DOSJA/ Prokuroria: Ja si u vra kryekomisar Tahiraj. Xhakja i tha ‘të q... motrën’ para se të qëllonte

17 Korrik 2013, 20:46Politika TEMA
DOSJA/ Prokuroria: Ja si u vra kryekomisar Tahiraj. Xhakja i tha ‘të

Ilir Xhakja

Nga Lindita Çela

 

Ilir Xhakja jo vetëm që ka identifikuar Adem Tahirin si punonjës policie, por dhe e ka fyer para se ta ekzekutonte.

Të paktën këtë pretendon Prokuroria e Krimeve të Rënda, duke kërkuar burgimin e përjetshëm të Ilir Xhakjes për vrasjen e kryekomisar Adem Tahirit.

Kjo është kërkesa e prokurorit të çështjes, Eugen Beci, lexuar të mërkurën paradite në sallën e gjyqit, në procesin në ngarkim të të akuzuarit për vrasjen e komisarit të Shijakut, Adem Tahiraj.

Prokurori ka kërkuar dënimin me burg të përjetshëm për Ilir Xhakjan për vrasjen e kryekomisarit Adem Tahiraj, dhe 10 vjet burg për plagosjen e Lena Ndokajt.

Prokuroria argumenton se Xhakja paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore prandaj duhet të jetë në burg përjetë.

Aksioni që çoi në ekzekutimin e komisarit

Rreth orës 17.00 të datës 13.09.2012, me urdhër të Shefit të Komisariatit të Policisë, të ndjerit Adem Tahiraj, forcat e policisë të Komisariatit të Shijakut u urdhëruan të kryejnë patrullime në qytetin Shijak dhe rrethinat e tij, deri tek lapidari në Katundin e Ri.

Fillimisht në operacion u përdorën tre automjete policie dhe pesë efektiva nën drejtimin e Shefit të Komisariatit.

Qëllimi i patrullimit ishte verifikimi i dokumentacionit dhe titullit të pronësisë së automjeteve me targa të huaja, pa targa dhe me xhama të errët.

Në automjetin tip Chevrolet, me targë “Policia 2085” patrullonin Shefi i Komisariatit dhe punonjësi i policisë F. H.

Patrulla e përgjithshme e policisë, e përbërë nga punonjësit e policisë dhe H. SH. dhe K. SH. patrullonin me automjetin tip Chevrolet me targë “Policia 2084”, kurse punonjësit e policisë V. Xh dhe A. T. patrullonin me një automjet tip fuoristradë, edhe ai me mbishkrimet dhe të gjitha shenjat dalluese të policisë.

Në vijim të patrullimit, u shoqërua një automjet i tipit VW Golf pa targa, që i përkiste shtetasit S.G.

Nga ky çast, automjetet në patrullim rreshtohen si vijon: autokolonën e printe automjeti me targë “Policia 2085”, i drejtuar nga punonjësi i policisë F.H.

Në sediljen e parë të tij ndodhej Shefi i Komisariatit. Pas tij vinte automjeti tip VW Golf, në kabinën e të cilit ndodheshin S.G dhe J.G (babë e bir), kurse pas tij vinte automjeti me targë “Policia 2084”, i drejtuar nga oficeri K.G.

Shefi i Komisariatit urdhëroi shoferin F.H të zhvendosej majtas për t’i bllokuar rrugën një automjeti tip Opel, me ngjyrë të zezë, me targë të huaj, i cili po vinte në drejtim të kundërt me automjetet e policisë. Në kabinën e tij ndodhej vetëm një person, i cili u identifikua më pas si L. Krasni, 17 vjeç, banues në Katund Sukth.

Drejtuesi i mjetit iu bind urdhrit duke ndaluar mjetin me të cilin udhëtonte.

Shefi i Komisariatit dhe dy punonjësit që e shoqëronin zbritën nga automjetet për të verifikuar rastin.

U urdhërua shoqërimi i automjetit për në Komisariatin e Shijakut, pasi rezultoi pa dokumente regjistrimi sipas ligjit. L. Krasni nuk kundërshtoi, F.H u urdhërua të hipte në kabinë për të siguruar shoqërimin dhe drejtuesi filloi manovrën për kthimin e automjetit mbrapsht, me drejtimin për Shijak.

Si u vra kryekomisari

Teksa automjeti VW Golf lëviz, në vendngjarje afrohet një automjet Mercedes, tip Regina 320, i pajisur vetëm me një targë të huaj në pjesën e pasme, i cili ndaloi përbri automjeteve të policisë.

Prej tij zbriti një person, i identifikuar më pas si Ilir Xhakja, person me precedentë të shumtë kriminalë. Gjatë këtij gjykimi u provua se ky person u drejtua tek automjeti tip Opel, hapi derën e pasagjerit dhe nxori përjashta me dhunë policin F.H, duke iu drejtuar me fjalët: “Ç’punë ke ti me nipin tim?”  Polici F.H. u prezantua menjëherë dhe personi që sulmoi ndërpreu për një çast veprimet ndaj tij.

Pikërisht ky është dhe çasti fatal kur në këtë konflikt u përfshi Shefi i Komisariatit, i cili, në ushtrim të detyrës, e pyeti personin kush ishte dhe çfarë kërkonte.

Sipas dëshmisë së bashkë të pandehurit F.H, Xhakja reagoi menjëherë në mënyrë të dhunshme, duke u shprehur “Unë jam ai që të q… motrën” dhe nxori pistoletën nga brezi.

U provua gjatë gjykimit se në këtë moment Shefi i Komisariatit bëri prapa duke i bërë thirrje Ilir Xhakjes që të mos afrohej, kurse polici F.H ndërhyri duke i dalë para autorit dhe duke bërtitur disa herë me zë të lartë: “Është Shefi i Komisariatit…!”

I pandehuri Ilir Xhakja, duke shtyrë me trup policin F.H, mundi të vendosë dorën mbi supin e tij dhe qëlloi gjashtë herë rresht mbi trupin e Kryekomisarit.

Polici F.H u mundua të mbante në krahë Shefin e Komisariatit teksa po rrëzohej dhe menjëherë pas kësaj njoftoi Komisariatin e Policisë për ngjarjen.

40 komente në “DOSJA/ Prokuroria: Ja si u vra kryekomisar Tahiraj. Xhakja i tha ‘të q… motrën’ para se të qëllonte”

  1. Taipi says:

    Shtet injorantesh dhe gangsterash,nga Saliu deri tek morri i fundit!

    1. op-ed says:

      E papare dhe a padegjuar ndonjehere. Polici pyet kriminelin me gjakftohtesi se kush eshte dhe ai pergjigjet “Una jam ai qe te q… motren”. Normal qe kur policine e drejtojne çeçenet me tetevjecare, kur Dritan Dajti vret kater police dhe shteti nuk ka bythe ta gjykoje, kur policet nxjerrin ne prite apo vrasin njeri-tjetrin, kur femijet e policeve te vrare mbeten rrugeve per meshire, gangsteri mund t’i q… jo vetem nenen dhe motren, por edhe baben dhe vellain nje “cope” shefi komisariati…

      1. ALpini says:

        Ja tha dhe ja beri dhe mire ja beri se edhe diten e varrimit Tahiraj te qelbte ne era raki.
        Disa qe bene homazhe me treguan se nga arkivoli akoma vinin avujt e rakise qe kishte pire ate dite.
        Kush je ti-pyeti si karaduze (kapadaji) dhe iku per lesh.
        kuptohet qe policia e ka zbukuruar si don vete se me demek kane qen me detyre por nuk eshte ashtu.
        Ilir Xhakja nuk paraqiti rezikshmeri,u fut kur pa nipin dhe mire ka bere,as nuk i zuri prite as u maskua me maske e as doli per ti grabitur.Ilir Xhakja eshte nje mesim i mire per policet kapadaji.
        Fshati Jub-Sukth ka respekt per familjen Xhakja,jane njerez me principe e njerez te ndershem.

        1. Jub-Sukth says:

          I nderuar Alpidh,
          Kosovaret kane shprehje pak banale por pershkruan fiks realitetin tend psikik, qe thote; Duhet me ja q.. at nane, qe me te thirr bab! Ndoshta Xhakja ju ka marre para si fis, prandaj dhe e doni kaq shume!

          Sinqerisht
          JS

          1. ALpini says:

            Jub-Sukth,
            dukesh qe je tamam katunari atyre aneve.
            dukesh qe keshtu e merr hakun qe ke karshi Xhakajve se ndryshe ta bente bytha pse pse.
            Une thash realitetin,une shkrova te verteten e vertete eshte qe nuk je ne gjendje perveç ti hash mutin Ilir Xhakjes dhe shfrytezon rastin ketu,ti patjeter je ndonje qurravec i familjeve qe ju ka veshur ne zi familja Xhakja dhe te them se Xhaket i kane treguar vendin te ligjve.

        2. Luani says:

          Njerzit si puna e Ilir Xhakes duhen var ne mes te qytetit. Si s’keni turp per gjerat qe thoni.

        3. arbeni says:

          krijesa si ky krimineli(se njeri nuk mund ta quash kete lloj specie)e kam fjalen per ilir xhakajn,duhen var ne mes te qytetit dhe pastaj ti lesh te thahen ne diell aty ku kane kryer krimin,bashke me sahanlepirsit e vet si ty Alpidh,per policin duhet te kemi respekt dhe nese ka elemente te korruptuar ligji duhet te veproje mbi to,te mbrosh kriminelet nuk je aspak ndryshe nga ato mer alpidh derr,injorant.

  2. Albboston says:

    Ky duhet varur per gjuhe !

    1. hamdurulam says:

      Hetuesit framceze do e kishin vervitur nga dritarja e katit te IX dhe do thonin ” u hodh vete ” .Ku ka te vrasish shtetin , kush te fal .

      1. Ton says:

        Te ishte ne Amerike ky dhe te kishte vrare shefin e policise, do e kishin ngritur ne ajer kete me gjithe nipin policat vete, pa e çuar fare ne gjyq!

  3. shkodra says:

    tragjedi….!! krimineli e ka vendin ne burg perjete…keto raste as nuk kane nevoje te gjykohen keshtu,me pompe…thjesht,ne qeli dhe celesat ne fund te detit…ndersa per policin,qe me sa kam lexuar,ka patur dhe drame familjare etj,dhe qe “drejtesia” shqiptare apo ligjet e shkerdhyera,kane kerkuar qe edhe ky te denohet sepse nuk paska nxjerre pistoleten te vritej edhe ai me kriminelin…kjo me duket ndyresi…ne jetojme ne shqiperi,dihet se krimi eshte ne simbioze me politiken,flitej se Xhakja kishte perkrahjen e Sokol Olldashit,e cfare duhej te bente polici…!! Ai i ka dale para kriminelit,i ka bertitur,i ka treguar se kush ishte oficeri…e cfare do me shume drejtesia e superkorruptuar shqiptare….!!?? c’u be me gjykatesin qe liroi Xhaken..!? a po merr raporte mjeksore se i dhemb bytha…turp per drejtesine e shqiperise…Xhaken nuki po e denon ligji dhe drejtesia por e mundi zullumi i tij ….turp per drejtesine…lirojeni policin e pafajshem..!!

  4. tarrasi says:

    Pa u varur sheshit xhakja, dajti, kullici me shoke nuk as nuk ka per te pasur shtet.

  5. robi says:

    ku ka vend ne bote qe oficeri i policise – shtetmbrojtesi – kur krimineli vret – nuk nxjerr patllaken per ta palosur kriminelin – vetem ne Shqiperi ndodh.

    Kur oficeri i policise vret kriminelet per tu vetmbrojtur ose per te mbrojtur qyteteret – DUHET DEKORUAR e SHPERBLYER.

  6. Dean says:

    BURGIM te PERJETSHEM dhe ndoshta po ja q….,dikush motren efhe ketij ne burg.
    Shume e thjeshte.

  7. dmc says:

    hajde prokurori hajde.si peradhe nga e kaluara me duket kjo po ata kane pasur konflikt edhe me perpara e komisari vjen nga fis i madh e ishte polic gangsterr(me kanun) policave gangsterra plumi eshte pak.

  8. shijaku says:

    Te denohet me burgim te perjetshem se ai perseri po te dali do vrasi te tjere, atje brenda eshte mire se kafshet vetem burgu i zbute.

  9. Makthi says:

    Sa police dhe komisare jane vrare deri tani? Edhe sa te tjere do te vriten? Kjo eshte pasoje edhe e sjelljes aspak profesionale te policise sone. Kush guxon ne bote ti presi rrugen policise ne kete menyre, pa pasur nje rreagim profesional, dmth bllokim te menjehershem te personit qe guxon te beje kete veprim. Policet tane duan te bejne muhabet, te sqarohen nje here, prandaj edhe ne sqarim e siper, bien viktima te njerezve te tille, me precedent penal, dhe qe qarkullojne lirshem.

  10. fieraku4u says:

    LE JETIM FEMIJE O PLEHR E PA RECIKLUSHME. TI DUHESH VARUR DHE JO FUTUR NE BURG.

  11. AH Xhaxhi Enver says:

    burg jo se eshte gjynaf
    keta njerez duan te rrjepen te gjalle sepse ne burgje hane buken kot dhe jetojne mbi shpatullat e taksapaguesve

  12. Treviso says:

    Ky kriminel eshte grumbulluesi i votave te Olldashit. Olldashi qe eshte ne politike sot dhe kandidon per kryetar te partise, eshte vetem prej kriminelave si puna e Ilir Xhakjes. Po ashtu edhe Lulzim krimineli qe po tregon muskujt prej lepuri ka ardhur vetem prej kriminelave ne politike.
    Keto dy kandidate kan thirrur kriminelat per te pregatitur situaten e veshtire te vendit qe ti shpetojne krimeve, gjithmone te diktuar nga super krimineli sali Berisha. Po nuk u denuan kapot e krimineleve nuk do qetesohen ato dhe vendi nuk do kete qetesi. Ku eshte bere vrasje dhe nuk ka pasur dore shteti? Dhe vrasjet e fundit te grave eshte po dora e shtetit. Kur keto burra ishin te denoncuar ne prokurori apo ne polici prej te ndjerave dhe shteti nuk i mbrojti keto gra.
    Simpatizante te Partise Demokratike, kujdes, mos bini pre e krimineleve te shtetit se ato po luftojne qe te mbrojne lekuren ne emrin tuaj.
    Si mundet te thuren planet per te rrezuar nje qeveri pa lindur akoma, nga qeveria qe eshte akoma ne fuqi? Ju fafalenderoj per mirkuptimin dhe ju hecte mbare.

  13. arbeni nga tepelena says:

    te olldashit jane keta,.

  14. dardani nga dagestani says:

    E kini gabim te gjithe ,ky Gjakja eshte patriot dhe trim ,po te ishte kohe lufte ky do ishte komandant i uqk dhe neser mund te ishte dhe kryeminister ku i dihej.

  15. Sali-shtet pa shtet says:

    Gjithshka ka ndodhur nga paaftesia e Sali-shtetit qe administraten kudo I ka militante te paafte, servile qe vetem I bien ne qafe popullit dhe s’dine te bejne punen e tyre. Tre police idjote qe s’duhet te ishin police se s’jane te afte. Dikush afrohet dhe e nxjerr policing si lecke nga makina pa rezistence. Imagjinoni kete polic legen kur ben si I forte para familjareve te rregullt dhe I trajton si kriminele kurse para krimineleve ben shurren.

    Policet e afte ne bote do vinin doren ne kobure e do I thonin te largohej ky, dhe po te hidhte nje hap para do vritej pa hezitim. Shtet legen, me vjen keq per humbjet e jetes por nuk eshte vetem prej ketij kriminelit.

  16. mirel says:

    ama i paska thene dhe “te q..motren”…
    Kjo po, e rendon shume figuren e krimit..!
    Gjetje shume e “randsishme” nga prokuroria e krimeve te renda.
    Per kaq gje paska ikur per dhjame qeni komisari, vetem te shikoje si i behet motra?
    Me falni o familjare, por po humbas gjurmet e krimit.
    Kush e beri e morem vesh.
    Por perse??? per nje banalitet te tille?
    Cjane keta legena qe japin nje detaj te tille, sikur ky ishte motivi,qe Xhakja ti tregonte komisarit qe ishte me i forte.
    Nxirrni atuoret e vertete qe fshihen mbas krimit dhe mos u merni me pislleqe te tilla.

  17. kel ukaj says:

    Eshte per te qeshur po edhe per te qare. Shpresojme qe askush ne Europe nuk i din keto gjera pasi do te qeshej se çfare policie? Shpresojme qe edhe Grekrit e Serben nuk do ta mesojne keto gjera. Eshte turp se çfare shteti. Krimineli nxjerr armen! Policet çfare bejne? kerkojne tre qetesojne kriminelin? Po kjo eshte kulmi. Une personalisht me vjen keq per Shijaksin nuk eshte faji i Tij eshte faji i Shtetit Shqiptar, duhej te kishte vrare edhe policet.

  18. niazi nga rakicka e BODES says:

    NE PERGJIGJE TE NJE PYETJE APO NJE DICKAJE CUDITESE NUKL E KUPTOVA SE NUK KISH NE FUND PIKPYETJE APO PIKCUDITESE ARBENIT NGA TEPELENA,PER TE SHUAR KURIOZITETIN “OLLDASHI ESHTE PRIJSI I TYRE “I BERI TE GJITHE BIZESMENE TE GJITHE ME TENDERA QER PUNONIN PER OLLDASHIN DHE KRAHU I TIJ I ARMATOSUR…SHIKONI HETONI TE TJERE TIPA TE KETJ XHAKES KETU (

  19. Denisi says:

    po kaq e veshttire eshte te gjykohet nje vrases??
    Kaq te veshtire e ka gjykata per ta denuar perjete??
    Pse duhen bere me dhjetra e qindra seanca,per vrasesit,nderkohe qe eshte shume e thjeshte….
    AI QE VRET TE KALBET NE BUREG GJERI NE VDEKJE…

  20. Yoni says:

    Shoot first ask questions later.

  21. artan says:

    O zot, ketyre eshte gjynah ti quash police. alabaket i vrasin si te jene dele, e keta kerkojne sqarime. O Zot ca na ka gjet ne.

    Lexojeni fjaline e fundit ne kete shkrim. Polici F.H u mundua të mbante në krahë Shefin e Komisariatit teksa po rrëzohej dhe menjëherë pas kësaj njoftoi Komisariatin e Policisë për ngjarjen.

    Polici F.H nuk eshte polic por hu gardhi. Se polici F.H duhet te kishte eliminuar rrezikun duke qelluar dhe vrare Xhaken me pare, qyshkur ai e nxorri me dhune nga makina. O polica debila qe te beni per te vjelle.

    Polica qe nuk mbrojn dot veten e vet, e jo me te tjeret.

  22. kapo says:

    Historia e amerikes eshte e mbushur plot me keshtu plerash per fat te keq,vetem se atje ne momentin qe te kapin dhe te gjykojne po arrite tja hedhesh me 1 burgim te perjetshem je i nderuar se vetem burgun do durosh, se atje ka dhe denim me vdekje akoma dhe po vrave dihet cte pret.

  23. keti says:

    Mjafton te shikosh dy policet ne fotografi dhe e kupton nivelin.. duket sikur Xhakja po i terheq me zor dhe ata sikur po i luten…per te mos folur pastaj per uniformen/kapelen sikur i kane blere te gabi….

  24. Albann says:

    Pse la deshmimtare ky krimineli? apo qe mos shkonin hetimet ne dononje rruge te gabuar hahahahahaha…Sa te koklavitura keto pune…Pastrim kuadrosh te afte policie nga “ata me cifteli”….Peshku qelbet nga koka….

  25. unknown says:

    Ja se e rregullon shtetin tani Rama me kryehajdutin Meta, mos kini merak. Apo s’eshte nje tip qe te merr gjak ne vetull ai Rama. Do t’i mbushi burgjet plot, mos kini merak ju “Rilindas”

  26. dyshnik says:

    Ky xhakja e ka rimenduar nje gje te till qe kohe me pare sepse te shkrepesh 6 plumba mbi komisarin duke then un jam ai qe te …motren pse i ndaluan nipin nuk ka ndodhur ndonjhere aq me keq kur je person i till (kriminel) . NQS esht e vertet qe komisari ka qen tip kaposhi ata me siguri kan pasur konflikte me njeri tjetrin (me ate stilin e gangesterit) !! Jane vrare komisare edhe me pare por jane vrare me nje lloj akuze kshtu qe nuk i dihet se ku fle lepuri …….Esht per te ardhur keq se si policet shqiptare konsumojne alkohol dhe gjera te tjera kur jan me sherbim nqs kjo gje vazhdon gjithmone kriminelat rrugve do i shikojme duke pire me ta .

  27. Agjenti 007 says:

    Ilir Xhakja dhe nje takem i seres se tij, jane bashkepunetoret me te ngushte te kandidatit per Krye-kar te PD Sokol Olldelja. ” Trimat ” nen ombrellen e policise kane terrorizuar votuesit dhe kane bere kasaphane ne kutite e votimit per disa zgjedhje me rradhe nen komanden e Sokolit. Keta kriminele disponojne arme dhe mjete me te sofistikuara se policia e shtetit Shqiptar, jane persona te organizuar dhe kryejne veprime kriminale, si kontrabandist droge, prostitucioni dhe vrases me pagese. Keta kriminele kane perkrahjen nga PD e shteti i Saliut, se u duhen per te grabitur zgjedhjet dhe dhunuar qytetaret e ndershem qe mendojne dhe militojne majtas. Keta e quajne veten te pa cenueshem dhe te paprekshem, askush nuk ka te drejte qe ne baze te ligjit ti ndaloje, qofte edhe per nje kontroll rutine, se perfundon i vrare si ndjeste paste komisar Adem Tahiri. Eshte edhe nje fakt, per te ardhur keq, qe ne polici jane pranuar militante te PD, injorante te papregatitur dhe leshko, sic eshte rasti i policit H.F., qe u nxorr dhunshem nga makina sikur te ishte ndonje kelysh qeni dhe nuk veproi per te mbrojtur veten, uniformen e pojicit dhe te kishte neutralizuar vrsesin ne moment pa i marre jeten komisarit. Per cfare e mban ate kobure pas bythe , per t,u mburrur ne fshatin e tij per te trembur qytetaret e ndershem. Nje rast i tille analog, as qe mund te mendohet ne USA dhe jo te veproje krimineli, ne moment pa bere as nje te dhjeten e sekondes trupi i tij behet shoshe nga plumbat e policise super profesioniste dhe te pregatitur edhe per situata me te renda. Do zoti ne polici te vine njeres profesionist dhe te pregatitur per t’u perballur me krimin. Politika larg duart nga Policia e Shtetit

  28. deda says:

    do denuar dhe ai maskarai,gjykates Tabaku,qe e nxori te pafajshem heren pare.

  29. Roberta says:

    E mire, tani do futet ne burg te perjetshem dhe do behet motra e te gjitheve. Nga ”trim” me ”borije” perpara qe qesh dikur, nashi do i’a vene borijen mbas, fal po mbajti brek hekuri.

    Vitet u lehtesofshin dhimbjen njerezve qe viktima la pas…

  30. Splinter says:

    Policia Shqiptare eshte policies me e paafte ne bote e mbushur plot me elements kriminale te paafte qe gjithe diten rrine te neper lokale nuk kryejne as stervitjen me te thjeshte pa permendur ngritjen e tyre intelectuale.
    Ore po ku eshte pare ne Policite e vendeve moderne qe Komisari i Policise te dale the te kontrolloje makinat kur ka nen
    Komande rreth 600 police eul vehten ne rrangun enje Polici te thjeshe me graden rreshter.

    Pardoks Shqiptar.

  31. kill 'em all says:

    tani te godasesh shtetin nuk mund te tolerohet por ne shume raste sidomos ne rradhet e policise, shume individe, e marrin postin dhe sillen si te ishin zota te atij vendi. me te vertete ato duhet te garantojne zbatimin e ligjit por shume syresh sillen si te ishin ne haremin e vet ku te gjithe jane te detyruar te bejne sic duan ata ose me nje sjellje rrugacerore psh ti e pyet pse me ndalove ai thote: mdo kari. dil jashte makine se te qi robt etj. 99 % te njerezve qe ndodhen ne keto raste durojne dhe ecin perpara te poshteruar ndersa 1% jane “torollaket” qe gabojne me shume se ato duke i vrare etj dhe historia vazhdon dhe perseritet prape. shteti se pranon dot qe perfaqesuesit e tij gabojne dhe inskenon situata qe gjithmone fajin e ka qytetari. ok veprimi i tij, vrasja, nuk tolerohet por eshte e rendesishme se cfare e shtyu ate te marre kete veprim kapital??????

  32. loshi says:

    Me gjithe keqardhjen per ke te hubje te kote jete po policet tane jane akoma shume mbrapa ne krahasim me vendet e BE, ku policia qellon menjehere nqs ke arme ne dore dhe jane te pajisur me jelek antiplumb kur fillojne sherbimin.Ky alabak ka qene me arme ne dore dhe shefi e pyet se kush je hajde polici hajde.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje