Lideri taliban i shkruan Malalës: Na fal që deshëm të të vrisnim, por ke thënë gjëra të këqija për ne

17 Korrik 2013, 19:15Politika TEMA
Lideri taliban i shkruan Malalës: Na fal që deshëm të

Një lider taliban i ka shkruar një letër nxënëses nga Pakistani, që u qëllua në kokë pse mbronte të drejtën e femrave për shkollim.

Në letër, ai kërkon falje, por edhe mbron veprimin e talibanëve.

Malala Jusufzai u qëllua ndërsa ishte në autobusin e shkollës.

16 vjeçarja mori plagë në kokë dhe qafë.

Në letrën e Adnan Rasheed, lideri i organizatës Tehreek-e-Taliban, justifikohet përpjekja për vrasjen e saj.

Në fillim të letrës, Rasheed kërkon falje dhe thotë se flet me emocione vëllazërore, për shkak se të dy vijnë nga i njëjti klan.

“Kur ti u sulmove, kjo ishte shokuese për mua. Do të doja që kjo të mos ndodhte kurrë,” shkruan ai.

Por menjëherë toni ndryshon.

Në letër ai shkruan se Malala duhej të heshte sepse po drejtonte një fushatë dashakeqe ndaj përpjekjeve të tyre për të vendosur një sistem islamik në luginën e Suatit. Ai shton se shkrimet e saj ishin provokative.

“Ka mijëra vajza që shkojnë në shkollë në luginën Suat. Por a mund të shpjegosh se përse ti ishe në listën e vrasjes?

Ti dhe OKB po pretendoni se u qëllove për shkak të shkollimit, por kjo nuk është arsyeja. Të jem i ndershëm, arsyeja ishte propaganda”.

Në letër thuhet se gjithçka është organizuar nga hebrenjtë dhe masonët. Lideri taliban thotë se presidenti amerikan është një vrasës masiv, ndërsa programi i vaksinimit kundër poliomielitit është në fakt një program sterilizimi.

Letra mbyllet duke i thënë Malalës se ajo duhet të kthehet në shtëpi, të adoptojë kulturën islamike dhe të shkojë në një medrese për femra, pranë shtëpisë së saj.

Javën e shkuar, Malala foli përpara asamblesë së të rinjve të OKB-së, ditën e 16 vjetorit të saj. Ajo do quhet Dita e Malalës.

“Terroristët menduan se do më ndryshonin qëllimin dhe do ndalonin ambiciet e mia. Por plumbat nuk do na bëjnë të heshtim,” tha Malala./ep

13 komente në “Lideri taliban i shkruan Malalës: Na fal që deshëm të të vrisnim, por ke thënë gjëra të këqija për ne”

  1. alban4eva says:

    ehh keta kete pune kane. mjaft te shifni surratin e qelbur te islamikut me mjekerr.. ashtu sic ka ai surratin ashtu eshte edhe ceshtja qe ai mbron..!!

    1. gjergji says:

      bravo alban.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Na fal qe deshem te vrisnim, por rri ne shtepi se rradhes tjeter s’do kerkojm falje..Kerkon falje qerratai, me motive te paramenduara..

  3. Albboston says:

    Keta jane shtazë as me pak as me shume por ama edhe te mundohesh te ndryshosh traditat e zakonet e nje populli nuk eshte e drejte!

  4. bajram says:

    Komenti me i mire per kete do te ishte ” E dashur armike,ke te drejte por duhet te te vras se po meson keq femrat e tjera”.Te mos harrojme luften titanike qe vazhdohet edhe ne Shqiperi per emancipimin e femrave shqiptare dhe se sa e sa femrave shqiptare iu eshte dashur te luftojne me konceptet e patriarkalizmit apo qendrimeve konservatore,e aq me teper kufizimeve ne te drejtat e lirite e tyre nga qendrimi nen petkun fetar.

    1. Disk says:

      Me duket se ti qenke nga grupi i shoqates se Sevim Arbanes? A caheni shpesh me thonj caheni? ?

  5. Dean says:

    Ka lezet,mer lal.Edhe lideri i Talenanve,vjen 1 moment edhe pendohet per ato qe ka bere.
    Vetem ky maloku yn,s’ja rrek fare nga ajo ane.

    1. arsen says:

      Ne fakt ai pendohet 5 here ne dite. Por vetem kur falet. Apo hic?!! Ben sikur falet….
      Sapo ngrihet nga toka, merr automatikun dhe mendon si e si te vrase….Kjo eshte te besosh tek keta mjekroshe qe vrasin ne emer te Zotit

  6. Nexhmedin Kadriu says:

    Mosu tallni pa lidhje:Burrat nenhije lozen kuvedojn pika qe su bije qe nga grat rrojne .

  7. arbeni nga tepelena says:

    cfare majmuni,baton haxhiu thot se keta majmune jane shtuar shum ne kosove si dhe specie te tyre dhe ne shqiperi.

  8. leo says:

    eshte per te ardhur keq, por kjo race ka hedhur renje edhe ne trojet shqiptare,duhet nje revolucion i gjithanshem qe te shkulesh renjet e ketyre talibaneve, dhe nqs nuk behet, mbas 20-30 vjetesh shqiptaret do te kene te njejtat probleme si edhe vendet islamike.

  9. Besart says:

    Turp juve lart qe shkruani keto gjera dhe ngaterroni gjerat nga mos-dija qe keni. Te ishin ne Shqipri te gjithe Malala dhe jo-Sebastian do ishte me mir.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje