INTERVISTA/ Mark Frroku: Tani që u bëra deputet, misioni im do jetë bashkimi i kristian-demokratëve

20 Korrik 2013, 19:48Politika TEMA

Bisedoi: Lindita Çela

Është fitimtar e madje jo pak i rëndësishëm në koalicionin e majtë, Aleanca Europiane. Mark Frroku, vëllai i të dyshuarit si autor i vrasjes së komisar Dritan Lamajt, është deputet i Kuvendit të Shqipërisë. I kandiduar nën siglën e Partisë Kristian Demokrate, Frroku ia ka dalë të marrë aq vota sa të sigurojë mandatin për zonën e Pukës. Tashmë, këtë sfidë e quan tw mbyllur, për të hapur në parlament një tjetër, më të rëndësishme. Bashkimin e kristian- demokratëve dhe krijimin e një flote ajrore për shuarjen e zjarreve.

 

Z. Mark, është e vërtetë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka certifikuar zgjedhjet, por ju tashmë jeni deputet. Dalja juaj si deputet, ka qenë surpriza e këtyre zgjedhjeve, ju e prisnit këtë rezultat?

Patjetër që e prisja. Përfshirja jonë në politikë ka nisur me kohë. Për të qenë të vërtetë, fushatën e ka nisur vëlla im, Arben Frooku, por në pamundësi për ta vazhduar ai, e mbarova unë këtë rrugë. Ne kemi mbështetje të madhe në zonë dhe ia arritëm. Me lodhje, por ama ia dolëm.

 

Në fakt përgjatë një muaji që u zhvillua fushata, ndaj jush nuk pasur ndonjë vëmendje, qoftë nga media, ashtu edhe nga politika. Dhe ai pak interes që ishte, ndodhi për shkak të vëllait tuaj, i vënë nën akuzë për vrasjen e një komisari. Kjo gjë ju shqetësoi? Ju bëri pesimist apo shtoi sfidën tuaj në këtë garë elektorale?

Në fakt kjo më bëri më shumë optimist se sa pesimist. Unë jam marrë direkt me zgjedhësit, me zonën dhe i kam lënë pas të gjitha këto.

 

Në fakt, ky skepticizëm, ose ta quajmë mosdashësie, u pa dhe nga aleati juaj. Ju asgjëkund nuk jeni parë përkrah Ramës apo zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste. Gati, gati, dukej se ishte një marrëveshje ku gjithsecili shihte rrugën e tij, për mos me thënë, takohemi në fund të saj, nëse ia dilni. A ishte e tillë marrëveshja me PS-në?

Në fakt gjithsecili ka qenë në punë e tij, dhe me sa kam dëgjuar unë, direktiva e kryetarit të Partisë Socialiste ka qenë e qartë për kandidatët e vet. Kërkoni votën për partinë tuaj dhe aleatët të kërkojnë votën për vetën e tyre, e kjo është mëse normale.

 

Në Pukë, në dijeninë time, elektorati është i djathtë. Pukjanët me kristian- demokratët çfarë i lidh? Aty popullsia është e varfër e normale do ishte të pranonin një program të djathtë, apo një forcë të madhe politike që u premton më shumë. Një popullsi kaq të varfër, si e bindët të votonte për ju?

Pukjanët, në fakt në shumicën dërrmuese i përkasin spektrit kristian. Unë vij nga Puka, aty jam lindur, aty jam rritur dhe asnjëherë nuk i kam shkëputur marrëdhëniet me Pukën. Aty ne kemi investuar, jemi mbledhur me bashkatdhetarët, bashkëpatriotët tanë. Kohët e fundit ne kemi marrë dhe kemi investuar në ekipin e futbollit të këtij qyteti, Tërbunin e Pukës. Ne investojmë në këtë klub, që është i vetmi argëtim për pukjanët. Vij nga një familje punëtorësh dhe ua di hallet shumë mirë pukjanëve. Për këtë besoj se më kanë votuar.

 

Kaq mjaftoi që të siguroni kaq shumë vota sa dhe të dilni deputet? Sepse të thuash që janë popull kristian e votuan për ju, unë nuk besoj se përfaqësoni një parti fetare?

Jo. Ne nuk jemi parti fetare, por jemi parti gjithëpërfshirëse, por dhe si e thashë më parë, pukjanët i njoh shumë mirë ndaj..

 

Po ata si ju njohin ju?

Edhe ata na njohin shumë mirë. Ne kemi mbajtur lidhje me to. Ato njohin shpirtin tonë, punën tonë, njohin njerzillëkun tonë, dhe na besuan, na votuan.

 

Puka është një zonë tmerrësisht e varfër. Cili është premtimi që ju keni bërë në këtë qytet ku, i vetmi argëtim është një skuadër futbolli, që ju sjellë para atyre që e zotërojnë?

Pukës, në përgjithësi Shqipërisë, i lind për të detyrë që të zhvillojë turizmin. Për mua kjo është e vetmja formë dhe mënyrë për t’u zhvilluar ky qytet edhe për të rritur mirëqenien. Turizmi malor, i cili ka filluar me ritme shumë të vogla, por që duhet rritur e zhvilluar. Pastaj duhet të hapen disa vende pune duke tërhequr biznesmenë nga jashtë apo vendas, që të bëjnë ndonjë minifabrikë të drurit, që të punësohet x person sepse edhe pse është qytet me një terren shumë të madh, Puka ka një popullsi shumë të vogël. Pastaj, mund të zhvillojë blegtorinë që i ka të gjitha kushtet. Këto kanë qenë pikat dhe shtyllat kryesore që unë kam bazuar fushatën time e që unë besoj se do të sjellë ndryshimin e qytetit. Pastaj çdo investim, unë e kam thënë para zgjedhjeve, çdo investim që do të merret për Pukën, unë do të bëhem supervizor i tij, në mënyrë që paratë të shkojnë tek qytetarët dhe jo nëpër xhepat e personave të caktuar.

 

Në Pukë, ka pasur pyje masive, së fundmi është bërë masakër e vërtetë. Është ky një shqetësim i juaj personal, qoftë dhe si banor i zonës?

Puka ka qenë një ndër rrethet me pyje më masive në Shqipëri, dhe për këto 22 vjet pyjet e Pukës janë shkatërruar totalisht. Ka filluar të rigjenerohet një pjesë e kjo është shumë e mirë. Është një problem shumë madhor, sepse qeveritë shqiptare nuk kanë pasur asnjë herë mundësitë që t’i shpërbejnë dhe të parandalojnë zjarret që kanë bërë një shkatërrim masiv në pyjet e Pukës dhe gjithë Shqipërisë. Është një fatkeqësi shumë e madhe  që Shqipëria, me një sipërfaqe 28 mijë km katrorë, me një popullsi mbi 4 milion, mos të ketë një avion për shuarjen e zjarreve, apo helikopter, të cilin e marrim me qira nga Mali i Zi, është fatkeqësi. Kjo është një pjesë për të cilën unë do të ngre zërin në parlament. Shqipëria duhet të ketë flotën e vet për shuarjen e zjarreve pasi ne kemi pafund pyje. Krijimi i flotës dhe bashkimi i kristian- demokratëve do të jetë misioni im në parlament.

 

Ju ishit surprizë, por unë besoj se ju jeni gjendur midis dy zjarreve, PD-së dhe PS-së. Në fakt, si ia dolët? Pa media, pa mbështetje të madhe, pa komisioner, i sulmuar dhe nga partia në pushtet?

Në fakt sulmi nga partia që ishte në pushtet ka qenë i madh. Ata kanë menduar se do më bëjnë keq, por e vërteta doli se më bënë mirë. Më kanë bërë reklamë të papame ndaj meje, dhe ndaj familjes sime. Edhe sikur të paguaja shuma të madha, nuk do ia dilja të bëja këtë reklamë.

 

E meqenëse po flasim për para, ka shumë zëra që votat janë të blerë, si asnjë herë tjetër, në këto zgjedhje parlamentare. Një votë ka kushtuar edhe 200 euro. Duke qenë se ju thoni se nuk keni paguar për reklamë, këto para a i keni përdorur për të blerë vota?

Ju e dini se si bëhen fushatat. Fushata kanë forma të ndryshme, duket të kesh njerëz me vete, të cilët duhet të hanë, duhet të pinë, duhet të paguhen. Në fushatë duhet të bësh takime, dhe ata duan para sepse njerëzit duan të pinë një kafe apo dhe gjera të tjera, kur të vijnë të takojnë. Në fushatë duhet të kesh makina, por dhe ato duan karburant, duan servis, kjo është fushata. Sa i përket blerjes së votës, me para në dorë, këtë mundësi e ka pasur partia në pushtet.

 

Por në fakt zërat kanë dalë edhe për partitë që ishin në opozitë…

Unë besoj se shansin e kishin ata që ishin në pushtet. Por unë mendoj se, jo vetëm unë, por çdo parti përballet me këtë fenomen, pastaj është në dorë të kandidatit të zgjedhë rrugën e tij.

 

E ju cilën rrugë keni zgjedhur?

Unë për vete nuk kam blerë votë me para…

 

Tashmë jeni në parlament. Për mendimin tuaj, cilat do të jenë shtyllat kryesore të rimëkëmbjes së vendit? Jeni dakord me taksën progresive?

Unë e thashë, kam jetuar në Amerikë dhe për mua shembulli më i mirë është ai i amerikanëve. Tatimi duhet të jetë mbi fitimin, dhe të jetë njëlloj për të gjithë, si ai që fiton 10 lekë e paguan 2 lekë si ai që, fiton 100 lekë e paguan 20 lekë. Kjo është taksative për mua dhe unë i qëndroj kësaj deri në fund.

 

Por a nuk do ju vë ky qëndrim në kundërshti me Ramën?

Unë në radhë të parë shoh interesat e biznesit në përgjithësi, dhe interesat e  biznesit tim, në veçanti. Dhe për mua taksimi jo progresiv, është mënyra më e mirë për të zhvilluar vendin. Në qoftë se unë do të paguaj më shumë para se sa fitoj, atëherë unë nuk do të merrem kurrë me zgjerimin e biznesit, por do të rri me një biznes të vogël. Nuk është kollaj të mbash në këmbë një biznes, ai ka streset e veta, por nëse ti e takson më shumë sa duhet, atëherë destinohet të mbyllet.

 

Tashmë  që jeni deputet, mbajtja e biznesit është në kundërshtim me ligjin. Çfarë do të bëni me kompanitë tuaja?

Ato që bien në kundërshtim  me ligjin do i shes. Si gjithë të tjerët. Por unë biznesin e kam ngritur pa qenë deputet.

 

E në fakt ky parlament ka një duzinë biznesmenësh, është pozitive kjo?

Për mua nuk ka asgjë negative. Unë po ju them se biznesi është oksigjeni dhe gjaku i zhvillimit.

 

Por qytetarët a duhet të kenë frikë që, një grup biznesmenësh, që për të mbrojtur interesat e tyre, do hartoni dhe keni dakortësi për një mori ligjesh që bien ndesh me të drejtat e qytetarëve?

Unë nuk mendoj kështu. Unë mendoj se populli nga biznesmenët ka të mira, se ata hapin vend pune. Unë nuk mendoj se biznesmenët  janë e keqja e këtij vendi. Unë për veten time do të luftoj që pjesa punëtore dhe administrata e shtetit, të ketë pagë që t’i përgjigjet nevojave dhe familjeve shqiptare, dhe jo të jetë paga e tyre nën kuotën minimale që personi, qoftë dhe ai që punon në administratë, të mos jetë i zoti të mbajë veten dhe familjen.  Kjo ka dhe një pakt shumë pozitiv dhe do të ulë dhe korrupsionin.

 

Korrupsioni e gjeti një zgjidhje. Po me krimin e organizuar si mendoni se duhet të luftohet? Ju keni dhe një histori të hidhur. A do të bëheni pjesë e atij grupi parlamentar për të iniciuar politika më të ashpra për të luftuar krimin e organizuar?

Unë mendoj që si parlamenti duhet të nxjerrë ligjet që përputhen dhe shkojnë në interes të njerëzve. Si në administratë, ashtu dhe njerëzve të thjeshtë u mjafton vetëm një gjë. Të jenë të drejtë dhe krimi i organizuar do t’i ketë ditët shumë të shkurtra. Mendoj se korrupsioni është më vështirë për t’u çrrënjosur.

 

Në programin e partisë suaj, a parashikoni një dënim më të rëndë për krimin e organizuar apo për korrupsionin?

Kohët e fundit parlamenti miratoi një paketë ligjore, të cilëve nuk ke ç’i shton. Por unë jam që për korrupsionin ligjet duhet të jenë shumë më të ashpra, sidomos për administratën e shtetit.

 

Ju thatë pak më parë se reklama e bërë, për shkak të akuzës së ngritur mbi vëllain tuaj, ju solli fitoren. Por kjo qasje që ju keni për korrupsionin vjen pasi gjykoni se vëllai juaj u vu nën akuzë për shkak të korrupsionit të policisë e se akuzat e ngritura ndaj tij, janë rrjedhojë e saj?

Tashmë dihet publikisht. Kanë kaluar, më shumë se katër muaj, dhe vëllai im është i arrestuar. Nuk ka asnjë indicie që e lidh vëllain tim me këtë vrasje. Plus që ne, privatisht i kemi vënë në dispozicion organit të akuzës të gjitha provat që vërtetojnë së vëllai im ka qenë, minimalja 40 minuta, larg vendit të ngjarjes kur ka ndodhur vrasja. Megjithatë ne besojmë tek drejtësia. Im vëlla do të vijë dhe do të përballet me të. Unë dhe familja ime nuk kërkojmë gjë tjetër veç drejtësisë. Tani është shumë më e lehtë për të vënë drejtësi në këtë vend. Tashmë administrata është shumë më e lirë. Kjo është fitorja më e madhe që më gëzon më shumë.

35 komente në “INTERVISTA/ Mark Frroku: Tani që u bëra deputet, misioni im do jetë bashkimi i kristian-demokratëve”

  1. Ben Chicago says:

    Ja edhe 1 kriminel ne koalicionin e “Rilindjes”.Koalicioni i turpit,i krimineleve,i kontrabandisteve,i Enveristeve,i komunisteve dhe hajduteve ordinere,do qeverise vendin!!!

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Ahh mor i shkrete, se kjo PDKSH-ja deri dje e majtes ishte huh ?!?! Por vajti nga fryu era..Ishte gabimi i se majtes qe lejoj keta batakcinj per ca vota te felliqura..Te ngeli truri komunist mor trupeshk..Kur te vdesesh (largqofte) do te bej nje pllake: “Posht komunistat” qe te te bej qefjin…

      1. ARUSHA says:

        jane udhezimet e europes qe kristianet te jene me te majtet se te majtet nuk jane te dhunes ndersa pd ka dhune me te gjithe

    2. Mire mo Beni. Nese jane hajdute aty e ke prokurorine, shko e beji denoncim.

    3. Korab Muja KU-UK (kuksion Unajtid Kingdom) says:

      Eshte Koha per bashkim
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/06/koha-per.html

    4. Ilir Gruda says:

      PO CFARE’ CHICAGO’ je mor minuk(mi i lagur ne wc)…Cili njeri me pak tru qykon votimin e 70% te votuesve..Akoma nuk ju ka dale inati i humbjes se udheheqesit tuaj shpirteror – i vetmi komunist ne Europe? Ju ka tymosur deri ne gene..si ata qe jetojne ne Vicidol ashtu dhe ne chicago…….Nje gje eshte e sigurte ; jemi ne v. 2013 populli te godet!!!!!

  2. juli says:

    ja cfare votojune MALOKET er bejn deputet familjarin e vrasesit,ja kjo eshte ALBANISTANI VERIOR
    ,TURP

    1. Per Jul Myslymin says:

      Ka më malok se ti që vendos epitete të tilla, kush na siguron se s’je ndonjë skraparli a tepelenas çoban bagëtish?

  3. burbuqja says:

    Mos mbetet njeri ne kembe ! ?
    -I bleu votat ,e nje vlere rreth 1,4 miljon euro dhe tani po rreket te beje burrin e shtetit! ? ?

  4. papi hyka says:

    duket optimist per ndonje post ministror

  5. NjeQytetarOptimist says:

    Flet Gadafi per kondrabanxhinj dhe e ka vllain e kriminelit ne kualicjon..Sa shoqeri e semure qe jemi, vllai i ketij do kandidonte per deputet, kryen krimin dhe largohet. Shoqeria jone E SEMURE zgjedh vllain e tij..Po nga e di une ?!?! Po si ka mundesi le kufirin PIKERISHT ate nate dhe rezulton qe distanca nga pika e krimit te udhetosh ne piken e lenies te kufirit i bie e njejta kohe ne dalje..Por nuk habitem se zgjodhen Sali Berishen per kryeminister kur e kishte djegur njehere vendin..

  6. Ndue Shqalshi says:

    Ah mor legen, nuk ke faj ti mor plehre se po te kishte shtet do ishe ne burg familjarisht per gjithe krimet qe ke bere ti edhe ai plehra Vellai yt. Keni shitur femra droge e arme sa nuk rrefehen dot. Vrate edhe Tanin e shkrete po ta dini se ne pidhe te motrave do shkoni, Ptu rrace maxhunash e hajdarash.

  7. tani says:

    ..un do mendoj per bisnesin tim…ky ma ha mendja qe duhet te jete bisnesmen i sukseshem,por un jam i mendimit qe kontributi i tij do te jete me i vyer ne ministrin e rendit,per kontribute te vecanta kundrejt shtetit,ky duhet bere ne mos minister zevendes minister..do te arrijm keshtu te perfaqsojm gjithe demokristianet ne mirqeverisjen e vendit dhe berjen e tij nje vitrine ekspoze e vlerave te cmuara qe ka shoqeria jone..urime frrok

  8. Dardan says:

    Shiko bashkohu edhe me ate partin islamike te kosoves partit fetare duhet ndaluar ne trojet shqiptare.

  9. Skandal says:

    Ky do jete parlamenti i turpit dhe krimit te organizuar. Eshte e pabesueshme se cfare ndodh ne ate vend

  10. Mark Ndou says:

    Po duket mllefi i juaj ndaj dekristain demokrtave, dhe posaqerisht ndaj Mark Frrokut, s’keni faj sepse nga urrjtja e keni, dhe koha e zagarve gjithnje ishte prezent, zagarte kete pune kan, te lehin. Mark Frroku dhe PKDSH-ja do te avancohet dhe do t’i bashkon te gjithe demokristianët, ju jeni te ngelur vetem duke uluritur si zagar.
    Mark Ndou nga Kosova, jam demokristian dhe i di te gjithe problemet atje.

    1. tani says:

      he mo ta lumsha..gjith demokristianet bashk,skane cte na bejne me zagaret se u iku koha.tani nen udheheqjen e iluministit mark,do arrijm te nxjerrim vlerat tona me te vyera..do ta shohin gjithe zagaret sa dime te iluminojme ne..krye mbajtesin e vlerave kristiane e kemi nxjerr ne vitrine..kush eshte qorr nuk do te verbohet nga vezellimi i tij.,.forza demokristianet.

    2. arsen says:

      Mbeturinat turko-otomane kane alergji nga kristianizmi.
      Kane frike nga demokracia.
      Kane frike nga te djethtet.
      kane frike nga kultura, edukimi dhe inteligjenca perendimore.
      CFARE TE KEQE KENI JU MBETURINAT E PERANDORISE, NGA BASHKIMI I DEMOKRISTIANEVE?
      Askush nuk ju ngacmon ne fene tuaj, AMA!!! NE PUNE…NE PUNE DO JU FUSIM!
      PO TE VIDHNI VELLAI-VELLAIN…NE BURG E KENI VENDIN!
      PO TE RRIHNI GRATE, NE BURG DO KALBENI!
      PO NUK JU PELQEU SHQIPERIA….JA! ATY E KENI ERDOGANIN…SHKONI DHE NA LINI REHAT NE VATRAT E TE PAREVE TANE!
      Hallall Mark Ndou!

      1. tani says:

        te lumte pushka or ti se e ke thane bukur.inteligjenca dhe kultura perendimore the..fiks fare:mark frroku dhe nard ndoka..po legena fare keta turkoshaket..jane miop qe sdine te vlersojne e te shikojne sec kane para..

  11. ardjani says:

    Idea e bahkimit te partive kristijan . katolikve, eshte e mire si nje ide me pelqen dhe un jam gati personalishte me e ndihmuarne ne kurbin sepse edhe aty,voten, na e kan coptu njerezit e ish diktatures e te sigurimit arab – kines – grekofon – turke – serb – rus – e ateist.
    por duhet te keni parasysh se bashkimi pa nje forme parlamentare, dmth., nje liri permbrenda partise se vetme kristijane, dhe duke e shperndare “poteren”, duke dhane rotazion me vota te lira permbrenda te vetemes parti; d.m.th partia e vetme duhet te jetoje, te pakten nje here ne pese vjetesh nje rinovim te krereve te partise qe do ta drejtojne, perndryshe ne rast se do te tentoni te beni partina sikur kane ba keta qafirat e vjeter, nuk keni per te pasur kurre bashkim, dhe duke dite se bashkimi ban fuqine, ke fuqi, force nuk keni per ta pas kurre!

  12. ndue bushi says:

    une nuk arrije te kuptoj gjithe keto fyrje qe po behen direkt mbi elektoratin pukjane pasi ata e njohin shume mire familjen frroku dhe e kane vleresuar me voten e tyre per ti perfaqesuar ne parlamentin e ardhshem dhe nuk pajtohem me qendrimet kunder frrokut pasi ato qendrime jane ne thelb qendrime me mentalitet komunist,qe nuk e vleresojne voten e lire popullore

    1. genti says:

      po ikni ju kokrrat e legenave po na del e po na flet per elektoratin pukjan ti..yyy rrace idiote qe u duket vetja e zgjuar e na beni anallogjira..elektorati pukjane,ka mar ca lek se jane ne dite te hallit,nuk dine ckane bere keta frrokrat jashte puke,nuk dine as ca kane vrare e as si i kane bere leket,ca jane mashtruar e ca jane blere e ca jane genjyer dhe i kane dhene ato vota..po vota e tyre nuk arsyeton as plumbin,as drogen ..kane menduar mire qe me politik te lajne mekatet..uroj tu dalin llogarit mire.duhet te dine nje gje :po i shpetuan shtetit te se drejtes,e po su be drejtesi tamam do vene ne pithe te motres se tyre aty ne parlament te dy..do i shpallin pastaj deshmora kombi se kane rene ne krye te detyres si deputet..shume mire,do e kene nganje vend te deshmoret e lireise..dhe emrat e tyre do i lex ne abetaren ku mesohet dija per te cilen ata kane kontribuar aq shume me vitrinen e tyre te ndyre..ne vend te rrini urte e mos tu degjojme as nam e as nishan po na ngrefoseni mire e bukur..uleni cik koken se koka e ngritur gjuhet me lehte o debila

  13. vlonjati says:

    te jesh demokristian nuk ka asgje te keqe, edhe pse eshte nje lloj getizimi sektar qe motivohet nga ekstremizmi fetar,por eshte e drejte e nje komuniteti malesor apo verior te zgjedhin lider apo partine perkatese
    ajo qe personalisht me trondit eshte faksi se ky deputet ka deklaruar qe i dedikon fitoren vellait te tij ne burg te greqise, frrokut qe vrau ish komisarin e policise se shtetit shqiptar Dritanin e ri 41 vjeç

    e kuptoni qe skenari i politikes parlamentare ne shqiperi eshte me papone prostitutash, eshte me kontrabandista droge dhe armesh, eshte me kriminela te paskrupuj, eshte me analfabete unik dhe me njerez te cilet ne kohen e Enver Hoxhes shkonin aty ku e kishin vendin e tyre!!!!!!

    eshte fatale qe politika shqiptare prezantohet nga njerez te nivelit kriminal, shteti duhet te mbroje shtetasit e vet dhe shembujt deri tani jane alarmant
    shqiperia eshte vend ku nevojitet nje revolucion kulturor dhe i menjehershem, kultura kriminale eshte ne inde te shoqerise shqiptare

    ne emer te Dritanit, komisarit te shtetit shqiptar, ne emer te drejtesise dhe te moralit, zoti kryeminister i shqiperise Edi Rama duhet te distancohet nga keta mostra.
    ti tregoje vendin dhe atehere do te kete nje rilindje!!!1

  14. Besniku says:

    Nivel i ulet, deshperimisht i kobshem ky i PS. Me ke ka ngelur pa bere koalicion?

  15. Besimi says:

    Meqese ju ifamshmi qe shkruni kto komente per deputation e ardheshem nuk jeni Asgje tjeter vetem nje llafazan I fal liquor .ku Jo vetem nuk njeh te verteten ,as te ngjarjes dhe as te origins te kandidatit .me babe e me stergjysh te tij nuk mundesh te afrohesh Ketij kandidatit . Oj. Shemtin ti I till dombetesh si qeni ne hane do lehish. Perpiqu e mbaj familjen tane me buk e mos u merr Pune te media . Ti nuk din ku I ke familjen tane e kur te jesh ne rregull, per ato fol per te tjeret kur ke baza. Kaq ore fliesire …

    1. vlonjati says:

      argumentat tuaj jane pa asnje lloj baze te llogjikes dhe te nje analize, me lejoni tju them qe jeni nje analfabet dhe plot komlekse
      une jetoj prej vitesh ne USA dhe nuk mund te replikoje me juve, kjo per faktin shume te qarte, e konsideroj humbje kohe mbasi nuk keni asnje parameter te qytetrimit
      juve jeni frut i fristrimit te nje shoqerie klanore, ne nje vend ku krimi eshte akt ose performanse e dollive , jeni frut i nje injorance e cila manifestohet dukshem ne fjalor, ne gjest, ne kercenim, ne platformen bosh dhe uroj qe niveli medioker i politikes shqiptare te jete ne reduktim sa me te mundshem.
      imazhi qe klanet e politikes i kane dhene vendit eshte nje dem teper i madh,
      une o besim nuk analizova origjinen e deputetit,,as familien e tij,,ato jane pjese e jetes private dhe nuk i takon askujt te merret me baben dhe me gjyshin,,ai mund te jete njeri i nderuar dhe nuk e diskutoj
      por televizionet, shtypi, anemban foli per nje vrasje te nje komisarit te policise se shtetit shqiptar, te republikes se shqiperise,,,e kupton cdo te thote apo nuk do ta pranosh???

      uroj te jete i pafajshem ne kete histori por ne rast se eshte ai krimineli dhe kete nuk jam une qe e mendoj apo e them,,si i behet?

      parlamenti shqiptar ka shume elemente te cilet dosjet i kane dhe ketu ne Amerike, shume prej tyre nuk mund te vijne ne usa dhe kete e dine te gjithe
      je dakort?

  16. ardjani says:

    deri sa, akoma nuk eshte shprehur nje komision drejtesie kuder vllait te vet, nuk mund te themi se eshte fajtor i vrasjes! duhet te shprehet drejtesia vetem atehere dhe vetem atehere vllai i tij mund te quhet vrases.

  17. Iliri says:

    ju lutem o tema,se paku na i mbani larg kesaje faqeje keta shtazet si puna e ketij Besimit. Sa i tmerrshem eshte bere interneti. Mjafton nje kurs analfabetizmi, dhe njeriu behet edhe gjeopolitikan malesh…

    1. vlonjati says:

      ai rrezik malet nuk i njeh fare, do jete produkt e ndonje epruvete te kazinove te tiranes apo nga zonat e getizuara ku njerezit koken e kane me cepa.
      ke te drejte qe shkruan ashtu dhe jam dakort

  18. Besimi says:

    Ilir :epaske Emrin vetem ky emer nuk te perkek Ty.por do te them vetem nje fjalt .tre shkolla te Lara I kam mbarue pa ardhe kjo koha e jote.po te kthen ket pergjigje,je I pa afte ne ku fit e plot te mediokritetit ne kufit e varfllekut plot ne krizen e plot morale personale,dhe familjare. E ke kuptue por ta kan than ne ballafaqim,prandaj bane dhe nje here mire inventorien e ke tyre qe te thashe mete plesa e Limpoproletaresh.merre e perktheje ne fshat se ti nuk e din se je injerant .

    1. genti says:

      ti rrushi ato shkollat e larta besoj te vitrina i ke ba..:)

  19. Drini says:

    Me behet qejfi qe me ne fund doli nje kristian demokrat qe me se fundi fo te beje bashkimin e Markut me Frrokun,Nikollen me Lesin,Froket me Cupet,Market me Markun.Ja me ne fund na doli nje Mark i zoti!

  20. radikalisti says:

    ç’do dite e me shume vertetohet shprehja;-per Shqiperine, dhe shqiptaret eshte koha e maskarenjve. Gazeta “Tema” ju lutem po patet ndonje CV te ketij “politikani”, mund ta botoni ta shohim te gjithe sa e kompletuar eshte.

  21. stiverives says:

    ky eshte nje turp te behet deputet nje kriminel qe skane lene gje pa bere per tu pasuruar,femra droge dhe vrasje,hd te tjeret flasim demokristian tere ata qen,qe lepine koskat e hedhura nga keta kriminele,cfare do qe te behet krimineli demokristoan a mysliman a katolik kriminel eshte si puna e kameleonit ndron ngjyre sipas vendit.

  22. stiverives says:

    me vjen shume keq qe gazetat ju vene rendesi ketyre krimineleve,dhe shkruajne per njeres qe dihen boterisht cilet jane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje