Sekretari për programin në PS-së, Ilir Beqja, i është përgjigjur kryeministrit në ikje, Sali Berisha, i cili lavdëroi në mbledhjen e sotme të qeverisë, situatën ekonomike.
Sipas Beqjes, situata ekonomike në fakt është alarmante, pasi deri në fund të vitit, pritet që buxhetit t’i mungojnë 400 milion dollarë nga mosrealizimet e arkëtimeve.
“Nuk është më lajm për askënd se gjendja e rëndë e financave publike dhe honi i thellë që po krijon keqadministrimi fiskal në Shqipëri, përbën një nga sfidat kryesore që do të adresohen nga qeveria e zgjedhur në 23 qershor.
Situata është e vështirë. Në 5 muajt e parë të vitit nga tatimet dhe doganat janë arkëtuar 150 milionë dollarë më pak se programi i fillimvitit.
Vetëm në muajin qershor mosrealizimi është shtuar edhe me rreth 50 milionë dollarë të tjerë. Me këto ritme, dhe duke pasur parasysh gjendjen e vështirë të ekonomisë, ekspertët tanë parashikojnë që mosrealizimi të arrijë në 400 milionë dollarë deri në fund të vitit.
Nuk mund të lihet pa përmendur edhe një tjetër shifër e rëndë:
Vetëm në 6 muajt e parë të vitit qeveria në ikje ka ezauruar plot 90% të deficitit buxhetor vjetor”, ka thënë Beqja në një konferencë për shtyp.
Ai ka kërkuar nga ana e Ministrisë së Financave që të bëjë transparencë për situatën ekonomike dhe të tregohet e përgjegjshme në këtë periudhë.
“Në këto kushte, me legjitimitetin dhe autoritetin që buron nga vota e plot 1 milion shqiptarëve që kanë votuar për qeverinë e koalicionit, i kërkojmë Ministrisë së Financave si ministri që ka përgjegjësinë jo thjesht morale, por edhe ligjore, të kujdestarisë mbi financave të shtetit shqiptar deri në betimin e qeverisë së re që:
Të bëjë publike sa më parë treguesit fiskalë sipas buxhetit të konsoliduar për 6 muajt e parë të vitit;
Të ushtrojë detyrat ligjore në administrimin e mbledhjes së detyrimeve tatimore dhe doganore;
Të ndërpresë çdo lloj negociate në vijim për kontrata e projekte me financues të ndryshëm që rrisin borxhin e jashtëm të Shqipërisë.
Të garantojë që në periudhën 12 – 30 korrik 2013, gjatë së cilës do të bëhet upgrade i sistemit automatik të thesarit, të garantohen pagesat e ndihmës ekonomike, pagesat e përfitimeve të personave me aftësi të kufizuar, pagesat e pensioneve dhe pagesat e rrogave”, përfundoi Beqja./b.l
Sali Berisha shpetoi qe humbi…
Kta jan mashtrime pasi qi Doktori po e le venin si ekonomin e dyt n’europ. M’thoni ju tashtina kur ka mashtru nai here Doktori?
TE DEGJOJME SI DO TE PERGJIGJET BERISHA
Shikoni posht tavolines sales. Ndoshta I ka rene portofoli dhe spo e gjen
te sala nuk ka po shikoni te fullani
A kjo është alibi per ti hudhur sy njrëzve. Ku do t´i merrni parat për plotësimin e premtimeve megalomane!!! Unë votova për juve por qysh tani po filloj të pendohem…
Je Pendu qysh tani pa ardh ne pushtet akoma?????????????…….
A je i/e sigurt qe ke votu per keta,apo thjesht sa me bo te zhgenjyerin?
Nuk kan ardh akoma ne fuqi mer lal,qysh u zhgenjeve kaq shpejt ti?
Ti durove me heroizem BARBARIN e Vicidolit per 8 vjet dhe nuk paske pak durim sa me provu keta te rinjt.
Hemmmmm,me dukesh si qumesh i prishun ti….
ik mer palle e kuqe
Po llogarit ishin bere me bumin ekonomik qe kishte shqiperia ne TV.Socialistet qe e dinin qe Bumi ishte farse, duhet te dine qe dhe buxheti i planifikuar sipas tij nuk do te reslizohet.
Ore cdo me thene kryeminister i zgjedhur?Me sa di une kryeministri zgjidhet nga Parlamenti, e jo direkt nga populli. Deri tani Edi Drama nuk eshte i zgjedhur. Zyra e kryeministrit te ardhshem do ishte e sakte!
Po Berisha e shkaterroj dhe e degdisi ne bilanc lufte Shqiperine ne 97 ku u shkaterrua gjithcka ku nuk pat as nje depo ushtarake te pauzurpuar nga turmat,asnje dege policiet,asnje institucion shteteror te funksiononte biles as edhe nje te burgosur ne burgje dhe fale Zotit partia socialiste e solli dhe njehere ne gjendje normale shtetin me ardhjen e saj ne pushtet ne 98 dhe pas normalizimit te gjithckaje erdhi ne pushtet po perseri shkaterruesi i cili perseri po e le vendin ne nje gjendje katastrofike,per ta rimarre pas mbase 8 vjetesh ne nje gjendje krejt te normalizuar dhe per ta shkaterruar perseri.
Qe te shpetoj ai vend partia demokratike nuk duhet te votohet kurren e kurres.
Kjo parti eshte partia e injoranteve dhe e shkaterruesve qe nuk dijne te ndertojne shtet por dijne vec te vrasin dhe te vjedhin.
Ua sa shpejt e kapi situaten ky hajduti Ska ngel gje fare per te vjedhur ti eeeee
240 miljon dollare u vodhen vetem ne rrugen e Saliut ne nje vit ne nje objekt, zoti Beqja shif mire se mungojne disa miljarda dollare, jo 400 miljon se kyterqindmiljonshin Saliu per te shpetu bythen e tij e kthen dhe mban miljardat pastaj dhe del burr i mir.
e cove CV-n tek Ed palla ti, apo u zhgenjeve ???
Berisha te arrestohet urgjent!
Ai qe e ka patur detyre administrimin e kesaj shume, te dale e te shpjegoje arsyen e mungeses, e te jape llogari, sepse keshtu e do demokracia. Rruge tjeter nuk ka.
Futeni ne burg Boden, ne qoftese ka shperdorim buxheti,konfiskoini pasurit personale nxireni ne gjyq,ne qoftese nuk rikuperoni me an te sekuestros se pasurive te shtetarve qe kan abuzuar me buxhetin, kurr nuk mund te behet shtet, se dhe ata qe do vin pas,kur ta shikojn qe me abuzimet nuk te hyn gje ne kemb,edhe ata do vazhdojn te vjedhin si koleget ne ikje,dhe per pasoj kurr nuk do kemi shtet.