Perez: Kaka do të qendrojë te Reali

13 Korrik 2013, 15:10Sport TEMA

Pavarësisht zërave të merkatos dhe faktit se prej dy vitesh ai është veçse një rezervë luksi, duket se braziliani Kaka do të qendrojë tek Reali edhe sezonin e ardhshëm. Kjo gjë është pohuar nga ana e presidentit të Realit, Florentino Perez, i cili beson se nën drejtimin e Ançelotit, Kaka do të rikthehet në formën e tij më të mirë.

“Kaka është fenomen, por ai u dëmtua në Kupën Botërore të kaluar dhe duhej të kalonte një operacion në gju.

Pastaj erdhi Ozil dhe i zuri vendin në ekip, por ai ende është një prej më të mëdhenjve të kësaj loje. Ai është futbollisti i dytë më i ndjekur në Twitter, pas Kristiano Ronaldos.

Ai është plot sharm dhe i entuziasmon tifozët. Jam optimist se me Ançelotin, i cili e njeh atë shumë mirë, ai mund të bëhet i njëjti Kaka magjik me të cilin ne patëm nënshkruar”, ka thënë Perez.

Me ardhjen e ish-trajnerit të tij në kohën e Milanit, Karlo Ançeloti, mendohet se Kaka do të gjejë më shumë hapësira në formacion, edhe pse për të parë brazilianin në kohërat e tij të arta, ndoshta do të jetë diçka e pamundur, duke qenë se prej dy vitesh ai nuk luan në formacion./b.l

4 komente në “Perez: Kaka do të qendrojë te Reali”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Pervecse se LLADRO ,ky PEREZI me duket jo vetem adoleshent 70 vjecar ,por dhe nje mashtrues ordiner .
    Deri ndje i thurte ditirambe RONALDOS dhe betohej se do ta mbante tek REALI .
    Tani qe RONALDO po i thote HASTA LA VISTA ,po i ben gojore dhe byth lepirje KAKASE ,i cili piken me te dobet ka se nuk eshte rrugac si MURINJO e CO.
    Ik ore PEREZ se zure vendin e MURINJOS NE MEDEIA .IDIOT !!

  2. S says:

    o totila o tifoz ekstremis po booll mor burr se se je ber si saliu ..saliu shan socialistet e ti shan portugezet e realit ..

  3. robin says:

    o totillaq, rrugac je ti se sle gje pa thene per personalitete qe respekton gjysma e botes.turp te vije..

  4. TOTILA NUMBER ONE NUMERO UNO BROIT JEDAN DIREKTON PRENOST . says:

    ROBIN HOOD @ SS.
    Nuk dua qe te komentoj opinionet tuaja ne adrese time , eshte e drejta juaj ,por cka une sugjeroj ,une nuk u detyroj ju qe ti kaperdini te vertetat e mia .
    Ato epitete qe me adresoni mua ,une ua kthej mbrapsht por ne FUQI TE TRETE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje