Murinjo ironizon Çelsin për fitimin e Ligës së Europës

17 Korrik 2013, 13:21Sport TEMA

Hoze Murinjo shprehet se Çelsi do të luftojë që të fitojë patjetër Premier Ligën këtë sezon. Portugezi ka ironizuar me faktin që londinezët fituan vjet Ligën e Europës, dhe me këtë rast edhe Rafa Benitezin, duke thënë se ai lufton gjithmonë për trofetë më të rëndësishëm dhe në këtë rast, Ligën e Kampioneve.

“Gjëja më e rëndësishme në futboll është që të jesh ekipi më i mirë në sezon dhe të mundohesh ta fitosh ligën e shtetit. Në rastin tonë, kjo është liga më e rëndësishme në Evropë, kështu që ne duhet të mundohemi të jemi ekipi më i mirë dhe ta fitojmë Premier Ligën.

Unë nuk dua ta fitoj Ligën e Europës. Do të ishte një zhgënjim i madh për mua. Nuk dua që lojtarët e mi të mendojnë se Liga e Europës është synimi ynë.

Liga e Kampionëve është i vetmi kompeticion europian në të cilën ne duhet të luajmë dhe në të cilën ne duhet të japim më të mirën nga vetja”, ka thënë Murinjo./b.l

 

6 komente në “Murinjo ironizon Çelsin për fitimin e Ligës së Europës”

  1. roland says:

    filloi ky nga pordhet! ja qe edhe qelbesirat si ky fitojn trofe!

  2. england says:

    Sa i modh eshte ky njeri,edhe pordhet i ka me shumice(nuk e ka keq komentuesi me lart)Ne fakt ne jete pordhe kane ata qe dine te fitojne.Nuk ka se si te beje pordhe fjala bie David Moyes,qe mjaftohej duke e renditur Evertonin ne gjashteshen e pare,apo trajneri i Totenhemit.

    1. bardhi says:

      Po mire le t’i leshoje pordhet, ne rast se pajtohet me faktin qe jane miliona sportdashes qe e urrejne. E urejne edhe pse eshte profesionist i mire, edhe pse eshte i ri dhe simpatik. Cudi qe me keto cilesi bashkjeton dhe neveria!

      1. Aegita_B says:

        Ne futboll ewhte thuajse e pamundur te mos provokosh ndjenjen e urrejtjes te kundershtaret. Murinjo eshte ambicioz dhe shpesh here arrin objektivat qe fikson, kjo ben qe nje pjese e madhe te jene kundra tij

    2. roland says:

      fillove edhe ti nga pordhet

  3. idris says:

    me te gjithe te mirat dhe te keqijat ky trajner i dha ngjyre futbollit boteror, mos harrojm faktin qe a kishte burre nene qe e bente Interin e mallkuar kampion bote,pra respekt per Murinjon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje