Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Edgar Çani, mund të largohet nga Katania vetëm gjashtë muaj pas transferimit të tij tek ekipi siçilian. Çani pati shumë pak hapësira tek Katania gjatë sezonit të kaluar dhe e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe këtë sezon.
Për këtë arsye, ai është duke shqyrtuar me kujdes ofertat në drejtim të tij.
Sipas mediave italiane, për Çanin kanë shfaqur interes disa ekipe nga Seria B, por edhe Ajacio nga Franca dhe Kaizerzlautern nga Gjermania.
Por, orët e fundit në skenë ka dalë edhe Eintraht Frankfurt, që sipas mediave italiane, është më pranë sulmuesit shqiptar./b.l