A po krijohet një “Jugosllavi e re ekonomike”?

16 Korrik 2013, 18:42Rajoni TEMA

Seancat e përbashkëta të qeverive të vendeve të ish-Jugosllavisë janë shpeshtuar. Ka dhe ekspertë që thonë se bashkëpunimi është bazë e zhvillimit ekonomik, pasi këto vende nuk mund të futen në BE para vitit 2020

 

Seancat e qeverisë së Serbisë dhe Republikës Serpska kanë qenë forumi i vetëm rajonal deri para ca kohësh.

Por me iniciativën e Beogradit seancat e tilla mund të bëhen një fenomen i rregullt për bashkëpunimin rajonal mes vendeve të ish-Jugosllavisë.

E para që ka mbajtur një seancë të përbashkët ishte qeveria e Maqedonisë.

Ministrat e kësaj qeverie kanë qenë në Beograd në fillim të qershorit, ndërsa seanca tjetër do të mbahet në Shkup.

Drejtori i Forumit për Raporte Etnike në Beograd, Dushan Janjiç, thotë se seanca të tilla janë në interesin e të gjitha vendeve. Interesat e vendeve të ish-Jugosllavisë për bashkëpunim janë më të mëdha, se sa me rajonet e tjera. Faktori ekonomik është më i rëndësishmi.

“Kur bëhet fjalë për vendet e Evropës Juglindore, Kroacia dhe Sllovenia po përpiqen të vendosin kontakte edhe më të ngushta me BE-në. Por theksi duhet të jetë në bashkëpunim mes vendeve si Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina. Në veçanti i rëndësishëm është bashkëpunimi në sektorin e energjisë”, mendon Janjiç.

Sikur vendet e Baltikut

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar pas takimit me delegacionin e Maqedonisë se ky rajon duhet të bashkohet rreth interesave të përbashkëta ekonomike sikur vendet skandinave apo ato të Baltikut.

Këtë ide nuk e hedhin poshtë as analistët me shpjegimin se ky është shansi i vetëm për suksesin e vendeve të ish-Jugosllavisë. Ekonomisti kroat, Damir Novotni, thotë se këtu s’ka vend për spekulime politike, por për konceptet e bashkëpunimit ekonomik. “Qëllimi përfundimtar është që bashkëpunimi të ringjallë ekonomitë e këtyre vendeve dhe të hapen vende të reja pune, deri sa këto vende nuk futen në BE”, shpjegon ai.

Të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë e kanë kuptuar se kanë interesa të përbashkëta ekonomike, shpjegon analistja Tanja Topiç nga Banjaluka. Bashkëpunimi ekonomik, sipas saj, nuk i cenon bazat e ekzistencës së këtyre vendeve si shtete të pavarura.

Krimet e luftës, kriminaliteti, korrupsioni…

Pa përjashtime, vendet e ish -Jugosllavisë janë të gatshme për bashkëpunim. Kështu mendon Milka Tadiç Mijoviç, drejtore e revistës “Monitor”, nga Mali i Zi.

“Forma nuk është me rëndësi por esenca e bashkëpunimit. Vendet tona kanë probleme me krimet, sepse shumë vende të këtij rajoni nuk janë përballur me këtë fenomen. Probleme të tjera janë korrupsioni dhe kriminaliteti”, thotë ajo.

Ndërsa Dushan Janjiç mendon se së shpejti mund të krijohet një Evropë e përbërë prej shumë federatave dhe ky do të ishte një shans i mirë i vendeve të ish- Jugosllavisë.

“Është e sigurt që vendet e ish- Jugosllavisë, duke përjashtuar Slloveninë dhe duke përfshirë Shqipërinë, do të jenë pjesë e kësaj federate deri në vitin 2020. Se çfarë do të ndodhë me Kroacinë, është çështje e vet këtij vendi, por mendoj se interesat ekonomike të Kroacisë lidhen më shumë me vendet e ish-Jugosllavisë”.

Analistët nuk janë të sigurt se si do të duket ky lloj bashkëpunimi, por e sigurt është që këto vende kanë nevojë për një bashkëpunim më të ngushtë, mbi bazat ekonomike./DW

4 komente në “A po krijohet një “Jugosllavi e re ekonomike”?”

  1. Zef Kallami says:

    Shume bukur.Pse jo dhe Kosova bashkpunim me shqiprine.Mali zi me Shqiperine,Presheva me shqiperine Struga me Shqiperine deri dhe Cameria po me Shqiperine.Dhe si nji Shqiperie tane me Jugosllavi,Greqi.Maqedoni e mal te zi.Rumani e bullgari,turqi.Shkurt federate Ballkanike.Kjo asht e ardhmja e imponimit te politikes Europiane.

  2. mirel says:

    Ou, ideja e nje konfederate sllave me shqiptare dhe pa sllovene eshte shume e cuditshme.
    Kete po e paten nder mend udheheqesit e rinj te Shqiperise, te pakten ne aplikimin e invazionit ekonomik serb, atehere Shqiperia eshte nje shtet i deshtuar.
    Te mos veorohet si Berisha qe largoi gjermanet ne energjitike dhe solli serbet.
    Kjo eshte tradheti e dyte ndaj interesave te Shqiptareve qe i kane syte nga perendimi

  3. Yyyyyshtandej says:

    EDI RAMA, Ilir Meta, ne asnje menyre ne nuk kemi asnje arsye te bashkepunojme me vendet SLLAVE. Ne nuk kemi qene kurre ndonjehere SLLAVE , nuk jemi dhe nuk do te jemi te tille. MERITOJME VETEM BASHKEPUNIM TE NGUSHTE DHE INTENSIVE, vetem me PERENDIMIN, dhe kryesisht, ANGLI, GJERMANI, VENDET SKANDINAVE. KJO KA QENE NDER SHEKUJ ENDRRA ME E MADHE E POPULLIT SHQIPTAR!!!!

  4. Nexhmedin Kadriu says:

    Politika serbosllave eshte Adriatiku. Pasi qe femrat shqiptare po martohen me serb. Fatosi po kritikon politikanet shqiptare pse perkrahen Ramush Haradinaj. Serbet ketu shohin shansin e mire ma mire skasesi. Miqsi ,perkrahje duke mos ditur se shka ndodh neser .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje