TemA TV/ PS denoncon zgjedhjen e avokatit të Berishës në krye të Magjistraturës: Nuk do rrimë duarkryq (VIDEO)

11 Korrik 2013, 15:01Sociale TEMA

Partia Socialiste ka denoncuar zgjedhjen e avokatit të kryeministrit në largim, Sali Berisha, në krye të Shkollës së Magjistraturës. Deputetja Ermonela Felaj ka thënë se me këtë akt, tashmë çdo institucion drejtësie, duke nisur nga KLD-ja, është uzurpuar nga njerëz të pushtetit në largim.

“Dje u zgjodh drejtuesi i ri i Shkollës së Lartë të Magjistraturës. Një tjetër shfaqje e shëmtuar, e logjikës me të cilën është trajtuar sistemi i drejtësisë nga kjo qeveri në ikje.

Ndërhyrja skandaloze e KLD-së në procesin e zgjedhjes të drejtuesit të kësaj shkolle, është një tjetër hap në tentativën për të marrë peng të gjithë hallkat e drejtësisë shqiptare.

Fakt është se Shkolla e Magjistraturës është i vetmi institucion që në raportet e Komisionit Europian është nënvizuar si i pavarur, i paanshëm dhe i vendosur në luftën kundër korrupsionit.

Vënia në krye të kësaj shkolle e një individi me lidhje të ngushta politike me qeverinë dhe kryeministrin që u ndëshkua në mënyrë plebishitare me votë në 23 qershor, në kushte të konfliktit të hapur të interesit, si dhe ngritja e mëtejshme në detyrë nga KLD-ja, e një sërë gjyqtarëve të përfshirë në procese gjyqësore që kanë shkaktuar dëshpërim kombëtar dhe ndërkombëtar, në raport me Shqipërinë, flet qartë për faktin se në krye të sistemit të drejtësisë po tentohet të vihet një kastë individësh, me të vetmin kriter shërbimet e kryera ndaj pushtetit të rrëzuar me votë”, ka thënë deputetja socialiste.

Ajo ka thënë se mazhoranca e re nuk do qëndrojë duarkryq ndaj uzurpimit politik të sistemit të drejtësisë.

“Ne jemi të vendosur të respektojmë në frymë e në germë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë në marrëdhëniet e ekzekutivit me gjyqësorin.

Pushteti gjyqësor do të gjejë tek qeveria jonë një partner në luftën për rilindjen e drejtësisë.

Askush nuk duhet të ushqejë iluzione se do të qëndrojmë duarkryq përballë uzurpimit politik të sistemit të drejtësisë apo përballë përpjekjeve të individëve të korruptuar brenda këtij sistemi të cilët mundohen e bëjnë gjithçka për të mbajtur njëri-tjetrin në karrige duke mbyllur sytë para mëkateve të tyre.

Ne jemi të vetëdijshëm se një nga arsyet kryesore përse 1 milion shqiptarë votuan për Rilindjen, është shqetësimi për rrënimin dramatik dhe korrupsionin në sistemin e drejtësisë.

Askush mos e vërë në dyshim apo në provë, vendosmërinë tonë për ta adresuar këtë shqetësim të shqiptarëve.

Qeveria e zgjedhur me votën e shqiptarëve në 23 qershor, do të jetë aty për t’u thënë jo të korruptuarve në sistemin e drejtësisë”, përfundoi Felaj./b.l

15 komente në “TemA TV/ PS denoncon zgjedhjen e avokatit të Berishës në krye të Magjistraturës: Nuk do rrimë duarkryq (VIDEO)”

    1. Vlora says:

      shqipraet ju dhane ne dore karten e forte me te cilen ju duhet te beni pastrimet menjehere sa te vini ne pushtet.

      kete e presin te gjithe ata qe ju besuan voten, dhe sishin pak por ishte shumica dermuse e shqiptareve.

      SHPRESOJME TE EDI RAMA.

      1. o vlora nuk behen spastrimet ashtu si mendon ty

  1. Mary says:

    Mbeturina ju te PS-se, e zhumile ato te PD-se, por keni gjet terren ku te veproni te dyja palet ndaj vazhdoni. Ju do beni namin, do “rilindni” xhepat dhe llogarit tuaja bankare. Dhe populli si gjithmone do e paguaje cmimin me te rende te pislliqeve tuaja. Gjithsesi shihemi mbas tre kater vitesh bashke, dhe do shohim se ca do beni…

    1. P.D. says:

      Mary ke ngel pa pune me xhan,popullit mos ja qaj hallin se e beri vet zgjidhjen,ti zgjidh semaforin ku do punosh pastaj shihemi pas 4vjetesh dhe takemi juaj do jete harruar ose do te jete konvertuar.

  2. Plaku Mere says:

    Ta shohim po ju la Ilir Kokemadhi ( Meta), ne ate duam.

  3. Profesori says:

    Le të shpresojmë e EDI RAMA, i ka k..et për t’ju kundërvënë kësaj piramide korruptive që quhet “Drejtësi” në Shqipëri, e krijuar sipas fytyrës dhe oreksit të Sali Berishës. Durojmë dhe presim…

    1. Profesori says:

      Le të shpresojmë e EDI RAMA, i ka k..et për t’ju kundërvënë kësaj piramide korruptive që quhet “Drejtësi” në Shqipëri, e krijuar sipas fytyrës dhe oreksit të Sali Berishës. Durojmë dhe presim…

  4. nastradini says:

    EDI RAMA BULDOZERT DUHET TI DREJTOJE TEK SHEMBJA E BERISHIZMIT DHE RIVENDOSJA E SHTETIT DEMOKRATIK.

    Me pas le t’i leshoje edhe per ndertimet pa leje ne qytete e bredget, por pa NDESHKUAR kriminelet vrastare dhe kusare te bandes se Saliut te gjitha te tjerat do te mbeten nje demagogji boshe. Mileti po pret me durim qe te shohe pergjigjen e Edi Rames per NDESHKIMIN, nderkohe qe banda e Saliur ne ikje po behet dita dites me agresive. Emerimet ne poste kuce te shtetit te besinkeve te PD-se dhe familjes Berisha po behen ne baze te nje strategjie te pergatirur mire, per ta paraqitur Edi Ramen si HAKMARRES dhe deri diku ja kane arritur qellimit. Edi Rama doli ne emisionin TOP STORY dhe deklaroi qe “nuk ma merr mendja te hakmerrem!” nderkohe qe drejtuesi i emisionit Sokol Balla e shpalli Berishen si “nje burre shteti qe ka bere historine” duke lene te indinjuar shqyptaret qe e shikonin ne TV per kete bythelepirje servile dhe diletante, sepse vetem disa dite me pare banditet e Saliut i kishin dhunuar gazetaret e TOP-it dhe i kishin shkaterruar kameren televizive. Por cdo ben vaki? Qe Saliu pasi humbi zgjedhjet ne forme tragjike ka dale nga istikami dhe po ATAKON fituesit qe akoma nuk kane marre pushtetin? Pse Saliu po ngutet te fortifikohet me ndihmen e DORDOLECEVE te tij ne Presidence, ne Prokurori dhe ne Banken e Shtetit per te filluar nje opozite agresive ATAKUESE Jashte ringut” pa i dhene mundesi kundershtarit te marre fryme kur te kete hypur ne ringun e pushtetit? Saliu e di qe Edi Rama nuk do ta kete problem per t’i flakur nga postet keta DORDOLECE servile te Saliut ne forme krej ligjore, sic i vendosi edhe ai. Saliu e di qe fshesa e pastrimit ne administrate do te filloje nga keta DORDOLECE qe kane heshtur bashkepunuar me krimin dhe jane bere pjese e vrasjeve, vjedhjeve dhe mashtrimeve makaber te pushtetit berishist. Pse atehere po ngutet ka shume per te caktuar ne poste kuce KARTA TE DJEGURA dhe pse po ngutet per te terrhequr miliona LEKE nga Banka e Fullanit? Kur e di qe per nje muaj gjerat do te kthehen kokeseprapthi? Mos eshte valle BUDALLA dhe eshte LAJTHITUR keqaz nga deshtimi ne zgjedhje? Absurde! Pse atehere kryeministri ne ikje po ben gjera qe po cudisin Evropen dhe po le gojehapur Boten? Eshte shume e thjeshte per nje njeri qe njeh Shqypnine enveriste dhe ate berishiste dhe e gjithe fillozofia e Saliut eshte perqendruar vetem ne nje pike:

    SALIUT I KA HYRE FRIKA NE BARK PER FAMILJEN DHE ESHTE NE PANIK PER NDESHKIMIN QE E PRET NGA DREJTESIA. SIC BERI ENVERI NE VITET 70-80te KUR VRAU DHE LIKUIDOI TE GJITHE BASHKEPUNTORET E VET.

  5. tomori i beratit says:

    BURGU N per keta KODOSH GJYQETAR.Jo gjykates por as emrin mos ua degjofshim me arben ristanit,sashenkes,ndreces se tomes,shpresen e beçit, gani dizdarit,agim bendos,neshat THANES,,hajdarin e fatmires,mutin e brocajve,ridvan qenin e gerdecit,gruan e fullan hajdutit,mafjoz gjokutajn e serb faslliçit, e nuk mbaron lista e ketyre BANDITEVE TE saliut qe meritojn BURG per vendimet e tyre te LLAHTARSHME e qesharake ne kundershtim te hapur me ligjin.Vetem INA RAMA MERITON levdata.

  6. gjeramadhi says:

    pse ahqipetaret ju dhane 84 deputete ta c’rrenjosni te keqen nga themeli, po late ata gjyqtare mire thote kelmendasi ne dhjeto beni plackat gati dhe iknime kohe te mire

  7. liri a vdekje says:

    po leri te bejne qef deri ne shtator pastaj votat jane per te larguar nga nishani deri ke gjin gjoni i plepave po nuk dhan vet doreheqjen si te paafte

  8. Zef Kallami says:

    As mos e perserit me fjalen.Nuk do rrimë duarkryq.Kjo dihet Muaji shtator asht muaji qe fillon berja e historise Rilindjes.Megjithese krismen e dha Vlora.Nen shembullin e Vlores do ecin te gjitha rreformat dhe populli pa dallime ngyrash por ate te kombit Shqiptare do gezohet shpirterisht dhe perzemersisht ne arritje.

  9. besnik says:

    Keshtu eshte per keta gjygjtar qe vetem drejtesi nuk japin,Hajdeni kontrolloni e shikoni ne gjykaten e Elbasan se c`padrejtesi jepet si nga ata qe e quajne veten kur e do puna te djathte apo ato qe hiqen te majte .benik

  10. AA says:

    ska per tu ber rama km, shifeni shifeni planin B!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje