Guarin: Nuk largohem nga Interi

10 Korrik 2013, 18:39Sport TEMA

Mesfushori kolumbian, Fredi Guarin, ka deklaruar se kërkon të qendrojë edhe për këtë sezon tek Interi, pavarësisht kërkesave të ndryshme për të.

“Unë e shoh veten me fanellën e Interit përsëri këtë sezon. Unë gjithmonë e kam parë vetën me Interin.

Që nga momenti kur kam ardhur këtu kam qenë i fokusuar për të dhënë gjithçka për këtë fanellë. Tani nuk është koha për të menduar për ekipe të tjera”, theksoi kolumbiani.

“Për momentin po mendoj vetëm për Interin dhe të bëj një sezon të mirë me bashkëlojtarët e mi”, ka deklaruar Guarin.

Për mesfushorin kolumbian pati shfaqur interes Totenhem, pas lajmit se Interi kishte ndërmend që ta shiste atë. Por, duket se tashmë Guarin është jashtë merkatos, pas kërkesës së kapitenit Havier Zaneti, që kërkoi nga klubi të mos e shesë kolumbianin dhe portierin Samir Handanoviç./b.l

1 komente në “Guarin: Nuk largohem nga Interi”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Nuk eshte lajm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje