Runi nuk ndryshon mendje, pranë largimit nga Junaited

12 Korrik 2013, 13:20Sport TEMA

Sulmuesi i Mançester Junaited, Uejn Runi, duket se nuk ka ndryshuar mendje për largimin e tij nga “Old Traford”.

E përditshmja britanike “Daily Star” shkruan se Runi, pavarësisht përpjekjes së trajnerit të ri, Dejvid Mojes, për ta bindur atë të qendrojë, kërkon të largohet nga Junaited.

Runi është i pakënaqur me rolin që ka pasur sezonin që kaloi tek Junaited, pasi ai u la në hije nga Ferguson, që i dha më shumë përparësi holandezit Robin Van Persi.

Runi kërkohet nga Arsenali dhe Çelsi, por mediat britanike bëjnë me dije se sulmuesi i kombëtares britanike është më pranë transferimit tek ekipi i drejtuar nga Hoze Murinjo./b.l

4 komente në “Runi nuk ndryshon mendje, pranë largimit nga Junaited”

  1. nje tip says:

    runi tek celsi? po ata, s’eshte se s’kane sulmuesa te mire. psh, jane lukaku, demba ba, torres(ndoshta s’eshte aq i mire sa ne kohen e liverpulit, po hajd mo). me mire do ishte te ikte te arsenali.

  2. duhet rilindje dhe per ty me duket se te Manchesteri u bere legen stoli,bashkoju rilindjes se Murinjos te chelsea dhe do jesh si dikur ne ditet e tua me te mira.Murinjo eshte si Edi Rama do e shpjeri futbollin anglez perpara e do e nxjeri nga bataku qe e kishte futur dinastia e matufit SALI Ferguson.

    1. Tani says:

      1 koment politik ne artikujt politik = 1 pike
      1 koment politik ne artikujt sportiv = 100 pike
      Ik tashti futi nji paçe-pilaf se e ke mbush normen e politikes.

      1. Tironci Lugano says:

        E ne i got ven lundre…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje