Ronaldo: Tek Monako, vetëm për pushime

6 Korrik 2013, 13:04Sport TEMA

E ardhmja e Kristiano Ronaldos prej javësh ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave, pasi flitet për një rikthim të mundshëm tek Junaited, si dhe për interesimin e ekipeve franceze PSG dhe Monako, që janë gati të paguajnë shifra të çmendura për të. Por, i pyetur nga gazetarët për një kalim të mundshëm tek Monako, portugezi ka bërë shaka, duke thënë se do të shkojë atje, por vetëm për pushime.

“E ardhmja ime është te Real Madridi. Objektivat e mi për sezonin e ardhshëm janë të fitoj La Ligan, Ligën e Kampionëve dhe të kualifikohem në Kupën e Botës me kombëtaren.

Monako? I uroj atyre gjithë të mirat, por nuk kam ndërmend të ndërroj ekip. Monako është klub i mirë, me një pronar të madh, por unë do të shkoj atje vetëm për pushime”, ka deklaruar Ronaldo./b.l

10 komente në “Ronaldo: Tek Monako, vetëm për pushime”

  1. marka gjoka says:

    Ke me fitu t’sames . pa njtash qi ka ardh ku barcelona qaj bothziu ,ke me
    pa me dylbie la-ligen ,kupen e mretit ene qat champions ligen .
    tu prethte ora o ore preme .
    shiqo qat mecken qi po te rrin okoll se qajo per bese ka me ti hanger qato vegla .
    Karaduz tropojet .

  2. S says:

    Kush ma perkthen ca ka komentuar ky anglezi me siper ……se kuptova…

    1. Argita_B says:

      Eshte e paperkthyshme, pranej Enver Hoxha i la maleve, se veçarusha i kupto kta…

  3. Doriii says:

    Hahahah Thot ke t fala ?

  4. Yyyyy.p xhixhi.......... says:

    perkthimi sipas meje i marka gjokes .
    bothziu=byth-zi.
    tu prethte ora= te humte vula.
    o ore preme = njeri qe te mugon personaliteti.
    mecka = i thone ne veri femres se qenit ,thjesht ,buces .
    okoll= qe te rri afer ,te vjen rrotull,verdall.

    sugjerim redaksise se temes :
    Nuk ka pse boton komente ne dialektizem qe me zor kuptohen ,per mua ose t’i censuroje ose tu beje me dije dhe tu thote dhe tu permende nickun ,ketyre komentuesve, ku te sqaroje se :ju lutem mundohuni qe te perdorni nje shqipe mjaftueshem te standartizuar .

    1. Horri i Bulevardit says:

      Dialektet jane nje pasuri qe duhen ruajtur dhe perdorur per te mos u zhdukur.
      Eshte tjeter gje te shikosh ne nje shkrim zyrtar ku detyrimisht gramatika eshte gjuhe zyrtare dhe tjeter gje kur lexon nje dialekt qe eshte pjese e jona si popull.
      Panvaresisht se a jam dakort apo sjam dakort me Marka Gjoken, gjuha dialektike qe ai perdor, eshte jo vetem e pranueshme, por dhe nje pasuri e jona, qe jep rendesine dhe kulturen e cdo krahine.
      Prandaj do tju thoja mos e paragjykoni si shkrim se nga ana dialektike shkrimi eshte shume i bukur, se disa nuk arrijne ta kuptojne teresisht, kjo eshte ceshtje tjeter.
      Shqipja pa shkodrancen e bukur dhe plot humor, do te ishte e manget, pa laberishten, apo korcarshen, perseri do te ishte e manget, edhe pa dibrancen qe shume here na ben te qeshim, perseri do te ishte e manget si gjuhe.
      Kur dialektet fliten ose shkruhen ne zyrat shteterore apo ne media, atehere duhet nderhyre se ne keto institucione duhet vetem gjuha zyrtare shqipe te flitet dhe shkruhet.

  5. ...TOTILA I VERTETE ,NUMBER ONE ,NUMERO UNE direkton prenost .. says:

    “HORRI” ,edhe une jam 100% dakord me sugjerimin tend .
    Nuk dua qe te komentoj ne kete rast RONALDON ,sepse ai po shijon pushimet me te dashuren ,dhe le te jete kjo dhe per ne nje periudhe relaksimi .
    Dialektizmi ,PER MUA I PERDORUR NGA marka gjoka ,edhe pse nuk duket ne versionin qytetar shkodran ,prape tingellon bukur ,por duhet qe te vendosen ne rregull shenjat e sintaks-morfollogjise .

  6. D says:

    Kam qeshur me lot me komentin e S. Megjithate nuk dua ti heq asnje presje komentit te Horrit.

  7. djalektet keta komentues le ti ruaj dhe ti flasin se eshte pjes e kultures se tyre por jo ti shkruajn se s’kan pik kuptimi dhe humbasin vleren.mos e degjeneroni gjuhen e shkruar shqipe me gabelizma.Hori dhe ti Totila boll na cat Manxharin(dialekt)me komentet “dashamirese”per malokerin e pa gdhendur.

  8. england says:

    Thuaji dy fjale per shkrimin o Totila,e lere Marka Gjoken ne punen e tij!Ke gjithe keto muaj qe merresh me transferimin e Ronaldos,dhe ke bere predikeimet e tipit se gjoja Ronaldo do i shkoje mbrapa Mourinjos,se qeni nuk rri dot pa te zotin,e lloj lloj c’mendurirash,cfare nuk ke thene e sajuar keto kohe,dhe kur vjen momenti qe te besh nje mea culpa,dhe te terheqesh mbrapa c’do trillim qe ke bere,fillon dhe perkrah Horrin per dialektiken Shqiptare,kjo eshte nje nga mangesite qe kemi si popull,nuk dime ta perdorim fjalen me fal,edhe kur e kuptojme se e kemi bere balte.Persa I perket Horrit ai eshte ne rregull doli i fituar ne kete edicion qe lame pas,dhe mund te diskutoje cdo gje,pasi nuk I ka rene ne hak askerkujt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje