Milani është shumë pranë blerjes së japonezit Keisuke Honda të CSKA Moskës. Mediat italiane shkruajnë se CSKA kërkon 4 milionë euro, ndërkohë që Milani e ka rritur ofertën e vet, nga 1.5 milionë, në 2.5 milionë.
Deçizive duket se do të jetë dëshira e japonezit, i cili ka dalë hapur, duke deklaruar për mediat ruse se kërkon që të luajë për Milanin. Marrëveshja tashmë është fare pranë dhe mendohet se mund të syrtarizohet brenda ditëve të ardhshme.
Ndërkohë, Milani duket se do të sakrifikojë ganezin Kevin Prince Boateng. Për të ka shfaqur interes Gallatasarai, që është gati të paguajë 10 milion euro për transferimin e tij.
Me këto para, Milani do të hidhej në sulm për të blerë nga Fiorentina Adem Ljajiç. Në rast të afrimit të këtij të fundit, Niang do të huazohet në ndonjë ekip tjetër, për të bërë eksperiencë./b.l