Runit i kanë caktuar edhe numrin e fanellës tek Çelsi

26 Korrik 2013, 12:49Sport TEMA

Mediat britanike vazhdojnë që të këmbëngulin se Uejn Runi do të largohet nga Mançester Junaited për tek Çelsi.

“Daily Star” madje shkruan se tek Çelsi, Runit i caktuar edhe numrin e fanellës që do të mbajë veshur. Sipas kësaj gazete, Runi do të mbajë numrin 23.

Megjithatë, “Guardian” shkruan se Junaited nuk do ta lejojë në asnjë mënyrë largimin e Runit.

Trajneri i Çelsit, Hoze Murinjo, ka thënë se është i qetë dhe po prêt përgjigjien e Junaited, pas ofertës së bërë nga ana e londinezëve./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje