Holanda: Duhet ende shumë punë për marrjen e statusit

20 Korrik 2013, 18:12Politika TEMA

Ambasadori holandez: 12 prioritetet, detyre madhore e qeverise se re

Nga Muhamed Veliu, TCH

 

Ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Tiranë, Martin De la Beij në një intervistë për Top Channel, pasi ka përgëzuar koalicionin e majtë për fitoren, thotë se fituesit e vërtetë të këtyre zgjedhje janë shqiptarët.

“Tani ajo që merr rëndësi, janë hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren për transferimin e përgjegjësive dhe detyrave tek qeveria e re,” thekson kryediplomati i Holandës.

“Mendoj se qeveria e re ka përpara shumë gjëra për të bërë”, thotë De la Beij, i cili apelon për mos t’i harruar 12 prioritetet e integrimit.

“Ata kanë vendosur si prioritet të tyre gjatë fushatës zgjedhore axhendën europiane të integrimit. Meqenëse ishin zgjedhjet, në këtë drejtim gjatë dy muajve të fundit nuk ka pasur zhvillime që lidhen me këtë aspekt. Tre ligjet tashmë janë pranuar, zgjedhjet gjithashtu ishin një element i rëndësishëm, por është vetëm një element përbërës i axhendës mes BE-së dhe qeverisë së Shqipërisë. Mbeten shumë çështje në këtë axhendë, ato që njihen si 12 pikat të cilat duhen përfunduar. Kjo përbën një detyrë madhore për qeverinë e re. Lipset të mos humbet apo shpërdorohet koha por të vijohet me ato çështje që lidhen me reformat të nevojshme për vendin,” thotë De la Beij.

Ambasadori i Holandës e vë theksin në reformën e forcimin e pavarësisë së institucioneve shtetërore.

“Një prej çështjeve të integrimit që merr një rëndësi të veçantë, e cila më vjen në mëndje tani lidhet me forcimin e pavarësisë së institucioneve shtetërore, gjë e cila përfshin e Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pasi ne e kemi parë politizimin e këtij institucioni gjatë zgjedhjeve të fundit. Të tilla institucione duhet të punojnë në pavarësi të plotë siç ndodh në Holandë dhe jo të favorizojnë njërën apo tjetrën palë. Jo vetëm KQZ por edhe institucionet e tjera si drejtësia duhet të përfshihen në fuqizimin e pavarësisë së tyre. Të tillë elementë duhet të jenë pjesë e reformës e axhendës së qeverisë së re”, tha ambasadori.

I pyetur se cilat janë shanset që Shqipëria ta marrë statusin në dhjetor Martin De la Beij dha këtë përgjigje.

“Unë nuk mund t’ju them se cilat janë shanset. Ne gjithmonë e kemi thënë se 3 ligjet janë një element, zgjedhjet një tjetër element, por 12 prioritetet mbeten të rëndësishme. Kjo është një marrëveshje mes Brukselit dhe Tiranës për të punuar me këtë axhendë. Mbeten shumë gjëra për t’u realizuar. Holanda është duke parë këtë proces në Shqipëri në dy mënyra. Ne duan të sigurohemi se BE, standardet dhe vlerat, të cilat e formojnë atë janë forcuar. Ato vënde që duan t’i bashkohen BE-së përmbushin të tilla kritere që aplikohen në shtetet tashmë anëtare. Pra nga njëra anë shohim BE-në dhe nga ana tjetër Shqipërinë me reformat e duhura në përputhje me standardet e BE-së. Mbetet një boshllëk i madh. Duhet shumë punë nga ana juaj paçka se BE-ja është e gatshme t’ju ndihmojë në arritjen e këtyre objektivave. Nëse do të ketë një vendim pozitiv në dhjetor kjo mbetet në dorë të gjithë ministrave të jashtëm të BE-së për ta vendosur”.

Por ky boshllëk që përmendi ambasadori mund të mbushet nga qeveria e re gjatë muajve të mbetur nga shtatori deri në dhjetor?

“Natyrisht ka mbetur pak kohë pasi qeveria e re do ta marrë detyrën më 9 shtator. Drafti i parë i rekomandimeve për këshillin e Ministrave do të hartohet në tetor. Pra mbetet diçka më shumë se dy muaj për qeverinë e re për të bërë ndryshime. Por të paktën ata të demonstrojnë vullnetin për të vijuar reformat. Nuk do të jetë kohë e mjaftueshme në të ndërtuarin e një ‘track record’ me ndryshime. Ne këtë e dimë. Koha është e shkurtër. Duhet të përcaktohet axhenda në ndërmarrjen e veprimeve konkrete për javët dhe muajt e ardhshëm. Kjo duhet bërë sa më shpejt pas marrjes së detyrës. Mbetet përgjegjësi e Shqipërisë të tregojë se në këtë vend jo vetëm flitet për integrimin por ndërmerren hapa konkretë në zbatimin e reformave të domosdoshme. Gjithçka do të vlerësohet në bazë të hapave të ndërmarrë,” theksoi ambasadori.

11 komente në “Holanda: Duhet ende shumë punë për marrjen e statusit”

  1. PATRIOTI says:

    MENDIMI IM:
    PRIORITETI NR. 1 I QEVERISE SE ARDHSHME =============
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/07/21-janari.html ==========

    1. ARUSHA says:

      bashkohem me ty

      1. Ramy says:

        z ambasador e konsolidon lul suma kete pune …

    2. Latif Dreqi - Forumnist says:

      Zgjidhja e drejte gjyqesore e 21 janarit, do te zgjidhe shume dilema/krime te pazgjidhura ne Shqiperi!

    3. Adriatik says:

      Ne fakt evropianet nuk e thone haptas po kriteri No 1 per te hyre ne Evrope dihet boterisht…e dini dhe ju

      1. Nuk pranohen vende islamike ne Evrope!

      Tani konsideratat bejini vete.

  2. era says:

    zo is goed meneer de ambasadoer.Bedankt dhe vazhdoni akoma te beni presion ne venien e ligjeve ne shqiperi sepse ne te kundert na mori lumi.

  3. arsen says:

    Sdo as men e as kalem.
    Vetem athere kur njerzit te lejne hapur biçikletat ne trotuar.
    Kur te ndergjegjesohen se taksat duhet te paguhen rregullisht, jane detyrim shteteror dhe shoqeror
    Kur te zgjedhin ne qeveri jo ata qe marin leke dhe ata qe japin leke per nje sherbim, por te kundertet e tyre.
    Kur te shohin dike qe shkel rregullat..ta denoncojne ne polici
    Kur te shohin homoseksualet te puthen, tu njohin te drejten qe kane
    Kur te lindin femije te mendojne se me cfare do i rrisin dhe e dukojne
    Ka edhe me shume po le ta fillojme me keto!

  4. albatros says:

    PATJETER SUHET SHUME PUNE, NUK JANE MARTUAR ENDE MARTESAT E HOMOSEKSUALEVE SI NE HOLLANDE, NUK ESHTE MIRATUAR HASHASHI DHE PROSTITUCIONI SI NE HOLLANDE, NUK JANE MBUSHUR RRUGET ME EMIGRANTE AFRIKANE DHE ARABE QE VRASIN DHE PERDHUNOJNE RRUGEVE, NUK ESHTE SHKATERRUAR DHE DEGJENERUAR PLOTESISHT FAMILJA, NUK JANE KTHYER ENDE MESHKUJT SHQIPTAR NE FEMRA NUK ESHTE SHKATERRUAR ENDE TRADITA SHQIPTARE DHE FAMILJA. CE DUAM EVROPEN NE ME KRIZEN EKONOMIKE DHE MORALE? TE NA DEFJENEROJE DHE TE NA GRABIS DHE PAK PASURI QE KEMI

  5. albatros says:

    PATJETER DUHET SHUME PUNE, NUK JANE LEJUAR ENDE MARTESAT E HOMOSEKSUALEVE SI NE HOLLANDE, NUK ESHTE LEJUAR ME LIGJ ENDE HASHASHI DHE PROSTITUCIONI SI NE HOLLANDE, NUK JANE MBUSHUR RRUGET ME EMIGRANTE AFRIKANE DHE ARABE QE VRASIN DHE PERDHUNOJNE RRUGEVE, NUK ESHTE SHKATERRUAR DHE DEGJENERUAR PLOTESISHT FAMILJA, NUK JANE KTHYER ENDE MESHKUJT SHQIPTAR NE FEMRA NUK ESHTE SHKATERRUAR ENDE TRADITA SHQIPTARE DHE FAMILJA. CE DUAM EVROPEN NE ME KRIZEN EKONOMIKE DHE MORALE? TE NA DEFJENEROJE DHE TE NA GRABIS DHE PAK PASURI QE KEMI

    1. ARUSHA says:

      bashkohem me ty

    2. era says:

      O albatros po çfare thua o i marre per ke e ke fjalen per bathoren apo per vendin me demokratik ne bote, e ke per njerezit qe nuk kane buke te hane dhe shkojne ne kafe duke lene femijet pa buke, apo per ata njerez te cilet kane mundesi te rine pa punuar dhe te marin 1500 euro ne muaj por prape shkojne ne pune,apo e ke per ata qe bredhin me makina luksoze dhe jetojne ne kotec pulash, apo per ata qe makina u bene 1000 euro kurse shtepia gjysem milion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje