Për kë e ka fjalën Olldashi kur thotë ‘rivalët e mi në këtë garë’?

22 Korrik 2013, 20:12Politika TEMA

Deklarata e kandidatit për postin e kryetarit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, pas votimit, thuajse u zhduk nga mediat.

Disa që e kishin, bënë sikur nuk i lexuan komentet e tij plot pezm.

Në fund të fjalës së Olldashit ishte një falënderim, që dukej një sulm indirekt ndaj atyre që përkrahën Bashën.

“Falenderoj rivalët e mi në këtë garë,” tha Olldashi, kur dihet shumë mirë se ai kishte vetëm një rival në këtë garë, Lulzim Bashën.

A përfshihet tek këta rivalë Sali Berisha?

Kjo nuk dihet, por me shumë gjasë mund të bëhet fjalë për familjen dhe rrethin e ngushtë të Berishës.

Gjuha e ashpër e Olldashit në mbyllje të votimit ishte një sinjal se këto zgjedhje ishin si gjithë zgjedhjet e tjera që ka bërë Sali Berisha.

Lulzim Basha nga ana e tij u shfaq i emocionuar dhe dridhej teksa fliste përpara mediave, pasi hodhi votën.

Nëse ai do jetë lideri i ardhshëm i demokratëve, vula e prekjes së zgjedhjeve do e ndjekë nga pas jo vetëm në Bashki, por edhe në parti./ep

11 komente në “Për kë e ka fjalën Olldashi kur thotë ‘rivalët e mi në këtë garë’?”

  1. Xha Barka says:

    E ka fjalen per Saliun dhe Xenin,e di ti Mero!

      1. Dean says:

        Harrove edhe vete Olldashin.
        Une e kam degjuar vete ke To Channel kur thoshte se birisha nuk mbeshtet as1.Dhe betohej me “lot ne sy”.
        Keshtu,pra,Olladashi nuk ka pse te qurravitet.Duhen TOPE per te qen Burre,tope te cilat Olladashi nuk i ka.

  2. Sokol says:

    Asnjeri dhe as tjetri nuk e çojne PD ne fitore. Vetem një kandidat oponet i humbesit te madh dhe shkaterruesit te PD, pra vetem një ku kundershtare i Berishes, do te mund ta nxjerri PD nga humnera ku ka rene. Perndryshe do te shikoni LSI e se djathtes, FRD te fuqizohet e ti zere vendin PD, ne numera dhe ideologji.

  3. fl says:

    Pa vjedhur vota Lul-petlla nuk fiton dot as ne Parti, jo me Bashki

  4. titi says:

    ne loje ka qene kunder Presidenti, Kryeministri, Drejtoret e tatimeve, doganave, drejtori i CEZ, drejtori i ujsjellsit Tirane dhe thuajse gjithe drejtoret e tjere te rendesishem qe ka vene Xeni…thene ndryshe te gjithe ato qe e nderuan PD ne zgjedhje, tani punuan me fort a thu se kishin kunder PS jo demokratet

  5. Alo says:

    Perse çuditeni, PD-a ka patur dhe disa tip kryetaresh te tjere, si Tritan Shehu e Ed Selami. Ka patur gjithashtu edhe tip kryetar grupi parlamentar, si Bamir Topi e Astrit Patozi.
    Luli e ka mbajtur mire çadren deri tani dhe do te vazhdoje ta mbaje, por do ti bej dhe fresk e ti mbaje uturakun gjyshit Birisha.

  6. bbb says:

    Për kë e ka fjalën Olldashi kur thotë ‘rivalët e mi në këtë garë’?

    Per Salen, Azemin dhe Gramozin

    1. mark says:

      cfa doni ju komunistet se kushe vjene ne krye te pd,por nje gja dihet jo mesues vizatimi ,kriminel,hojdut dhe me perarshje te anterve te byros politike dhe te antareve te persidiumit te kuvendit popullor.PER Lulin shqetesohuni se se nuk keni ndonje intelektual qe te perballet me Lulin sepse:

      1-Eshte I vetmi politikan shqipetar qe ka mbaruar ne perendim
      2-viten 90te ai ishta vec 13-14 vjeq,u rrit me nje kultur tjeter
      3-Ne nje moshe kaq te re ka nje experience qe nuk e ka as nje politikan shqiptar,minister I transporteve dhe puneve publike,minister I jashtem,ministeri mbrenshem,depotet I kv te shqiperi 2 legjislatura,dhe se fundit kryetar I bashkise se tiranes, dhe vazhdone te jete.Ky njeri eshte ai qe do tua tregoje vendin komunistave te partis se punes se shqiperis

  7. media says:

    E ka fjalen per gjithe te vraret te pa zbardhur kush i vrau.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje