Venger: Këtë vit do të luftojmë për titullin kampion

13 Korrik 2013, 15:21Sport TEMA

Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, pas shumë vitesh zhgënjimesh, mendon se ekipi i tij këtë sezon do të luftojë për të fituar titullin kampion. Ai thotë se ndryshimet e trajnerëve tek ekipet kryesore, mund të japin efekt.

“Askush nuk e di se çfarë efekti do të kenë ndryshimet, por ne shpresojmë të shfrytëzojmë avantazhin e stabilitetit tonë.

Ajo çfarë ka qenë frustruese për mua është se në vitet e fundit ne nuk kemi mundur t’u japim tifozëve tanë atë çfarë ata kanë pritur prej nesh. Por tani ne jemi në pozicion kur duam të garojmë për titull sërish. Sfida jonë është të ngushtojnë diferencën me Mançester Junaited, Sitin dhe Çelsin.

Por, të gjithë dëshirojnë ta fitojnë ligën dhe Anglia është një vend ku më shumë klube se në çdo vend tjetër, mendojnë se mund ta fitojnë titullin.

Shumë liga tani janë bërë si Skocia, ku ishin vetëm Sëlltik dhe Rejnxhërs që luftonin për titullin. Në Spanjë janë vetëm Barcelona ose Real Madridi, në Itali është Juventusi dhe Milani dhe në Francë do të jenë PSG dhe Monako.

Së paku në Angli ne kemi disa klube më shumë, të cilët kanë shans në fillim të sezonit”, ka thënë Venger./b.l

3 komente në “Venger: Këtë vit do të luftojmë për titullin kampion”

  1. Tironci Lugano says:

    Megjith respektin qe kam si njeri ne rradhe te pare te ka ardhur koha te nderrosh ambjent te ikesh.

    1. Argita_B says:

      Arsenal ben pjese ne ato pak ekipe qe zhvillojne futbollin me te bukur ne Evrope, eshte ne top 10 nga ana financiare, dhe eshte nga te paktet klube ne Evrope qe fiton me teper se sa harxhon para, ka mbi 13 vite rrjesht qe luan ligen e kampioneve, pjesen me te madhe te lojtareve i ka formuar vete, dhe kurre nuk ka bere shpenzime marramendese…
      Ne keto kushte lind pyetja, perse duhet te largohet Wenger, pasi te gjitha keto arritje jane aarritur fal punes se palodhur te Wenger ( dhe pse nuk ka qen i vetem, pasi ka nje staf)!!

      1. lumasi says:

        Me arsyetim tend jame ne njemendje plotesisht, e vetemja gje qe eshte e pavend eshte nofka jote, hahaha…
        wenger eshte nje nder tranjeret me te mire ne bote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje