Mançester Siti është gati që të shpenzojë 50 milion euro për të afruar në ekip dy sulmues.
Sipas mediave britanike, i preferuari i trajnerit të ri, Manuel Pelegerini, është sulmuesi i Sevijas, Negredo. Për ta lënë të lirë, Sevija kërkon 23 milion euro për sulmuesin 28-vjeçar.
Por, pronarët e Sitit kërkojnë që të blejnë edhe malazezin Stefan Jovetiç. Tashmë ata duket se kanë arritur një marrëveshje me Fiorentinën për ta transferuar malazezin në Angli për 27 milion euro. Por, duhet pritur edhe konfirmimi i sulmuesit, i cili ka shprehur hapur dëshirën për t’u transferuar tek Juventusi dhe për këtë arsye është duke shpresuar deri në momentet e fundit. Por, kjo gjë ka shumë pak gjasa që të ndodhë, duke parë marrëdhëniet e acaruara mes Juventusit dhe Fiorentinës dhe faktit që tashmë Juventusi ka marrë dy sulmues të tjerë, Tevez dhe Lorente.
Ndërkohë, duke u ndalur tek Siti, mediat orët e fundit kanë bërë e dije se anglezët kanë shfaqur interes gjithashtu edhe për suedezin e PSG, Zllatan Ibrahimoviç./b.l