Bufon: Italia ende nuk është ne mesin e më të mirave

8 Korrik 2013, 15:10Sport TEMA

Pavarësisht se Italia ka pësuar një ndryshim pozitiv këto vitet e fundit, duke arritur në finalen e Europianit, portieri dhe kapitëni i kombëtares italiane, Xhianluixhi Bufon mendon se Italia ende nuk është në mesin e ekipeve më të forta në botë.

“Italia nuk është në nivelin e me më të mirëve të botës. Ende jo. Ne jemi në një nivel tjetër (më të ulët). Ne jemi një ekip që jemi përmirësuar vazhdimisht gjatë viteve të fundit. Ne shpresojmë ta vazhdojmë këtë proces dhe të jemi në gjendje të arrijmë ku duam.

Për momentin, fokusi jonë nuk është të bëjmë krahasim me ekipet e tjera, por të arrijmë nivelin që duam të jemi për Brazili 2014”, ka thënë Bufon për Fifa.com.

Megjithatë, pavarësisht kësaj, Italia gjithmonë ka befasuar në kompeticionet e rëndësishme dhe atëherë kur është dukur më e dobët, ka arritur madje të shpallet edhe kampione bote, siç ndodhi në vitin 2006./b.l

3 komente në “Bufon: Italia ende nuk është ne mesin e më të mirave”

  1. balzac says:

    Italia akoma eshte nje nocion gjeografik dhe asgje me teper.(per ate grup lexuesish qe njeh historine dhe metaforen)

  2. koz dynjaja .. says:

    balzak ,une njoh si historine dhe metaforen ne menyre ekselente .
    Mund te me spiegosh se ke ekip kombetar ke patur parasysh dhe cilin futboll qe e krahason me AZURRET .
    Azurret kane bere histori ne futboll si asnje ne bote .
    Ata te gjitha trofete i kane marre me gjak dhe djerse .
    Ironikja eshte se jane 2-3 kombetare te tjera qe titujt i kane te dhuruara .
    Italianet si italianet .Shpirti i kombit italian del ne pah ne kompeticione te rendesishme ku ata paraqiten vrases .
    Ne Itali ,balzac ,futbolli eshte industri ,eshte pune ,eshte me shume se gjthcka ,pavaresisht se ti nuk e kupton kete sentence ,por kjo nuk te jap te drejten qe te flasesh jo drejt .
    Italianet dine me mire se kushdo ne bote qe te ndajne proven ,madje dhe gjenerale nga gara e vertete.

    1. balzac says:

      @koz dynjaja
      Ke shume te drejte Azurret kane nje kombetare ne te cilen mund te vesh bast ne cdo kohe dhe ne cdo situate.I kam ndjekur te gjitha kampionatet
      boterore qe nga 1974 dhe asnjehere nuk kane zhgenjyer.Pervec qe jane nje
      komb futbolldashes jane edhe patriote ajo qe i ben edhe te vdesin ne fushen e futbollit.Jane per t’u admiruar s’ka fjale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje