Alkantara: Barcelona nuk bëri asgjë për të më mbajtur

26 Korrik 2013, 15:13Sport TEMA

Mesfushori i ri i Bajernit të Mynihut, Tiagao Alkantara, është shprehur se Barcelona nuk ka bërë asnjë përpjekje për ta mbajtur atë në ekip. 21-vjeçari ndërkohë është shprehur se nuk ka kontaktuar me Mançester Junaited, pasi opsioni i parë për të ka qenë pikërisht Bajern Mynih.

“Unë kam dashur të ndihem i vlerësuar. Unë kam dashur të lagohem dhe klubi nuk bëri asgjë për të më bindur që të qëndroj.

Ata e kanë ditur se kam dashur të largohem, por askush nga klubi nuk më kontaktoi për të më bindur që të qëndroj. Për çdo rast, nuk mund të jetoj me të kaluarën, më mirë të shikosh nga e  ardhmja.

Mynihu është i mrekullueshëm, shumë i bukur dhe njerëzit në klub dhe qytet i kanë bërë gjërat më lehtë për mua.

Askush nga Mançester Junaited nuk bisedoi me mua. Bajerni ishte gjithmonë opsioni im i parë. A më kërkoi edhe Real Madridi? Kjo është puna ime. Kam pasur shumë durim gjatë verës, po prisja dhe po prisja dhe më pas erdhi oferta e Bajernit. Por, nuk do t’ia mbyll kurrë dyert Barcelonës, klubi që më dha aq shumë”, ka deklaruar Tiago Alkantara për Rac1./b.l

2 komente në “Alkantara: Barcelona nuk bëri asgjë për të më mbajtur”

  1. koz dynjaja says:

    Po pse nuk thua ti magjup qe ti kishje vendosur urat underground ,bashke me ate koke-karin guardiolen ,me perpara . kujt i shet ti pordhe . mire bere se druvaret e bajernit nuk kane as nje si ty qe ishje me i dobeti i barcelones . ik atje dhe meru ere pordheve te bubacit ,shaqirit .

  2. hasim says:

    A do vish te luash me Kuksin or tej?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje