese në zbatimin praktik të programit politik, në të mirë të qytetarëve të vendit dhe të ardhmes evropiane të Shqipërisë.
Presidenti Nishani dhe kryesocialisti Rama shkëmbyen mendime per një tranzicion të butë të pushteteve dhe për një bashkëpunim të frytshëm institucional, në interes të forcimit të demokracisë dhe funksionimit të shtetit ligjor,” thuhet në njoftimin e presidencës.
Edhe në njoftimin e Partisë Socialiste theksohet një gjë e tillë.
“Në takim është diskutuar lidhur me bashkëpunimin institucional dhe tranzicionin ligjor e sa më normal të pushtetit, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 23 qershorit, zgjedhje në të cilat shqiptarët vendosën në mënyrë plebishitare t’i besonin drejtimin vendit Partisë Socialiste dhe aleatëve të saj të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”,” thuhet në njoftimin e PS-së.
Pas takimit, i cili është zhvilluar pa praninë e mediave, kreu i PS në një mesazh të publikuar në faqen e tij në internet ka konfirmuar se takimi ka qenë pozitiv. “Me Presidentin e Republikës për tematikën e bashkëpunimit institucional të tranzicionit të pushtetit pa probleme të reja. Takim pozitiv”, shkruan Rama në faqen e tij./ep
Beni qefè o bythezi Socialista……
ramy te pervelon humbia… ja shkuli veshin edhe nishanit
Ne pozicionin e kryetarit te opozites z.Rama jo qe nuk ka pranuar kurre te bashkepunoje me Presidentin Nishani dhe k/prokurorin LLalla por, ka shprehur dhe nje perçmim te shfrenuar ne drejtim te tyre. Siç duket vleresimi per njerezit ne sy te Rames ndryshojne jo nga pozicioni qe ata kane apo intitucioni qe ata perfaqesojne por, nga pozicioni qe ka vete z.Rama. Nga ky konstatim me lind e drejta te mendoj qe edhe populli qe e votoi do ndryshoj ne syte e tij , sepse Ai nuk do i shohe me me syte e opozitarit por me syte e K/Ministrit.
Pra kjo eshte ne syte e Rames si nje rokade. Nqs si opozitar, dy personalitetet e mesiperme i shihte si njerez negative, tani si k/minister i sheh ndryshe. Pra shkurt, ne çdo levizje dhe çdo fjale qe thote, eshte i dyshimte dhe i paqendrueshem. Zoti i ndihmofte Shqiptaret.
Me siguri Rama ka shkuar pa e njoftuar,me sa duket Nishani nuk ka patur kohe te komunikoi me Berishen se cfar do i thote Rames,se vete Nishani nuk flet dote pa pyetur Berishen.