Kapelo: Me dyshen Mesi-Neimar, Barcelona është e pamposhtur

19 Korrik 2013, 13:43Sport TEMA

Ish- trajneri i Real Madrid, tashmë tek kombëtarja ruse, Fabio Kapelo, mendon se Barcelona është pothuajse e pamposhtur me dyshen e re të sulmit, Mesi-Neimar.

“Neimar është një lojtar i jashtëzakonshëm, me kualitete unike. Ai ka shpejtësi, kualitete teknike, goditje me të dyja këmbët dhe di si të jetë gjithmonë në pozicionin më të mirë.

Mendoj se do të jetë shumë e vështirë të mposhtet Barcelona me Mesin dhe Neimar së bashku, pasi ata kanë gjithë kohën aftësinë për të shënuar gola. Kjo është e rëndësishme” ka thënë Kapelo.

Barcelona e bleu këtë verë Neimar për 57 milion euro, ndërkohë që sulmuesi brazilian do të mbajë numrin 11./b.l

2 komente në “Kapelo: Me dyshen Mesi-Neimar, Barcelona është e pamposhtur”

  1. ari says:

    Dale ta shohim njeher kete neimarin ne spanj qe eshte kampionati i fort se vetem ne brazil ka luajtur

  2. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    MUNGON ,vetem ti CAPELLO qe te mbyllet qarku i BARCELONES .
    Sot VILANOVA ,perkunder gjithe sentimenteve e kuptoi se nuk mund te behej me pengese dhe dha DOREHEQJEN E PAREVOKUESHME .
    VILANOVES i uroj sherim te shpejte dhe perfundimtar ,kurse ty CAPELLO tek BARCELONA ,pac KEMBEN e MBARE !!??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje