Reali, 20 milion paund dhe Higuain për Luis Suarez

20 Korrik 2013, 13:24Sport TEMA

Real Madrid duket se i është rikthyer interesimit për sulmuesin e Liverpulit, Luis Suarez.

Sipas mediave britanike, madrilenët janë të gatshëm që të ofrojnë sulmuesin e tyre, Gonzalo Higuain dhe 20 milion paund, për të siguruar shërbimet e sulmuesit uruguajan.

Me këtë shifër, Reali pretendon të plotësojë çmimin e vendosur nga Liverpulit për Luis Suarez, që është 55 milion paund.

Për Suarez ka shfaqur një interest ë fortë edhe Arsenali, që ka bërë një ofertë zyrtare prej 40 milion paund, por që është hedhur poshtë nga ana e drejtuesve të Liverpulit./b.l

1 komente në “Reali, 20 milion paund dhe Higuain për Luis Suarez”

  1. Sherlock Holmes says:

    @TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! – i vertete . DIREKT PRENOST.
    Shpejt nje koment te tipit Skifter kelliçi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje