Valdet Rama, edhe për një vit tek Valadolid

10 Korrik 2013, 13:05Sport TEMA

Ylli më i ri i kombëtares shqiptare, Valdet Rama, që shënoi një gol të rëndësishëm në ndeshjen me Norvegjinë, do të qendrojë edhe për një vit tek skuadra spanjolle Valadolid.

Lajmin e ka dhënë vetë lojtari nëpërmjet faqes së tij në Twitter, transmeton Sporti1.

“Pres që trajneri të bëjë punë të mirë. Sa i përket konkurrencës, nuk i frikësohem. Por, kur një ekip është në njërën prej ligave më të forta në botë, sigurisht që edhe konkurrenca është e madhe. Megjithatë, unë besoj në punën time, në kualitetin tim. Do të jap maksimumin që të zë vend në ekipin e parë”, ka thënë Rama.

Mesfushori sulmues, që u transferua tek Valadoliv në janar, nuk pati shumë hapësira sezonin e shkuar tek Valadolid, por tashmë beson se është ambientuar me kampionatin spanjoll dhe mund të luajë më shumë. /b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje