Martino, zyrtarisht trajneri i ri i Barcelonës

23 Korrik 2013, 13:47Sport TEMA

Xherardo Martino tashmë është zyrtarisht trajneri i ri i Barcelonës. Ka qenë vetë klubi katalanas që e ka konfirmuar këtë gjë me anë të një deklarate për shtyp.

“FC Barcelona ka arritur marrëveshje me Xherardo Martinon për të qenë trajneri i ekipit për dy sezonet e ardhshme”, thuhet në një deklaratë të klubit katalanas.

Në ditët në vijim Martino pritet që të udhëtojë drejt Barcelonës për të nënshkrurar kontratën e tij dy vjeçare dhe për t’u prezantuar me ekipin, ku do të fillojë detyrën e tij në vend të Tito Vilanovës.

Martino, i njohur me nofkën “Tata”, nuk ka drejtuar asnjë ekip më përpara në Europë, ndërkohë që është i njohur si një trajner i suksesshëm në Amerikën Latine./b.l

 

3 komente në “Martino, zyrtarisht trajneri i ri i Barcelonës”

  1. liu says:

    Ky qenka si bubuzhel jeshil katoi…

  2. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Mendimi im;
    Eshte i pa provuar ,si SHALQINI ,por ne se i referohem “ENGLANDIT” ,ai ,thote se per cdo njeri ka nje here te pare .
    Nuk mendoj se TATA i ka te gjtha kontributet per te drejtuar nje ekip si BARCELONA ku veprimi me kete trajner as qe e marr me mend se do t’a ndjeke MENDIMIN.
    Ne se ne kete mesele eshte involvuar dhe MESSI aq me keq per te .
    Po te shikosh 10 TOP EKIPET E MOMENTIT NE BOTE KANE TRAJNERE ADAPT dhe me emer .
    Kam mendimin qe EMRI NUK I VIHET FEMIJES kur eshte 50 VJEC ??!!!
    Megjthate nuk jam orakull ,por le t’ia leme kohes ,por jam i mendimit qe TATA as qe e marr me mend se do te perseris suksesin e VILANOVES ,PAVARESISHT SE EKIPI PER 4 MUAJ ,PREJ JANARIT -MAJ ishte pa trajner .
    Qe ne fazen e pare BARCELONA PERPOS SE KA MARRE NEYMARIN do lere shume pike dhe se tani REALI me ANCELOTIN ,DO BEJE SHKEPUTJE .
    BARCA fut shume uje ne MBROJTJE dhe se mbrojtesit e BARCES I KAP PANIKU edhe nga nje ekip diletant .
    Nga ana tjeter LATINET ,luajne ashper ne AMERIKEN E JUGUT ,por pikerisht kete filozofi nuk ka BARCA .
    N.Q.S.TATES do ti lihet ZINXHIRI I gjate sic ja la PRESIDENCA e REALIT MURINJOS ,do te lindin per mendimin tim probleme qe nuk do te riparohen sepse javet kalojne me shpejtesi .

  3. Alby says:

    ndoshta paragjykoj por kam mendimin se filozofise se barces nuk i duhej nje trajner argjentinas….ardhja e ketij trajneri me duket ne drejtim te kundert me ardhjen e neymarit….do kisha preferuar nje trajner hollandez sesa kete por gjithsesi uroj te jem gabim dhe ky te kete suksese tek Barca

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje