TemA TV/ KQZ ndryshon rezultatin në Lezhë. Ndoka: Ishte vjedhje mandati për të humbur shumicën e 84 votave (VIDEO)

10 Korrik 2013, 14:50Sociale TEMA

(E PERDITESUAR)- Ashtu siç pritej, KQZ ka miratuar tabelën e rezultateve të zgjedhjeve për qarkun e Lezhës, duke ia hequr një mandat PS-së, i cili ka kaluar për PD-në. Kështu, nga katër me tre për koalicionin e PS-së, rezultati në këtë qark është përmbysur, duke kaluar në favor të koalicionit të PD-së.

Pas pretendimit të PD-së, sipas së cilës në 10 QV, KZAZ nr. 13 ka dorëzuar fotokopjet e tabelave përfundimtare dhe jo ato origjinale, KQZ vendosi vetëm me 4 votat e anëtarëve të saj ndryshimin e këtij raporti në favor të koalicionit të djathtë, përkatësisht (PD 4 mandate, PS 2 mandate, LSI 1 mandat).

PS dhe LSI kanë thënë se do të ankimojnë këtë vendim të marrë nga KQZ.

Kështu, mandati i deputetit i hiqet Arben Ndokës të PS dhe i shkon Vasil Bicit të PD.

 

Ndoka: Është vjedhje mandati në tavolinë për të humbur 84 votat

Vjedhje të mandateve në tavolinë, me qëllim për të rrëzuar mazhorancën cilësuese të së majtës, e ka konsideruar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ndoka.

Vendimin e mesditës së këtij insitucioni, kandidati i PS-së, e ka quajtur një vjedhje mandati për të cilin do të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor.

“Vendimi i KQZ-së është një vjedhje mandati, për të cilin ne do të kryejmë ankimimin tonë në Kolegjin Zgjedhor. Në fakt, ky vendim ka qëllim të vetëm prishjen e mazhorancës cilësuese të së majtës, por ky ndryshim i rezultatit është i përkohshëm, sepse ne kemi argumente që hedhin poshtë pretendimet. I garantoj votuesit që nuk do t’i zhgënjej, do t’i shkoj deri në fund kësaj historie. Kolegji Zgjedhor do të jetë i qartë përsa i përket argumenteve që ne do paraqesim dhe kam bindjen se mandati do t’i kthehet PS-së. Anëtarët e KQZ-së të mos kalojnë në rolin e organit të akuzës. Procesverbalet e KZAZ-së nuk janë fallco, por origjinale”, thotë Ndoka.

Vendimi i KQZ-së për ndryshimin e rezultatit në qarkun e Lezhës erdhi pas verifikimit nga administrata të tabelave origjinale të 248 qendrave të votimit në këtë zonë zgjedhore, ndërsa për 10 qendrat e votimit të ZAZ-së nr. 13, për të cilat Komisioni nuk dispononte tabela origjinale, rezultati doli pas kalkulimit të të dhënave të sistemit elektronik të KQZ-së.

Katër anëtarët e KQZ-së morën në shqyrtim e më pas vendosën të pranojë kërkesën e Partisë Demokratike, e cila pretendonte se procesverbalet janë të falsifikuara.

KQZ vendosi të shqyrtojë edhe njëherë rezultatin në 10 qendra votimi, ku rezultoi se Partisë Socialiste nuk i takonte mandati i 3-të.

39 komente në “TemA TV/ KQZ ndryshon rezultatin në Lezhë. Ndoka: Ishte vjedhje mandati për të humbur shumicën e 84 votave (VIDEO)”

  1. agim says:

    Ky cope komisjoni nuk iken pa vjedhje e rrembime te mandateve,bile dhe ata te gjykates pritet te rrembejne dhe ndonje tjetyer eh si jane keta

    1. LEZHJANI says:

      Qelbesira, populli Lezhjan ja ka dhene fitoren te majtes por ju po e vidhni ne tavole pa pike turpi, por qytetaret e Lezhes nuk mund t’ju falin kete qe po beni!

      1. fl says:

        TE gjithe e kuptojne qe eshte nje manipulim i hapur. Per kete gjeten palloshin Kosovrasti dhe Lefterine qe ka tashme nje padi ne Prokurori.

        Qellimi eshte per ti treguar Kryeprokurorit, Presidentit, KLSH etj vazhdoni na sherbeni, se keta nuk i bejne 84 mandate.

        Por cdo e keqe e ka nje te mire brenda. Ceshtja shkon ne Kolegj.
        Ky eshte nje rast i qarte, per te kuptuar standartin qe do kete Drejtesia apo Gjykatat ne proceset e neserme kunder njerzve te inkriminuar te kesaj ish-mazhorance.

        Nese Kolegji i shkon pas KQZ-se si ne te shkuaren, punet jane pisk dhe parashikoj deshtim per proceset e ardhshme te 21 Janarit apo korrupsionit. PS duhet ta kuptoj qe ne loje nuk eshte thjesht nje mandat, por kontrolli real i Sali Berishes mbi sistemin gjyqsor.

        1. loku says:

          O fl a e ke bere gati CV-ne?

    2. N Shabani says:

      Po cfar ka ndodhur tani, priten deri tani dhe tani po vjedhinn zgjedhjet keta maskarenj njelloj si ne 2011-ten? Po tani I mbeten se majtes 83 mandate? Kjo do te thote se po e bejne qellimisht me gjithe kete mafiozin Kosovrastin. Nuk ka fytyre me te ndyre se ky mascara.Eshte personazhi me negative i se djathtes. PS-ja mos te fleje gjume por ta beje problem deri ne fund.

    3. Miri says:

      Kush nuk beson se Njaziu eshte ne videon Enter Sandman te Matallica te vere nje bast me mua 1-100.

  2. ALpini says:

    duhet te blejne nje çam qe te bejne 84 se ndryshe e kane pisk punen

    1. fl says:

      Kur bleme votat e “demokratve te nershem” ca i kemi PDIU apo te majtet e PD-se. Karamele ? Hajt ju qi-fte Luli ne selamet

  3. adi_köln says:

    Edhe per sa kohe do i durojme keta plehrat e PD-se me keto pislliqet e KQZ-se?Te ishte rezultati me i ngushte do kishte plasur lufta ne ate vend te qelbur nga keta ndyresira…

    1. Miri Prifti says:

      c’ke me PD more shkerdhate. Po ka me plehra e kriminela se sa komunistet qeja pine gjakun per 50 vjet gjysmes se popullit shqiptar vetem se nuk mendonte njesoj me LAMASHET e KUQ, me morrat e Stalinit e titos?
      U shofte ky soji i keq

      1. Shoku i Qifes says:

        O robo e ke fjalen per shpellarin e Sheqeres nga Vicidoli kur flet per komunistat? Hajde robt ku t’i keni ti edhe Gent Strazimiri qe ma ka koken si ky toci im. Te fala Flamur Nokes. Pirdhuni se na cate trapin maloker te ndyre.

        1. Mamurrsi says:

          ndoshta e ka fjalen per Kacin e Zi. Ne nje parti kane qene para 90′ dhe ne nje parti jane prape.

      2. Mamurrsi says:

        bashke me Kacin,Saliu ka marr pjese ne pirjen e gjakut para 90′, apo jo? Por soji jot ka qejf qe tj pijne gjakun prape. Dakort, shko ne PD dhe bej mbledhje bashke me lulken. Por mos ki merak, se s’ka fillu akoma avazi. Ne shtator do ja hapim letrat te gjitheve, dhe do ja u nxjerrim per hundesh ato qe i kane vjedh ketij populli. Nji me nji do ti paguajne. Edhe ne brim te m… le ti fusin leket.
        Nuk ngutemi, cdo gje me laps ne dore, me pas hekurat

  4. argo says:

    Nese vertet ka fallsifikim, duhet te denohen jo vetem ata qe pergjigjen zyrtarisht, por edhe deputeti perfitues i PS,por neqoftese vertetohet nga Kolegji Zgjedhor e kunderta,besoj se nuk i ngel me gje as KQZ dhe as Kosovrastit, dhe ne keto kushte duhet nje tjeter qendrim penal dhe moral.

  5. Udheheqesi says:

    E PO SI THONI JU , A DUROHEJ QE 4 VETA TE VARUR VETEM NGA PD -JA TE MOS I JEPNIM TE PAKTEN NJE DEPUTET ? Ja te pakten i erdhi nje buzeqeshje SALIUT ,SE E BERI Lezhen BLU E NUK KA MAZHORANCE TE THEKSUAR! U CLIRUA PAK DHE PERFAQESUESJA E jozefines SE E BERI NJE TE MIRE .

  6. Pavarësia says:

    E, ku të ankimoni, mor qullashë? Ngrihuni more dhe jepni alarmin për të ndaluar kriminelin që të mos bëjë më tej zullume. Aq më me rrezik paraqitet aplikimi prej tij i marifeteve për ndryshimin e rezultatit të 23 qershorit!

  7. dada says:

    Po si vendosi KQZ ku eshte dokumenti justifikus qe u mbeshtet KQZ??????

    Thote tek te dhenat e sistemi elektronik po kjo nuk eshte prove se te dhenat qe hidhen ne sistemin elektronik kane nje prove qe eshte procesvervali qofte edhe fotokopje e cila ka firamt e komsionit ( sistemi elektronik nuk ka firma te komsionit ato mund te ndryshojne ne cdo kohe)/

    KQZ parnon sistemi pa nje dokumente dhe hedhe poshte proveverbalin qe eshet i firmosur nga komisioni.

  8. kosovrasti e ristani kane meriten krysore per rrezimin e berishes. kosovrasti eshte strategu i kriminalizimit te sistemit te numerimit te votave ne shtepine e berishes, ndersa ristani eshte ai qe vuloste mandate te pa merituara sa, kjo eshte e qarte edhe per cdo njeri shqipetar qofte ose jo shqipetar. keshtu keta dualen per turp faqe botes ne zgjedhjet e 2009 e sidoemos kur grabiten mandatin e rames ne tirane e ia dhane djalit politik te berishes faqe gjithe botes duke nxire faqen e tyre e bere me te zeze se shpirtin e tyre katran. me 23 qershor populli u tha ketyr kriminelve se tani votat do ti numerojme por edhe duke ia u numeruar ju rista-kosovrast-berishe-bashe ne lule te ballit. per kete ju duhet faleenderuar. ne syte e populli jeni vet krim vet krimineli te vene me shpatulla pas murit nga populli. kur e pashe sot ne tv mu duk si tano karidi e shendoshur e shemtuar nga stresi. shemtimi i fytyres ishte bere nje me shpirtin e tij te shemtuar. te fala edhe clirimit te rustem spiunit. vavshi ne djall me gjith shtrigen-kuceder berishe.

  9. dada says:

    E ka te fituar ne Kolegj PS pasi nuk mund te parnoje nje rezultat pa nje dokumen qe nuk ka firmat e komisionit te zones dhe akoma me keq nuk ka ankimim nga anataret e komsionit zgjedhor te cilat ato proceverale jane te fimosur nga te gjitha palet.

    Per pak dite ju behet qefi PD.

  10. Maloket injorojne voten masive te popullit says:

    C’po ndodh me KQZ-ne ?
    Sali Krimineli po fillon perseri trazirat
    dhe gjoja deklaron “doreheqie” !

  11. Maloket injorojne voten masive te popullit says:

    Sali Krimineli nuk heq dore nga manipulimet dhe vjedhja e votave.
    Populli ne kmbe te mbroje voten e tij.

  12. pasqyra says:

    Mwe vjen keq per lezhjanet msjane as praktike e as pragmatiste,pa lere pastaj te zgjuar.Me vjen keq qe po ju a them,por asnje lloj investimi apo granti skeni per te marre nga qeveria.Do notoni ne uje serisht.

    1. pjeter says:

      ti qe e quake veten pasqyra meso te shkrush shqip pa per zgjuarsi lezhjaneve u rruan bishtin ti.

  13. Maloket injorojne voten masive te popullit says:

    Vjedhja votes nga Sali Krimineli nuk ndal,
    populli ne kembe per te drejtat e tij.

    1. Miu i malit, je ... says:

      Respektoje dhe ushqeje mendimin tend,
      voto kunder Sali Berishes dhe kerko investigime sa te duash per te (si dhe per tere politikano-shtetaret qe ushqeheb me jetet dhe endrrat e shqiptareve, majtas e dajthtas qofshin ata), por…

      Por, mos perdor emertime te tilla, o shqiptar: “Maloket injorojne voten masive te popullit!”?!

      Ti, dhe ata qe perfitojne prej mashtrimeve e vjedhjeve, ne emer te malesoreve te vertete, burra zakoni e atdhetare ne te gjithe kohet, te pandare nga shqiptaret e zonave te tjera, pra ti dhe tere minjte qe dalin prej guvave kur keto male shkundin supet, duhet te besh kujdes me keto etiketime…

      Nese do kishte shtet, dhe pergjegjesi ndaj qetsise dhe sigurise kombetare, ti do duhej te thirreshe nga Djemte qe e Duan dhe e Madheshtojne kete truall, kunder tere orvajtjeve per ta percare ate…

  14. burbuqja says:

    ? ? ? ? ? ? ? ? ?
    ? ? ? ? ? ? ? ? ?
    ? ? ? ? ? ? ? ? ?

  15. Nojzi says:

    Gallate me Partine Demokratike. I iku djathi dhe tani don te mbaje hirren. Mbajeni ju zente gryken.

  16. Skupi says:

    Kontrolloni edhe tjera vende se gjeni ende vjedhje.Brekekuqet travestit shihej qe ishin te pregaditur qe me pare ne gjithcka.Kjo fitore do u dale nga hundet kuqalosheve.Mospermbushjen e premtimeve tani do e mbulojne duke u mare me cfardo gjera ne lidhje me PD-ne.Dy vitet e para vetem analiza dhe justifikime,dy vitet tjera pregaditje per vjedhje tjera,cfar fituam? Uroj te mos jete keshtu,e te behet ashtu si premtuan,do ishte mire per te gjithe,por nuk eshte fajtor PD-ja pse vozisim makina si te droguar,nuk ju pershtatemi shenjave,kushteve klimaterike,pirje pa usull,mungese e disciplines,kultures,tolerance fetare,grupore,etnike e gjithcfare.
    Populli i pa fe.popull qe vetem mes prizmit te lekut i vlereson gjerat i jep keto rezultate dhe pasoja.Vrasje lehtesisht,krim,mungese ndergjegjje,arritje qe deshirohen me cdo kusht eshte karakteristike i njerezve pa asnjefar ndertimi njerezor.

    1. pjeter says:

      TI Skupi pa breke mundohu ti komentosh gjerat realisht jo duke ofenduar popullin vetem se nuk votoi ate qe ti i lepinje prapanicen.eshte shteti ai qe drejton nje popull me ligje mor injorant,apo ke ngelur akoma ne kohen kur jetohej ne shpella.ku e gjen korajon te thuash popull ipa fe ,apo pa mungese ndergjegje,ti njeri i ceket qe nuk e di nga cfar mali ke ardhur dhe te duket vetja izgjuar por ti je nje injorant asgje me teper.

  17. elinor says:

    A e njeh ndonjeri Sali Berishen? Keshtu ta fut ujin nen rrogoz ai, pa e kuptuar, dhe…….faaap……te merr edhe Meten dhe egzaltohuni ju pastaj me Rilindjen e djallit.

  18. valter says:

    me 84 mandate socialistet nderrojne ligjet ne kushtetute,prandaj duan tju marrin ndonje mandat

  19. Sume Gruda says:

    Kosovarasti:
    Nje fytyre e poshter dhe antipatik as stalinist jo nje fytyre majmuni,
    PS do ankimoj pa tjeter ket vote nga 4 gangster.

  20. arta says:

    Më duket se deri në fillim të shtatorit, me këta katër anëtarët e KQZ-së do të na dalë fituese PD! e mbajmë mend të gjithë vitin 2011 kur fitoi Basha…

  21. jani says:

    Nuk eshte kaq e thjeshte sa duket. Vasil Bici qe del deputet tash , eshte daja I Aleksander Frangajt . Nuk shpeton kollaj ky popull nhga Berisha mbajeni mend mire kete .

  22. sadiku says:

    Lleshet, Leshet dhe RISTANET nuk mund te rrine pa e vjedhur nji mandat,ashtu siq i vodhen krejt zgjedhjet ne 2009 dhe 2011, por kesaj radhe nuk e kane te lehte mbasi AJO KATERSHE e degjeneruar nuk mund vendose pa opoziten ne komision.DHE TA KENE PER TURP QE BEJNE KETO LODRA TE TURPSHME DHE BANALE.

  23. Ramon says:

    NE me te vertet jemi njeçik te pa disiplinuar si thote njeri me larte dhe te pa fe , feja per ne SHQIPTARET eshte injoranca, dhe per ate ujin nen rogoz, SHPELLARI ne radhe te pare ja futi vetes se eshte me pashaport SHQIPTARE dhe me shpirt SERBI,dhe pastaj vine nje tren me nje miljon SHQIPTARE QE JA FUTEN SHPELLERIT DHE MANEKINAVE TE TIJE,koha do te tregoj korezjonin ose me mire ndryshkjen e PD me gjithe bazhibozuket injorantet qe e mbeshtesin.RROFTE FEJA JONE E SHQIPTARIZMIT POSHTE SPIUNET E SERBIT E TE GREKUT.

  24. Ramon says:

    O VALTER se nuk dua ta bej monopol kete artikull ,por te lexova me vonese,e majta nuk e ka problem fare per shmicen absolute 2\3 se e kemi “rroten e skortes” ose ne shqip gomen rezerve kemi çamet qe jane nga jugu dhe jo nga TROPOJA.

  25. baca mertur says:

    TASHI BURRA , QE TA KUPTONI MIRE LOJEN E LEZHES,KETU PLEKSEN 3 GJERA ,LUFTA E HESHTUR PS-LSI(QE KA QENE SHUME E EGER GJATE FUSHATES E LEZHJANET E DINE),HEQJA E NJE DEPUTETI NGA NUMRI MAGJIK 84,DHE NJE LAJM I FUNDIT ,PO U MOR MANDATI NGA PD ESHTE E SIGURTE ME 1000% QE VASILI JEP DOREHEQJEN DHE ZOTERIA I KERKUAR PER VRASJEN E MILITANTIT TE LSI-SE KALON DEPUTET….2 MILION EURO JANE PAGUAR VETEM NE KQZ PER KETE PUNE!!TASHI BITISENI VETE SE NE CFARE VENDI TE QELBUR JETOJME ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje