TemA TV/ Basha e Olldashi, fushatë për kreun e PD-së duke u marrë me PS-në (VIDEO)

12 Korrik 2013, 15:29Sociale TEMA

Edhe pse janë duke konkurruar për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi, më shumë se sa prezantojnë platformat e tyre, janë duke sulmuar PS-në gjatë fushatës që po bëjnë.

Duket sikur të dy ata janë në fushatë zgjedhore dhe jo në fushatën për të zgjedhur kreun e PD-së.

Si Lulzim Basha, ashtu edhe Sokol Olldashi, e kanë shmangur debatin për humbjen e thellë që pësoi PD në këto zgjedhje dhe për shkak të së cilës janë edhe duke u zhvilluar zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë.

Për ta, PD vazhdon të jetë partia më e mirë dhe shpresa e shqiptarëve, edhe pse plot 1 milion shqiptarë votuan kundër PD-së.

Edhe gjatë ditës së sotme, si Basha, ashtu edhe Olldashi, janë marrë sërish me PS-në, në fushatën e tyre për t’u zgjedhur në krye të PD-së.

Basha ka qenë në Tropojë, Has dhe Rrëshen, ku e ka cilësuar mentalitet antishtet konkursin e hapur nga Edi Rama, për aplikimet online. Sipas Bashës, PD do të marrë në mbrojtje të gjithë personat që do të pushohen nga puna.

“Partia Demokratike do të të faturojë çdo ditë, përmes një rrjeti juridik, të gatshëm jo vetëm të evidentojmë por të provojmë me fakte para çdo gjykate padrejtësitë e këtyre vendimeve, t’i kthejë ato në konsekuenca ligjore, për rikthim në punë, konsekuenca financiare për dëmshpërblim dhe më pas është detyra jonë t’i kapitalizojmë si konsekuenca politike”, tha Basha.

Ai u shpreh se ata që janë mashtruar për të votuar PS-në, do të zhgënjehen, ndërkohë që LSI-në vazhdon të mos e përmendë.

“PD do të garantojë, që edhe ata të mashtruar të 23 qershorit ta kuptojnë koston e mirëbesimit tek “rilindja” e mashtrimit. Ne do të na kenë mbi kokë ditë për ditë, për t’i kujtuar se kanë premtuar 300 mijë vende të reja pune, se kanë premtuar heqjen e taksës për biznesin e vogël, se kanë premtuar shëndetësi falas për çdo shqiptar. Opozita shqiptare nuk mund të mjaftohet vetëm me kaq, në kushtet e kësaj mazhorance. Ne duhet të jemi gati sot, t’u paraqesim shqiptarëve platformën tonë, se ne jemi dhe mbetemi e vetmja shpresë e Shqipërisë së zhvilluar evropiane”, deklaroi Basha.

Ndërsa Olldashi, duke folur nga Dibra, ka thënë se koalicioni Rama-Meta më 1 prill riktheu Partinë e Punës.

“Rikthimi në 1 prill i Edi Ramës dhe Ilir Metës bashkë nuk është gjë tjetër veçse rikthimi i Partisë së vjetër. U rikthyen tek partia mëmë dhe ne kemi domosdoshmërisht nevojë që t’i godasim, siç  kemi goditur partinë mëmë në vitet 90. Edi Rama i 24 qershorit është i njëjti i 22 qershorit. Eshtë një prototip politik që kur ka qenë në pushtet, ka prodhuar korrupsion, abuzivitet, klientelizëm. Është një prototip politik që në 8 vjet si lider i opozitës, u pasqyrua të jetë vetëm një politikan destruktiv dhe së fundmi në listën e paraqitur për deputet ka bërë diçka të pahasur më parë jo vetëm në politikën shqiptare, po kudo: një kriminalizim i skajshëm i forcës politike që drejton. Janë 30 njerëz me precedent brenda listave të Partisë Socialiste dhe jo më brenda listave, por brenda Parlamentit të Shqipërisë. Dhe Parlamenti i Shqipërisë nuk është qeli paraburgimi, nuk është vendi ku rrinë horrat dhe kriminelët”, tha Olldashi./b.l

33 komente në “TemA TV/ Basha e Olldashi, fushatë për kreun e PD-së duke u marrë me PS-në (VIDEO)”

  1. ILIRET says:

    Kur nuk kane cfare t’i bejne gomarit i bien samarit!
    Cfare do t’i bejne ata PD-se? Ku jua le Sala? Ajo eshte “toke e zanun”!
    Keshtu qe, jane qe jene, merren me PS-ne. Harrojne qe, per kete gje e moren goditjen pas koke….!!!

    1. Dean says:

      Pse c’a do bojn ata,a mos duhet me sha njeni- tjetrin nga nena vall????
      Prandaj edhe jena te “djathte”,pasi ja lem dobicin tjetrit.

      1. tony says:

        bo-bo po me keta dolce-gabana pd-ja del tek ura e bunes degjenerohet dhe me shume se ceshte degjeneruar,po cu plasin lobet demokrateve se car ben edi rama demokratet duan platforma programe rikoordinim te pd-se etj,e jo duke ndigjuar elton xhonin e hollandes bashke me mikun e xhakes kolin e dashnor mamaqit duke lexuar flet rrufe e share zullumqaret kaq dine e kaq ja u pret petulla ama per lider jan keta dy …

      2. Daniel says:

        po normale sepse nuk kane se cfare ti ofrojne demokrateve tjeter pervecse perbaltjes se kundershtarit pikerisht ashtu sic bente edhe babagjyshi sali kjo ka per ta zhytyr PD akoma edhe me keq ne llum sepse qytetaret e treguan me 23 qershor se nuk duan percarje por bashkpunim.

      3. FANI says:

        po pse nuk merren me problemet e PD keta dy qente besnik te saliut por merren me kundershtarin ka plot probleme Partia e tyre e poshteruar keto zgjedhje dhe e katandisur si nje particke dhe pa asnje force ne 4vjecarin e ardhshem. problemet i keni perbrenda dhe jo nga kundershari.

      4. dudu says:

        populli shqiptare e tregoje me vote qe eshte kunder percarjes se popullit ne demokrate dhe socialiste dhe kete basha dhe olldashi nuk duan ta kuptojne dhe vazhdojne me propaganden percarese njelloj si komunisti sali berisha, me keta te dy PD ska per te dale kurre nga opozita.

    2. ALpini says:

      PS ka marre mazhorancen dhe nuk merret me premtimet e bera por bashke me kelyshet e saj merren me Bashen se e kuptojne se Basha ne kryet te opozitarizmit eshte nje kafshate qe s’kaperdihet.
      merruni me Bashen dhe doni qe Basha mos tja u ktheje.

      1. Beso says:

        Po kush po merret me bashen more kandar? Keta nuk po merren as me bashen e as me olldelen se nuk kane dhe kohe e kane goxha pune per te bere, po ju aq kuptoni se kjo nuk eshte fushate elektorale por eshte nje ballafqim idesh dhe platformash per te marre kreun e partise ( duhet te jete keshtu), per te share ps do kete kohe 4 vjet dhe + dhe nja 4 te tjere me keto mend qe keni ju, se tani nuk genjehet me populli me nje luge bosh, iku ajo kohe.

    3. adriatik says:

      Ju a kam thene qe Olldashi nuk mund t efitoje sepse ai nuk eshte islamik….partine mund ta drejtoje vetem nje islamik qe shkon per iftar te argita…se dhe ajo eshte nje besimtare e fuqishme islamike

  2. Udheheqesi says:

    Ka nje shprehje populli yne i mbrekullueshem : ” NGA SHTATI YLL ,NGA MENDJA FYLL”

  3. vigu says:

    Edhe pse po ben 23 vjet qe ka vdekur “mema parti” Bashes e Olldashit frika ne palce u ka hy” Po, po atje jane kthyer,po ua them une ,ndaj gjeni vrimen e miut , e fshihuni ,se tamam minj jeni.

  4. diana says:

    amani mo aman ata jan fyll e kellire nga koka tek kembet e zgjebsa qe ska ilac qe ti laje…..po pastrohen halet…..o moj shqiperi e mjera shqiperi se cman mbi kuriz shpirti yt e di…..

    1. Eri says:

      Fillojeni duke demshperblyer shtetin per demin financiar te largimeve nga puna qe ne2005, se jane nje mal me vendime gjyqesore teformes se prere,qe kane fituar njerezit ndaj shtetit, drejtperdrejte si rezultat i shkeljeve tuaja te ligjit

  5. Lumi says:

    Artikulli eshte i goditur ,por kujt ja thua! Eshte shume e habitshme se si ka mundesi qe fajin e ka Edi Rama se fitoj zgjedhjet, kurse ato nuk kane asnje faj qe i humben! Por si nuk pame nje demokrat qe tu thote ketyre zotrinjeve “_Po ju çfare nuk keni bere mire qe nuk ju votoj populli!?” Zoterinje ! Beni analizen e punes tuaj ,nxirrni para demokrateve programin e ndrqjes se gamimeve se ndryshe dhe kryetar te PD -es nuk keni per tu zgjedhur !

  6. Ceta PD dhe "pabesia" says:

    Ceta veriore PD pranon vetem shpellar injorante
    veriore … largon intelektualet e pjeses tjeter
    te Shqiperise.

    Historikisht, verioret njihen si te pabese, prandaj
    Z.Topi nuk mbajti asnje verior ne kryesi te FRD-se.

    1. ALpini says:

      ja nje jugor dhe me sakt nga Labova Kryqit,quhet Sokol Olldashi dhe keni debatin qe ka bere para dy muajsh me nje qytetar.une e kam ruajtur se mu duk shume interesant;
      http://tinypic.com/view.php?pic=330vjw7&s=5

  7. kerbaqi says:

    TE DY JANE DEBILA NJERI VRASES TJETRI KUMARXHI MJER DEMOKRATET KU PO KATANDISEN NJEHER ME 23 QERSHOR I PERDHUNOJ EDI RAMA TE DY TASH DO PERDHUNOJNE NJERI -TJETRIN NE HALE VAFSHIN TE DY KLYSHA ……. K ……
    .

  8. shpresa says:

    fitore olldash pd duhet te besoet ty.

  9. LUAN says:

    CUDI E MADHE ! TE SAPOLARGUARIT PER SUPERZULLUME BERTASIN : KAPNI ZULLUMQARET . ESHTE NJELLOJ SI KRYETARJA E BORDELLOS TE THOTE, FAJIN E KANE PUTANAT. ATA QE PARIM KISHIN : TY HAJDUT DO TE VE POLIC , VIDH PA FRIKE DHE ME SHUMICE TANI PERBETOHEN PER NDERSHMERI.A THUA SE NJEREZIT SA PA HAPUR DHE MBYLLUR SYTE HARRUAN 230 MILIONET E EUROVE QE LULI IA FUTI XHEPIT APO DHE ZULLUMET E TJERA SI VRASES I KATER TE PAFAJSMVE .

  10. gimi says:

    fitofte me i miri dhe me i miri eshte Koliiiiiiiiiiiii

  11. qytetari says:

    normal miss buzqeshja,,,,,haha njeri i neveritur

  12. taulant says:

    luli ka perpara nje figure politike shum te formuar dhe inteligjente,do e kete te veshtire perballe kolit,fitore kolit

  13. bledi says:

    Nje pytetje kam per z.Olldashi dhe Z.Basha. Po beni fushate paraelektorale per zgjedhje parlamentare kundrejt Z.Rama apo jeni duke bere fushate per kryetar te PD?!

  14. Makthi says:

    He me ju lumte juve te PD-se, sa mire qe dini ta beni opoziten. Edhe nje here ju lumte. Rrini aty ne opozite, se ate pune dini ta beni mire. Nuk ka opozite si PD-ja. Eshte opozita me e mire ne bote. Do ishte mire qe PD-ja te rrinte nja 100 vjet ne opozite, eshte e vetmja gje qe di te beje si duhet, se sa per pushtet e dhjete fare sapo e morret. Vazhdoni opozite dhe ju uroj opozite te mbare dhe te gjate.

  15. SADIU says:

    Biejni legenit se i bini mire, se Ju te dy po beheni ne syte e popullit sidomos atij te djathtit se te majteve nuk u intereson si LEGEN MATERNITETI. Populli thote: “Qente le te lehin tymi iken drejte”.

  16. Sokol says:

    Fushatat behen sipas shijeve te votuesve dhe kopeja e egersirave maloke ne PD eksitohet shume nga sharjet dhe dhuna ndaj kundershtareve.E kane ne gen egersine dhe ua ka ushqyer instiktet fuqishem Sali kafsha per 23 vjet rresht.

  17. liri a vdekje says:

    spo e marrim vesh mer jahu ,ju perballeni me njeri -tjetrin per postin e kryetarit te pedes apo me edi ramen ,lerni mer nevojtore edin rehat ke besimi qe i dha shqipnia e merrni me sali hale berishen se ai ju shkaterroj ata demokratet e vertete qe akoma i besojne nga leshi qe u ka zene syte

  18. elma says:

    shum mire ben olldashi qe e sulmon LSI se mori votat e pd duke shfrytezuar postet qe kishin.

  19. doleci says:

    Gjithshka qe ka ndodhur ne Shqiperi nuk me ka habitur sepse per çdo fenomen e kam gjetur nje arsyetim, por keta te dy me kane habitur krejt. 20 vjet jane mare me kete llapaqeneri deri sa populli i njohu e ua nxori bojendhe shihiniedhe te zgerlaqur, dhe te zgjebosur, dhe telyer keq per 20 vjet, nuk duan tia dine fare dhe pse kujtojne se e kane strategji mos terheqjeje per te rimashtruar me te vobegtit e per te mobilizuar me teinkriminuarit.

    PO ÇFARE KERKOJNE KETA? ÇFARE DUAN TE BEJNE KETA TE DALE MENDÇ?
    A MOS DUAN TA FSHIJNE NHA HARTA E BOTES DUKE E DJEGUR KREJT KETE VEND QE QUHET sHQIPERI ?

  20. dritani says:

    Afer dates se zgjedhjeve do te fillojne te tregojne edhe se ku bejne seks nenat dhe motrat e deputeteve te PS-se.
    Kaq iu ka msu Baca. Te tjerat nuk t’i trego ai

  21. tim says:

    TE DHJERE PO KRENARE hahahahahahah

  22. turi says:

    suksese Sokol Olldashi, ti do behesh kryetari i pd. edhe Basha eshte njeri me vlera por nuk e ka provuar opoziten dhe punet ne bashki do ja veshtirsonin punen si kryetar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje