Rikthimi i Hoze Murinjos tek Çelsi dhe largimi i Aleks Ferguson nga Junaited, kanë bërë që kompanitë e basteve të shohin londinezët si favoritë për fitimin e Premier Ligës këtë sezon. Por, mesfushori i Mançester Sitit, ekipit tjetër pretendent për titullin, Jaja Ture, ka thënë se Murinjo nuk i tremb.
“Unë nuk kam frikë nga ai. Në fakt, mezi pres të luaj kundër tij. Kështu është futbolli. Duhet të keni guxim dhe t’i pranoni të gjitha sfidat që ju dalin përpara”.
Duke shikuar përgatitjet dhe me menaxherin e ri në krye, kam besim se gjërat do të shkojnë më mirë edicionin e ardhshëm. Klubi ka bërë disa blerje të mëdha dhe jam i sigurt se ato do të kenë ndikim pozitiv në skuadër”, ka thënë mesfushori nga Bregu i Fildishtë./b.l