Qindra mijëra euro, bile edhe miliona kanë marrë dhe vazhdojnë të “vjelin” avokatët e huaj, në mbrojtje të ish- drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ngritja e akuzave ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së është shndërruar në biznes të leverdishëm për avokatët ndërkombëtarë.
Së fundmi Terree Bowers, avokat amerikan, është angazhuar në mbrojtjen e kryetarit të Skënderajt, Sami Lushtaku, për akuzat e ngritura ndaj këtij të fundit nga prokurori i EULEX-it.
Më herët avokatë ndërkombëtarë kishin angazhuar edhe Fatmir Limaj dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Janë përfolur shifra të ndryshme të parave të kenë marrë avokatët ndërkombëtarë nga këta klientë kosovarë, ndonëse zyrtarisht kjo mbetet marrëveshje re brendshme mes tyre. Ndërkohë që shumë zëra pyesin se prej nga po vijnë këto para të majme për të paguar avokatët ndërkombëtarë.
Të dyshuar se kanë kryer krime lufte në zona të ndryshme operative nëpër Kosovë, ushtarët e dikurshëm tashmë në cilësinë e të akuzuarve nuk bëjnë publike paratë që po i ndajnë për ta paguar mbrojtjen.
Pagesat jo vetëm për opinion janë sekret, tarifat e avokatëve të huaj nuk i di as edhe institucioni i pavarur i avokatëve të Kosovës të cilët licencojnë këta avokatët që vijnë nga jashtë./ZERI
CDO GJE ESHTE BISNES.NESE KETA AVOKATE ARRIJN TE LIROJN TE PAFAJSHEM ISH-USHTARET AHERE JA KA VLEJT CDO CENT. SERBIA HARGJON MILIONA PER LOBIM KUNDER KOSOVES NEPER SHTETET E BOTES EDHE PSE ESHTE NE KRIZE EKONOMIKE.
O Kushtrimi, po ku i gjejnë kaq para (miliona Euro), këta heronjtë e Kosovës, për të paguar avokatët ndërkombëtarë?. Ku u pasuruan kaq shumë këta? Pa thirri një çik mëndjes.
PO kan shitur dhen e dhi, kan mbjellur grur e tersher, miser e grosh deri sa te behen per lemosh…
Pershendetje Profesor.
PARATE I KANE GJETUR ME KRIMINAITET, VRASJE, DHE ME KORRUPSION KETA TE ASHTUQUAJTURIT HERONJTE, PROBLEMI ME I MADHE ESHTE SE KETA KRIMINEL AKOMA SHUME KANE PERKRAHJE NGA INJORANTET DHE IDIOTET QE PER FAT TE KEQ KEMI SHUME.