Gjykata e Lartë prishi vendimet me 25 vjet heqje lirie
Nga Lindita Çela
Ludovik Ujka mund të ishte gjallë në rast se gjykata do të vendoste drejtësi mbi veprat penale që rëndonin mbi të.
41 vjeçari, i sapoardhur nga Italia, është ekzekutuar pasditen e së premtes në fshatin Tale të Lezhës.
Ujka është ekzekutuar pranë banesës së tij, ndërkohë që policia menjëherë ka deklaruar se ka dyshime të forta që ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje.
Duket se e shkuara kriminale e 41 vjeçarit, por dhe tolerimi i drejtësisë, ka shërbyer për përcaktimin e pistës kryesore të hetimit të policisë, si dhe të ketë dhe autorë të dyshuar për ngjarjen.
Nisur nga e shkuara, duket se Ludovik Ujka i ka pasur ditët e numëruara.
Ngjarja
Gjykata është treguar zemërgjerë me Ludovik Ujkën, por jo hasmi i tij, që sipas policisë, janë dhe autorët kryesorë të dyshuar për ngjarjen e ndodhur në fshatin Tale.
Ludovik Ujka kishte rifituar lirin në vitin 2011, dhe pse fillimisht gjykata e rrethit të Lezhës dhe ajo e Apelit të Shkodrës kishin vendosur 25 vjet heqje lirie për të, pas vërtetimit të akuzave të vrasjes.
Por me të rifituar lirinë në vitin 2011, pas 5 vitesh qëndrimi në burg, Ludovik Ujka emigron në Itali.
Për më shumë se dy vjet nuk ka vënë këmbën në Shqipëri për t’u rikthyer vetëm pak ditë më parë.
Pikërisht atëherë kur mendonte se i kishte larë duar me të shkuarën, 41 vjeçari është ekzekutuar me një breshëri kallashnikovi, në hyrje të banesës së tij në fshatin Tale. Policia e qytetit të Lezhës thotë se ka dyshime të forta se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje.
Po kështu, ajo deklaron se ka dyshime se autorë të krimit janë dy persona dhe se po punohet për kapjen e tyre.
Por e shkuara e viktimës duket se është pista kryesore e hetimit për të cilën po punon policia e Lezhës për të zbardhur ngjarjen. Ludovik Ujka është arrestuar në vitin 2006 pasi ishte në listën e personave më të kërkuar në Shqipëri pasi gjykata e Lezhës kishte dhënë vendimin me 25 vjet heqje lirie, pasi akuzohej për vrasjen e shtetasve Zef Biba dhe Eleni Hoxha.
Kjo ngjarje asokohe u klasifikua si një hakmarrje për një vrasje të mëparshme, të ndodhur në 7 korrik 2003, ku mbetën të vrarë Nikolin Ujka, vëllai i Ludovik Ujkës, si dhe bashkëshortja e Nikolinit.
Hakmarrja mes dy fiseve, 5 viktima
Lufta deri në vdekje mes dy fiseve Ujka dhe Biba, deri më tani ka shkaktuar 5 viktima në fshatin Tale të Lezhës.
Ndërkohë që drejtësia bën sehir duke arkivuar ngjarjet apo rikthyer proceset për gjykim, duke i çuar kështu palët drejt vdekjes së sigurt.
Hasmëria mes dy fiseve nis më 7 korrik të vitit 2003, atëherë kur në segmentin e rrugës Laç-Patok, janë vrarë shtetasit Nikolin e Vitore Ujka, që janë vëllai e kunata e Ludovik Ujkës.
Prokuroria e Rrethit Lezhë për këtë ngjarje ngriti dyshime se autorë të mundshëm të ngjarjes ishin anëtarë të familjes Biba, me banim në fshatin Tale të Lezhës.
Ndërkohë një muaj pas kësaj ngjarje, familja Biba fillon të ndërtojë një shtëpi të re, thuajse afër “hasmit” të tyre.
Në datë 01.09.2003, rreth orës 19:00 shtetasit, Zef e Kastriot Biba (vëllezër), pasi kanë lënë punën në objektin e ri, së bashku me shtetasin Pëllumb Gojani, janë nisur për të gjetur punëtorë.
Fillimisht kanë vajtur në lokalin e tyre në plazh për të marrë kamarierët Eleni Hoxha dhe Gentiana Meçe dhe me mjetin e tyre, që drejtohej nga Zefi, dhe kanë vazhduar rrugën në drejtim të fshatit Rrilë.
Në afërsi të banesës së shtetasit Zef Murri, ato janë shkëmbyer me mjetin e drejtuar nga shtetasi Preng Lleshi, të cilin Zefi dhe Kastrioti i kanë kushëri.
Sapo makinat janë shkëmbyer, është afruar pas automjetit të Prengës, makina tip Benz 240 me targa LE 3250 A, ngjyre kafe, e cila pasi është ndaluar, kanë dalë Edi dhe Ludovik Ujka, ku secili me nga një automatik ka qëlluar në drejtim të makinës. Nga këto breshëri kanë gjetur vdekjen shtetasit Zef Biba dhe Eleni Hoxha, ndërsa shtetasit Kastriot Biba dhe Gentiana Meçe janë plagosur.
Pikërisht për këtë ngjarje, Gjykata e Rrethit të Lezhës, e më pas ajo e Apelit të Shkodrës, kishte vendosur 25 vjet heqje lirie për dy autorët e dyshuar, Ludovik dhe Edi Ujka, ky i fundit djali i dy bashkëshortëve të vrarë në korrik të vitit 2003.
Por vendimi i këtyre gjykatave është rrëzuar nga Gjykata e Lartë në vitin 2011.
Skandali me gjykatat
Duke parë sot bilancin tragjik të vrasjes mes dy fiseve, logjikisht mund të besosh se vendimi për rikthimin në gjykim të dosjes së Ludovik Ujkës, është skandali i radhës i drejtësisë shqiptare. Në fakt, ngjarja bëhet më e rëndë kur argumentet bindëse për trupin gjykues, janë qesharakë.
Për të rikthyer çështjes në gjykim, trupi gjykues i Gjykatës së Lartë ka kërkuar faktimin e dritave të makinës së autorëve të krimit.
“Gjatë rishqyrtimit të çështjes, duhet të thirret dhe pyetet dëshmitarja okulare e kësaj ngjarje Gentjana Mece. Nga shpjegimet e dhëna fillimisht prej saj rezulton se mjeti nga ku kanë dalë të pandehurit i ka patur dritat e ndezura. Nëse fakti provohet të jetë kështu, gjykata duhet të hetoje nëse kjo rrethanë i krijonte mundësi pamje dëshmitarit Kastriot Ndoi (Biba) për të dalluar të pandehurit dhe për të evidentuar karakteristikat e tyre”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë. Kaq ka mjaftuar dhe çështja shkon në gjykatën e Lezhës për rigjykim, ku Ludovik Ujka rifiton lirinë pasi është nipi i tij, Edi Ujka, që merr përsipër autorësinë e vrasjes së Zef Bibës dhe Eleni Hoxha.
Ludovik Ujka rifitoi lirinë për të jetuar vetëm dy vite larg Shqipërisë, pasi sapo u kthye ai u ekzekutua në pragun e banesës së tij. Dhe hakmarrja vazhdon.
Cfare do behet me keta gjyqtare KRIMINELE???
Ata duhet te VIHEN PARA DREJTESISE E TE PLASEN PAS HEKURAVE!!!
Nuk ka nonji problem,,,mjeafton te vihet nderi ne vend,kjo bote po superpopullohet,nuk thoni sa mire qe po vrasin njeri tjetrin,,me pak njerze me shume ushqime dhe te mira materiale,,por ajo qe me shqetson eshte se nuk po vritet asnje nga ata qe sollen kete situat ne Shqiperi.
PROKURORE GJUKATES SHEFA POLICIE TE LIDHUR ME KRIMIN,MARIN SHUMA TE MAJME ,KUR DO MARIN FUND KETO GJERA
grupi mizor dhe me kriminelet fanit merdites familja biba me vrasjet e tyre barbare qe ne 2003 nen mrojtjen kusherit tyre drejtorit te pergjithshem te policise Pjerin Ndeu po vazhoje prape si ne 2003 me qeverine Nano
zoti vente dore drejtesine shqipare !
Vetegjyqesia eshte kthyer ne institucion te pavarur ne Shqiperi. Kjo eshte nje menxyre e vertete. Ku shkojne keta njerez me keto aventura te rrezikshme qe ndermarrin kur drejtojne armen per te vrare? A mendojne per te ardhmen e atyre qe lene pas?
Drejtesine e dime si eshte, duhet nje reforme radikale per t’i larguar keta plehra qe jane pjese e kesaj katrahure qe po ndodh ne Shqiperi.
Mos ndiqni ate qe e vrau,por ndiqni ate qe e liroi…ai te kalbet ne burg.Te shohim pastaj si do ti lirojne te tjeret keta gjykates vrases.Burgjet duhen mbushur me gjykates te korruptuar .Ashtu disiplinohen dhe vrasesit.Ne nje qeli te dy vrasesi dhe gjykatesi.
Kriminelet me te medhenj jane prokuroret dhe gjyqtaret,kryekriminelet politikanet dhe super kryekrimineli qe ka bere sallate drejtesi,polici,administraten ne pergjithesi eshte sali udb-ja….
jemi ne kohen kur duhet te mendohemi mire kush jane pergjegjesit kryesor te kesaj vrasje.per mendimin tim nuk eshte fajtor ai qe terhoqi kembezen e kallashit por ai qe firmosi pafajsine e viktimes.deri ne kohen qe ne shqiperi do te kemi nje prokurori dhe nje gjykate te korruptuar mos u habisni qe ngjarje te tilla te ndodhin cdo dite.jemi aq te rritur sa te kuptojme se kush jane fajtoret