TemA TV/ Olldashi: PD nuk duhet të bëjë aleancë me parti dhe individë nga e majta (VIDEO)

10 Korrik 2013, 18:42Sociale TEMA

Kandidati për postin e kryetarit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, ka deklaruar në Shkodër në mënyrë të prerë se kjo parti nuk do bëjë aleancë me parti dhe individë nga e majta.

“Parlamenti nuk mund të krijojë shumica në bazë të kleringut të deputetëve, pasi kjo nuk është më politikë, por aritmetikë,” tha Olldashi.

“Përmirësimi i parë që duhet të bëjmë është përcaktimi rigoroz i konturit politik. Kjo do të thotë që pasi u faktua që aleanca me një forcë politike të spektrit të majtë është e pasuksesshme dhe joproduktive, ne duhet të përcaktojmë njëherë e mirë që nuk mundet që Partia Demokratike të bëjë aleancë me parti te spektrit kundërshtar dhe as me individë që vijnë nga kampi kundërshtar,” vijoi Olldashi.

“Partia Demokratike është parti e qendrës së djathtë dhe bën koalicione brenda këtij formacioni politik. Partia Demokratike duhet t’u rikthehet fort shtyllave ekzistenciale që janë: shtresa e të përndjekurve dhe e pronarëve. Partia Demokratike është një parti ku duhet të vijnë të gjithë, por pa humbur referencat,” tha Olldashi.

Në prezantim të platformës së tij për drejtimin e Partisë, Sokol Olldashi ritheksoi rolin e Partisë Demokratike si një shtëpi e madhe e opozitës.

“Për të avancuar me një aksion të fortë opozitar, të gjithë faktorët e djathtë duhet të bëjnë opozitë brenda shtëpisë së demokratëve,” tha Olldashi.

Olldashi kërkoi vendosjen e një ekuilibri mes mekanizmit të përgjegjësive dhe mekanizmit të karrierës brenda partisë, bazuar tek një inventar i kontributeve të çdo anëtari të Partisë Demokratike./ep

16 komente në “TemA TV/ Olldashi: PD nuk duhet të bëjë aleancë me parti dhe individë nga e majta (VIDEO)”

  1. astrit olldashi says:

    Mire o ke o thuthuq po i bie qe edhe ti duhet te kthesh leket qe ke vjedhur ne 4 vjecarin e aleances me LSI……Ke parasysh ato vilat ne lalz me arredim per bixhoz e shume te tjera si keto. jane pikerisht te ketij 4 vjecari. fillo ndonje katarsise nga vetja se ndoshta te beson njeri deri ne fund. Si sju vjen turp, hajdut me cizme qe hiqeni si virgjeresha.

    1. Vlora says:

      o z. olldashi mir ben qe ben fushate por mos e mer shum seriozisht se eshte e qarte qe ti je vetem garniture e ketyre zgjedhjeve.

      baca i ka bere zyren gati lul mafishes.

      kandidimi yt perball lulkes eshte njesoj si kandidimi i namik dokles dikur perball ramiz alise per president.

      1. Pilo Lala says:

        Obobo, ky e ka fjalen per Kastriot Islamin. Ju keni mbledhur plehrat e djathta, nuk behet qameti se mbani nje pleher te majte, kusherinj jane.

    2. Ndue Marazi says:

      O ty ta lumsha o Sokol gjali!Veq me do individa prej shijakut duhet me ba kolicjon PDja.

    3. ALpini says:

      S Olldashi eshte nje cifel nga bajga komuniste.
      edhe PS eshte nje cope e mire e kesaj bajge prandaj ju gjithnje sulmoni Bashen se njerez si Olldashi ju i mbani kollaj nen kontroll.
      duhet te dini se ky rrjedh nga dy familje koministe qe i kane sherbyer me devotshmeri diktatures ku Jorgji(xhoxhi)Olldashi kujtohet si nje burre mistrec dhe ordiner pamvaresisht se ne te gjitha rastet ai regjim keta tipa i caktonte ne detyra te rendesishme.Ky haleja ka qen per shume kohe shef i deges ushtarake Durres,tamam nje komunist dallaverexhi.
      familja tjeret nga rrjedh i kulluar S Olldashi eshte familja imorale Mamaqi,qe nuk mund te rri pa theksuar se Dashnor Mamaqi gjate kohes qe vuante denimin ne Zejmen te Lezhes i dergonte rregullisht telegram urimi enver Hoxhes ne rastin e ditlindjes a ndonje feste.Dashnor Mamaqi ka qen nje komunist ordiner,shume llafazan dhe per ca kohe sekretar i pare ne Durres e pastaj kryeredaktor i zerit popullit.
      Dashnor Mamaqi ka ngordhur ne burg dhe kjo i ka dhene mundesi ketij legeni qe te rreshtohet si i persekutuar dhe sot pa pik turpi te kandidoj per kreun e PD.
      I drejtohem te gjithe demokrateve qe ta refuzojne Olldashin ne garen qe don te bej,ti tregojne se eshte nje nga faktoret kryesor qe PD humbi pushtetin.

  2. Baro Liçaj says:

    Po Kaç Islami nuk ju duhet, ç’do te beni me te ? Po Shpetim Idrizi qe hidhet sa majtas djathtas ? Jo , o zoti Olldashi,u duhen edhe te majtet, qofte si paterica per te marre e mbajtur pushtetin, po edhe per numra ne parlament !

  3. gimi says:

    z.olldashi nuk eshte garniture por qershia mbi torte,fitorja eshte e tij.

  4. N.VJOSA says:

    O OLLDASH, NJERI I TRASHE….

    – në vend te komentit –

    O Olldash, more Larash,
    Dukesh qart qe je i trashë…
    Je i trashe o Trudash,
    Ti je veç nje cope Lamash…

    Keq programin e ke nis
    Mes shqiptaresh, more pis,
    Cdo parti qe qeverise,
    Qeveris me kopromis!…

    Cdo parti per Shqiperi,
    Nuk punon me armiqsi,
    O Olldashi yne serbes,
    Mendje ke sa nje kendes!…

  5. T.Zenu says:

    Ti Olldashi duhet te ndiqesh penalisht me gjith shoferin tend Qamil Gjuten,se skeni lene poshtersi pa bere.

  6. arbeni nga tepelena says:

    karagjoz,keni 8 vjet ne pushtet me votat e te majtes,e harruat xhuvelo-meten-islamin e ca karagjozer te tjere,po nuk keni faj kur keni budallenj nga pas.

  7. Zef Kallami says:

    Ke shume te drejt qe nuk duhet ba aleance me parti dhe individ nga e majta.Por ne radhe te pare sterilizoni partin brenda se e keni shume kolor me turli individesh.Shto,spijuj dhe ish te kuq.Qi jane fute aty per te ruajtur lekuren.
    Dhe mbasi te keni rene ne qetesi te suksesit te sterilizimit.Merrni zahmet dhe paraqituni kerkesave te drejtesise.Jo kesaj fidanishte qe ka krijuar Berisha.Po drejtesise qe do beje rreforma e Rilindjes ne lufte kundra korrupsionisteve me keshilla dhe udhezime nga udherrefyesit Europian por dhe Amerikan.Sot asht finalja per te bere shtetin shtet si cdo shtet perendimor.
    Socialistet e njohin fenomenin e SIMBIOZES si fenomen ne rruge shkencore qe ekziston ndermjet dy organizmave biologjike.Po kurr nuk do ta ushtrojne sic ushtroi qe diten e pare dimensionisti i Bashiqit Berisha.E t’nesermen dha numrin e telfonit popullates per te luftuar korrupsionin qe ushqehesh kryeminstri ne simbioz me biznesmenet.Ashtu sic bante dhe e bija me skandalin e fundit me nji biznesmen te huaj.

  8. nik says:

    Pse nuke e ngrite zerin dje kur bere alence me LSI ? Apo te pelqente karrigja e ministrit e siguruar nepermjet alences me LSI. Shpejt u kujtove edhe ti o sokol. Te gjithe te majte jeni. Ti e di me mire se kushdo kete gje .

  9. -O Malo te hengert tenja te ,
    kuqen e keni brenda{TE MAJTEN}.

  10. xhemal says:

    asnjehere ne politike nuk thuhet jo per arsyen e thjeshte se gjerat ndryshoje atehere ndryshojne edhe mardheniet ,kompromiset por duke mbrojtur gjerat themelore te cdo grupimi apo partie e fundit kundershtart ne ide nuk jane armiq por konkurente ne te mire te permiresimit te jetes se qytetareve

  11. Hajduti Olldashi says:

    Kryengritja e Spiunëve… (arkiva*)
    Sokoli eshte spiun i heshem dhe hajdut

    Blendi Fevziu (KORANI)
    Jemin Gjana (I VOGLI)
    Halit Shamata (ÇANTA)
    Bardhyl Londo (SHISHJA E QUMSHTIT)
    Astrit Patozi (ALFONS BALLSHI)
    Shaban Memia (QUKAPIKU)
    Vili Minarolli (PROFESORI)
    Ridvan Bode (KORÇARI)
    Jozefina Topalli (DIZINJATORI)
    Sali Berisha (PENICILINA)
    Fahri Balliu (RRJEPSI)
    Leonard Demi (MURRIZI)
    Uran Butka (DOKU)
    Remzi Lani (HOLTA)

    Spartak Poçi (INXHINIERI)
    Armando Shkullaku (BOZHURI)
    Servet Pëllumbi (YLLI)
    Preç Zogaj (ÇIFTELIA)
    Genc Ruli (STILOLAPSI)
    Sokol Olldashi (TRENDAFILI)
    – See more at: http://www.gazetakritika.net/node/531#sthash.ZkaMl5Md.dpuf

  12. demokrati says:

    uroj shume qe ju te zgjidheni kryetar i pd dhe ta ristrukturoni partine demokratike. jeni me i miri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje