Samer: Tek Bajerni tashmë nuk ka më titullarë të padiskutueshëm

23 Korrik 2013, 13:45Sport TEMA

Drejtori sportiv i Bajernit të Mynihut, Matias Samer, shprehet se këtë vit nuk do të ketë një formacion me titullarë të padiskutueshëm. Sipas tij, çdokush do të luftojë për çdo ndeshje që të fitojë në vend në formacion.

“Ditët e 11-shes titullare kanë mbaruar. Skuadra e madhe e vitit 2012 ishte përgjigje e një viti më parë. Dhe çdokush përfitoi nga ajo.

Trajneri jonë do të dijë të përballet në atë mënyrë që çdokush të fitojë një shans për t’u aktivizuar. Por, nëse ndonjë individ e vendos veten të parin, ai do të përballet me problem, pasi nuk ka më titullarë të padiskutueshëm”, tha Samer.

Me blerjet e Mario Gëtze dhe Tiago Alkantara, beteja më e egër për një vend në formacionin titular, pritet që të bëhet pikërisht në mesin e fushës./b.l

 

 

 

2 komente në “Samer: Tek Bajerni tashmë nuk ka më titullarë të padiskutueshëm”

  1. raimondi says:

    Igli Tare paska vajt me Bayern lol

    1. op-ed says:

      Kruajeni, kruajeni, se te gjithe ekipet qe nuk kane patur nje 11-she fikse, me bythe kane ikur…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje