Presidenti i Bajernit të Mynihut, Uli Hënes, mendon se ekipi bavarez nuk do të ketë rival këtë sezon. Sipas tij, i vetmi rival i Bajernit mund të jetë vetëkënaqësia.
“Dortmund sërish do të jetë rivali jonë kryesor në garën për titullin e ligës. Ata do të vazhdojnë deri në fund dhe ky është roli që u përshtatet atyre më së miri.
Megjithatë, nëse ne relaksohemi, ne rrezikojmë të humbasim. Megjithatë, unë nuk kam frikë se kjo do të ndodhë. Nëse një ekip fiton trofe, tenton të ulet ca dhe të relaksohet. Sfida jonë më e madhe do të jetë të sigurohemi se kjo nuk do ndodhë.
Ka një rrezik të vetëkënaqësisë kur arrin kulmin. Ne nuk duhet të lejojmë që suksesi të na bëjë të arrijnë në vetëkënaqësi. Vetëkënaqësia është rivali jonë më i madh”, ka thënë Hënes për Bild. /b.l