Një raport i fundit i fondacionit të “Shoqërisë së Hapur”, ka publikuar të dhënat e fundit nga anketimi mes nxënësve, mësuesve, prindërve dhe drejtuesve të shkollave lidhur me procesin e alertekstit, raporton e përditshmja Shqip.
Sipas studimit rezulton se komisionet të cilat bëjnë përzgjedhjen e teksteve që do të punojnë më pas nxënësit në shkolla nuk bëhet publik, anëtarët janë anonimë dhe mbetet enigmë gjetja e anëtarëve të Komisionit të Votimit të Teksteve.
Sipas raportit, pjesa dërrmuese e mësuesve deklarojnë se nuk janë përfshirë në këtë proces, nuk u ka marrë njeri mendim dhe se në tekste shpesh gjenden gabime për të cilat bëhen me faj ata që s’kanë asnjë faj dhe përgjegjësi për tekstin e votuar. Po ashtu sipas raportit në procesin e altertekstit mungon transparenca, dhe nga viti në vit thuajse nuk ka asnjë përmirësim.
Nga anketimi që ka kryer Fondacioni i Shoqërisë së hapur, një pjesë e madhe e mësuesve pjesëmarrës në fokus-grupe akuzojnë KVT-të dhe KMT-në se të parët përzgjedhin dhe i dyti miraton tekste të një cilësie tepër të ulët dhe (shpesh) me gabime shkencore.
Por mbi të gjitha mbetet për t’u hulumtuar roli që luan MASH-i në lidhje me mirëfunksionimin e Altertekstit. Është evidentuar se MASH-i është në dijeni të rasteve ku drejtues arsimorë kanë dhënë udhëzime për përzgjedhjen e teksteve të caktuara, përmes raporteve që ka depozituar IKAP-i, megjithatë mbetet për t’u vërtetuar nëse MASH-i ka marrë apo jo masa ndëshkuese ndaj këtyre drejtuesve.
Te presim qe temos filloje perseri tallja duke thene Po ja i denoi populli me vote. Populli do vetem çdemtime per gjithshka qe eshte vjedhur a shperdoruar sepse nuk votohet per te zvendesuar keqberesit.
Po cfare i bini verdalle e verdalle. Parate i merr keshillatri i kryeministrit dhe 3-4 vete ne MASH.
Dëmi tashma është është bërë .U bënë vite që alterteksti u degjenerua në thelbin e vet.Ai u shndrua nga një reformë në arsim ,në një mjet ,instrument të qartë fitimi ,korupsioni. Dëmi bëhet më i madh ,kur mendon se ky korrupsion është nxitur dhe mbështetur nga MASH .
Rikthimi i përvojës së Komisioneve të specialistëve për shqyrtimin e miratimin e teksteve mësimore, ku alternativat fituese të mos jenë kursesi më shumë se dy dhe jetgjatësia e përdorimit të tekstit jo më pak se katër vite ,mund të ishte një nga zgjidhjet e pranueshme .
Sido që te jetë ,alterteksti do të duhet të inkuadrohet në tërësine e reformes së pritshme në arsim.
Zoti Rama te mos kete asnje hezitim ne drejtim te ndeshkueshmerise se fajtoreve te cilet kane shkelur ligjin dhe te denohen deri ne nje ata qofshin keta te PS, LSI apo PD e kujto. KLSH te veproj te dalin fajtoret para ligjit. Eshte vjedhur me te madhe kudo.Duhet ti kthehen parat popullit dhe te mbushen arkat e shtetit me parat e te gjithe atyre pushtetareve qe kane vjedhur. Llogaria eshte e bere kaq ka marre kaq ka harxhuar ku i gjeti te tjerat? Detyrimisht i ka vjedhur dhe keto ti kthehen popullit dhe ekonomis shqiptare. BURG PER TE GJITHE ABUZUESIT DHE HADUTET. Po me ke gjyqtare me keta te Nishan legenit qe i mbushi gjykatat me pedeista?
mire e ke zoteri, por harron nje 2 fakte…
1- kush eshte futur ndonjehere ne burg (nga politikanet) per abuzime???
2- po ti fusesh te gjithe abuzuesit ne burg, duhet te ndertosh burgun me te madh ne bote, sepse jane shume…
Situata me tekstet shkollore eshte e patolerueshme, cilesia eshte skandaloze sepse ata jane bere pre e çakejve qe te fundit gje qe mendojne eshte niveli i tyre.
Nga ana tjeter shtypshkronjat tona, qe kane punesuar qindra tipografe e libralidhes e paguajne kontribute, rrine pa pune, sepse nepunesa ” te shkathet” me familiaret e tyre, nxjerrin licenca ne apartamente, marrin tenderat, prodhojne libra ku ju leverdis dhe i sjellin ne Shqiperi pa paguar dogane e tvsh.
Tani filluan te flasin te gjithe lirshem. Kjo po qe quhet fillim i nje RILINDJE!
femijet ne mbare Shqiperine duhet te mesojne njelloj kudo.
Tekstet alternative jane forme e paster abuziviteti dhe korupsioni.
Zgjedhja e teksteve eshte formale.Ato jane parazgjedhur qe me pare dhe nga kjo vjen shumllojshemria e gabimeve dhe gafave ne to.
Une pyes po koston e librave te botuar dhe te pa shitur kush e paguan.?
……Apo ritja jone ekonomike shifrore….!.
demi me katastrofe nuk eshte ekonomik por dhenia e ‘informacionit’ te gabuar ne tekste. Mesa duket atje eshte me mire qe femijet mos lexojne sepse cmesohen.
Katastrofe e madhe per te ardhmen e mbushur me analfabete te ‘diplomuar’.