Sulmuesi kolumbian, Radamel Falkao, i ka cilësuar si spekulime lajmet për falsifikimin e ditëlindjes së tij.
“Jam befasuar me lajmet e fundit sa i përket moshës sime dhe njoftimet janë tërësisht qesharake. Dua që t’i mohoj kategorikisht ato njoftime dhe t’i jap fund kësaj çështjeje njëherë e përgjithmonë”, ka shkruar Falcao në Tëitter.
Një television kolumbian pretendoi ditën e djeshme se Falkao ka lindur në vitrin 1984 dhe jo në 1986, siç dihet deri më sot. Sipas televizionit “Noticias Uno”, Falkao është 29 vjeç dhe jo 27./b.l
e kujt po i plas per falkaon . nuk eshte lajm . une shkrova sa per te mos e lene thate .