TemA TV/ Ekzekutimi në Tiranë ka lidhje me dosjet e Gaz Muçës dhe Franc Konomit (VIDEO)

15 Korrik 2013, 09:42Sociale TEMA

Ekzekutimi i Edmond Dervishit nga persona të panjohur mbrëmjen e së dielës në hyrje të pallatit të tij, ka bërë që policia të ngrejë disa pista hetimi.

Dervishi, që punonte pranë KQZ-së, dyshohet se mund të jetë ekzekutuar nga vrasës me pagesë.

Por e përditshmja Panorama thotë se pista më e fortë lidhet me një hakmarrje të mundshme mes bandave të vjetra në Tiranë të Gaz Muçës dhe Franc Konomit.

Verifikimet e para që ka kryer Policia në arkivat e krimeve të vjetra, kanë çuar hetuesit në zinxhirin e hakmarrjes mes grupeve rivale të Gaz Muçës dhe Naim Zyberit, ndodhur në Tiranë dy dekadat e fundit. Një nga dosjet e hapura mbrëmë nga policia është edhe vrasja e Franc Konomit, personazh me të cilin dy vëllezërit, Gentian e Edmond Dervishi, kanë pasur miqësi.

Në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme, Policia tha se dyshohet të jetë paralajmërimi i një hakmarrjeje të mundshme.

Sipas disa të dhënave, 50-vjeçari kishte nisur të hetonte në mënyrë private për të zbuluar autorët që i vranë të vëllain 13 vjet më parë, pasi ngjarja ishte ende pa autor.

Edhe pse Policia ka pasur dyshime, asnjëherë nuk ka arritur të sigurojë prova për arrestimin e vrasësve të Gentian Dervishit. Vrasja e Edmond Dervishit, pikërisht në këtë moment, sipas Policisë tregon se vrasësit e vëllait mund të kenë kuptuar “hetimet” e tij dhe kanë vendosur ta eliminojnë për të parandaluar një sulm të mundshëm./ep

6 komente në “TemA TV/ Ekzekutimi në Tiranë ka lidhje me dosjet e Gaz Muçës dhe Franc Konomit (VIDEO)”

  1. liri a vdekje says:

    po i hetonte nepermjet Tonin vocajt sepse ai po hetonte dhe vrasjen nder fjale ,grupi ciftelia diten me ne ,naten me ata ,kta barkderrat nuk paskan te ngop mer jahu

  2. Elida says:

    Djemte e familjes Dervishi kane qenë që në kohë të Enverit ndër fëmijët më problematike në atë zonë dhe më vonë pas 90. Dhe të imagjinosh që ka punuar në një dikaster ku nuk lejohen individ problematik të përzier me krimin dhe një anëtar i KQZ u shkarkua për arësye se kishte dhënë sipas Saliut një vendim gjyqësor jo të drejtë vartësi i tij (në mos gabohem) dhe si gjithmonë vendimet e saliut janë ekstremisht duale për raste të njëjta që bashkëpunon me kriminelët ordinerë vetëm të mbajë me zor karriken ashtu siç ka vepruar për të mbijetuar që student,( pa dashur të kompleksoj viktimën në këtë rast,sepse çdo vrasje është çnjerëzore.)Por.saliu i terheq pranë vetes të tillë njerëz mjafton që të bëjnë atë që thotë ai,të vjedhin të vrasin të fyejnë etj.

  3. Berlin says:

    diku tjeter lexova nje informacion per vrases me pagese :-(((((

  4. moçalor + terùn + redneck = jugor says:

    pune moçaloresh. zanati i moçalorve mafia, droga eprostitucioni

    1. arbeni nga tepelena says:

      nuk e kup urrejtjen tende ndaj jugut,sigurisht nuk prish pune.po kur ndodh krim ne veri e komenton.

    2. Arjan says:

      Nuk e di si “Tema” vazhdon te lejoje pellitjet e nje gomari si ty!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje